AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pse Kupidi, engjelli i dashurise, portretizohet si i verber?

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Pse Kupidi, engjelli i dashurise, portretizohet si i verber? Empty
MesazhTitulli: Pse Kupidi, engjelli i dashurise, portretizohet si i verber?   Pse Kupidi, engjelli i dashurise, portretizohet si i verber? Icon_minitimeSun Jan 20, 2008 6:01 pm

Pse Kupidi, engjelli i dashurise, portretizohet si i verber

Duke filluar nga lidhja midis nje burri te qete dhe nje gruaje energjike, e deri tek ata qe jo vetem nuk ngjajne, por as nuk mendojne njesoj, bota eshte e mbushur me çifte, qe duken sikur nuk shkojne me njeri-tjetrin. Ne fakt, shpesh pyesim veten se si shpjegohet qe A u lidh me B dhe jo me C. pelqejne shume njerez, po ashtu ne pelqejme shume te tjere, por diçka na çon drejt zgjedhjes finale dhe personit te preferuar. “Zgjedhja” e nje partneri nuk varet vetem nga nje faktor, por nga nje numer faktoresh, te cilet, ne menyre te ndergjegjshme ose jo, influencohen nga memoria e personit, eksperiencat, veçorite e personalitetit, si dhe ngjarje te ndryshme. Sigurisht, kjo nuk eshte gjithmone ajo çka duam te degjojme, pasi akoma jemi te varur nga nocioni i dashurise romantike, e cila ndodh rastesisht dhe krejt pa e kuptuar. Megjithate, edhe pse i pranuar nga shume prej nesh, ky nocion bie ndesh me ate çka psikologet kohet e fundit pohojne: Te jesh ne dijeni rreth faktoreve qe na çojne drejt zgjedhjes se partnerit, nuk e pakeson misterin e renies ne dashuri, por perkundrazi, mund te na ndihmoje per te bere zgjedhje te zgjuara, ose te pakten te kuptojme se pse vazhdojme te bejme zgjedhje te gabuara. Ja pse edhe Kupidi, engjelli i dashurise, eshte i portretizuar si i verber, kapriçoz dhe ngandonjehere i keq. Alegoria e Kupidit shpreh dukshem idene qe ne nuk e zgjedhim partnerin, duke u bazuar tek botekuptimi yne, por ne marreveshje me nje logjike, e cila nuk e merr fare parasysh lumturine e dy paleve. Nje grup vajzash pyetjes rreth zgjedhjes se partnerit te gabuar, perfshijne ne pergjigjet e tyre nje galeri meshkujsh deshtake dhe manipulues. Shume prej tyre dukeshin te predispozuara per te bere te njejtat gabime, sikur te ishin te programuara per kete. Ja pse, ndonjehere ne mund te mendojme se po kerkojme dashurine, por ne fakt ekzistojne mekanizma te tjere mbrapa zgjedhjes sone, siç eshte nevoja per diçka te jetuar, diçka te re, diçka ndeshkuese, sepse ne meritojme te ndeshkohemi, ose diçka te sigurt, pasi i frikesohemi deshtimit.

Kur ndihesh i/e kompletuar

Psikologet me “pershtatje te pandergjegjshme” nenkuptojne ndjesine e kompletimit qe ndihet kur je i lidhur me dike. Sipas psikologeve “Te gjithe ne mbartim ne vetvete nje “dosje” psikologjike, e cila permban detaje rreth eksperiencave tona dhe gjurmeve qe ato kane lene” dhe eshte pikerisht kjo ajo qe na çon drejt asaj/atij qe zgjedhim per partner. Per me teper, kjo “dosje” shpesh eshte e mbushur me frikera te padeklaruara dhe pasiguri, te cilat fatkeqesisht na çojne drejt gabimeve. Ndoshta perkufizimi i sakte i dashurise dhe i renies ne dashuri nuk do te gjendet ndonjehere. Ky proces mund te mbetet gjithmone nje mister, pazgjidhshmeria e te cilit do te kenaqte te gjithe romantiket. Por e rendesishme eshte qe çdo gje te jete zgjedhja jone, pa u ngutur apo ndikuar nga situata te ndryshme qe me vone mund te na bejne te ndjejme shenja pendese. Fundja, procesi i renies ne dashuri na jep shpesh te drejten per te justifikuar çdo zgjedhje, qofte dhe e gabuar ne dukje. Çfare ndodh me pas, mbetet per t’u provuar. Askush nuk mund ta dije çfare do te ndodhe neser.

Renia e aktivitetit seksual

Te gjitha aktivitetet jetesore kane ndikimin e tyre te padiskutuar mbi njera-tjetren. Shqetesimet qe jane pjese e marredhenies tuaj ndikojne shume edhe ne deshiren tuaj per seks. Kjo eshte e vertete sidomos per femrat, te cilat nese nuk jane te lumtura ne marredhenien qe kane, priren te mos kene jete te kenaqshme edhe ne krevat. Nuk mund te mos permendet ndikimi qe ka faktori stres ne aktivitetin seksual. Edhe ne kete aspekt femrat jane ato qe ndikohen dhe vuajne pasojat e stresit. Nese individi vuan nga nje prej ketyre gjendjeve mund te kete ulje te deshires seksuale te perkohshme apo per nje periudhe te gjate, varet nga sasia e ankthit dhe stresit qe ai apo ajo ka. Varesia mjekesore ose psiko-aktive e ilaçeve, natyrisht qe shmang ndikimin e ketyre faktoreve, por ndikimi i efekteve anesore te ketyre mjekimeve ben qe zakonisht interesi seksual te ulet. Keshtu renia e aktivitetit seksual behet nje problem per marredhenien ne çift.

Ndikimi i stresit ne marredhenie

Aftesia e njeriut ne lidhje me seksin lidhet me psikologjine e tij dhe keto nderhyrje nuk jane absolutisht pozitive, pasi mund te kene efekte anesore. Keshtu fillimisht ajo qe ka rendesi eshte qe mashkulli t’i shmanget frikes se tij ne aspektin seksual kur kerkon rezistencen, kurse ne rastin qe atij i eshte larguar deshira per seks, atehere shkak kryesor jane streset e perditshmerise. Per kete eshte e keshillueshme te kerkohet qetesia si dhe ndihma e partneres, e cila mund t’iu ndihmoje per te dale nga kjo situate. Ne rast se kjo gjendje vazhdon, atehere duhet qe t’i drejtohet mjekut specialist. Tek rezistenca seksuale e mashkullit perveç psikologjise se mire ekzistojne edhe nje fare metodash te tjera. Alkooli dhe duhani, sipas seksologeve e ndihmojne mashkullin momentalisht ne seks, por nga ana tjeter konsumimi i tyre kronik i shkakton atij probleme shendetesore, por edhe i “vret” atij aftesine seksuale.

Nevoja per te qendruar vetem

Mashkulli ka nevoje te qendroje pak larg partneres. Ai e ka te nevojshme te largohet per pak ore apo minuta nga rutina e perditshme. Per kete ai del per vrap, per nje loje me bilardo apo per palester. Ne vend te vrapit mund te jete dhe palestra apo bilardoja. Ne fakt nuk eshte se krejt papritur ai ndergjegjesohet per barkun qe po i kercen mbi rripin pantallonave apo eshte ndonje i apasionuar i madh pas bilardos, madje mund te jete dhe dobet ne ate loje, por ai del per t’u larguar nga partnerja qe ankohet pa pushim dhe nga femijet qe bertasin. Sa here lene shtepine per nje justifikim te tille, qe nuk parashikon mundesine per t’iu marre me vete, me shume mundesi e bejne per t’u larguar. Realisht duhet ca kohe qe ata te vleresojne partneren pertej aneve seksuale. Por sa me shume piqen, aq me shume iu duan, sepse mesojne te vleresojne permasat intelektuale dhe shpirterore te partneres, qe ne fillim nuk i vene rendesi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
unknown
AneTaR HeRo
unknown


Female
Numri i postimeve : 242
Registration date : 27/11/2007

Pse Kupidi, engjelli i dashurise, portretizohet si i verber? Empty
MesazhTitulli: Re: Pse Kupidi, engjelli i dashurise, portretizohet si i verber?   Pse Kupidi, engjelli i dashurise, portretizohet si i verber? Icon_minitimeSun Jan 20, 2008 6:15 pm

sepse ne dashuri nuk ka llogjike eshte dashuri, pasaj Kupid eshte i verber Hahaha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pse Kupidi, engjelli i dashurise, portretizohet si i verber?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Si te Njohesh veten ne Dashuri - Numerologjia e Dashurise
» Semundja e Dashurise
» 15 genjeshtrat me te shpeshta te dashurise [sexit]

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: TEMA SHOQERORE :: DaShuRi DhE PasiOn-
Kërce tek: