ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Lajme Nga Vendi

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Lajme Nga Vendi   Sat Sep 01, 2007 12:29 am

Dorezohet polici ,plagosi fqinjen per djalin
SHKODĖR
Punonjėsi i komisariatittė Shkodrės, qė njė ditė mė parė plagosi me armė zjarri njė bashkėfshatarin e tij, pas njė grindjeje pėr motive banale, u dorėzua ditėn e djeshme tek kolegėt e tij, tė cilėt e kishin shpallur nė kėrkim.
Policia njoftoi se Sokol Selimi, me banim nė fshatin Grizhė tė komunės
Gruemirė, nė rrethin e Malėsisė sė Madhe, plagosi njė ditė mė parė me armė zjarri bashkėfshatarin e tij, Nikoll Thepi. Zėdhėnėsja e policisė sė Shkodrės, Genta Maēi, bėri tė ditur dhe motivet e kėsaj ngjarjeje, qė lidhen me njė grindje mes tė plagosurit dhe djalit tė policit. Nga veprimet hetimore rezulton se i dėmtuari Nikoll Thepi ka rrahur djalin e Sokol Selimit dhe, pėr kėtė, ky i fundit ka bėrė ankimim pranė Gjykatės sė Rrethit tėShkodrės.
Mė pas palėt janė takuar dhe nė debat e sipėr, polici Sokol Selimi ka qėlluar me armėn e tij tė punės, tip pistoletė TT, bashkėfshatarin Nikoll Thepi, duke e plagosur atė. Mėsohet se materialet nė ngarkim tė policit Selimi do t’i kalojnė Prokurorisė sė Rrethit tė Shkodrėspėrveprenpenale “vrasje,e mbetur nė tentativė”.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Wed Sep 26, 2007 4:59 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Nga Vendi   Wed Sep 19, 2007 3:04 am

20:00/18.09.07 - Nenshkruhet Marreveshja per lehtesimin e vizave midis Shqiperise dhe BE


Eshte nenshkruar Marreveshja per lehtesimin e vizave ne vendet e BE te qytetareve shqiptare. Marreveshja permban rregullat e meposhtme:

Konteksti politik dhe ligjor

Ēėshtja e vendosjes sė njė dialogu me BE-nė lidhur me problemin e vizave ishte njė nga pikat e konkluzioneve tė Samitit tė Selanikut mė 21 qershor 2003, ēėshtje, e cila pėr njė kohė tė gjatė mbeti e patrajtuar nga Bashkimi Europian; kjo pėr shkak kryesisht tė hezitimit tė madh nga vendet anėtare tė bėrjes sė njė hapi tė tillė.
Pas shumė pėrpjekjesh diplomatike nga pala jonė nė nivele teknike dhe ato mė tė larta politike, falė njė veprimi tė mirėorganizuar nė bashkėpunim me vendet e tjera tė rajonit, por dhe angazhimit personal shumė tė rėndėsishėm tė Zv.Presidentit tė Komisionit, Frattini dhe Komisionerit pėr Zgjerimin, Rehn, u arrit sensibilizimi i duhur dhe u bė kėshtu e mundur qė nė nėntor 2006 Kėshilli tė autorizojė Komisionin pėr fillimin e negociatave me Shqipėrinė pėr njė Marrėveshje tė Lehtėsimit tė Vizave.
Bisedimet zyrtare u hapėn nė 13 dhjetor 2006, dhe vazhduan me dy raunde tė tjera zyrtare dhe me disa takime informale teknike, pėr tė pėrfunduar nė parafimin teknik tė Marrėveshjes nė 10 prill 2007 nė Bruksel. Ceremonia zyrtare e parafimit u krye nė Zagreb mė 12 prill 2007 dhe u siglua pėr palėn tonė nga Ministri i Brendshėm, z. Bujar Nishani, ndėrsa nga Komisioni nga Zv.Presidenti pėrgjegjės pėr ēėshtjet e Brendshme dhe Drejtėsisė, z. Frattini.
Marrėveshjet e lehtėsimit tė vizave pėr BE-nė paraqesin njė risi ligjore dhe janė njė instrument i ri nė kuadėr tė politikės europiane tė vizave afat-shkurtra: kjo bazė ligjore gjendet nė programin e Hagės, i cili pėrbėn kuadrin e pėrbashkėt tė vendeve anėtare nė fushėn e sigurisė. Lidhur me vizat nė kėtė program theksohet se: “BE synon tė realizojė njė “global approach” pėr politikėn e vizave ndaj shtetasve tė vendeve tė treta”. Pėr herė tė parė ky instrument u pėrdor nga Komisioni me Rusinė dhe Ukrainėn, me tė cilat janė nėnshkruar tashmė marrėveshjet e Lehtėsimit tė Vizave dhe ato tė Ripranimit.

Pėrmbajtja e Marrėveshjes



-Nė parim, pėr tė gjitha aplikimet pėr vizė vendimi pėr dhėnie ose jo do tė merret brenda 10 ditėve, nė rast se ka nevojė pėr sqarime tė mėtejshme kjo periudhė mund tė zgjatet nė 30 ditė. Nė raste urgjente kjo periudhė mund tė ulet nė 3 ose mė pak ditė;
-Tarifa pėr vizė do tė jetė 35 euro pėr qytetarėt shqiptarė (viza me nje ose disa hyrje). Disa kategori qytetarėsh do tė pėrfitojnė viza falas: familjarėt e afėrt, zyrtarė qė marrin pjesė nė mbledhje zyrtare, studentė, persona me aftėsi tė kufizuar, gazetarė, pėrfaqėsues tė komuniteteve fetare, profesionistė, punonjės tė trenave, pensionistė, fźmijė nėn 6 vjeē, raste humanitare, shoferė tė kamionave TIR dhe shėrbimeve tė transportit tė pasagjerėve, persona qė marrin pjesė nė programe shkembimi shkencore, kulturore apo arsimore, si dhe nė evenimente sportive dhe kulturore, persona ish-tė pėrndjekur gjatė regjimit komunist;
-Dokumentet qė duhen paraqitur pėr tė justifikuar marrjen e vizės dhe qėllimin e udhėtimit do tė thjeshtohen pėr kategoritė e mėposhtme: familjarė tė afėrt, biznesmenė, anėtarė tė delegacioneve zyrtare, studentė, persona qė marrin pjesė nė evenimente sportive dhe kulturore, gazetarė, persona qe vizitojnė vende varrimi ushtarake apo civile, profesionistė, shoferė tė kamionave TIR dhe shėrbimeve tė transportit tė pasagjerėve, persona qė duan tė udhėtojnė pėr arsye tė mjekimit jashtė, turistė nė udhėtime tė organizuara, persona ish-tė pėrndjekur gjatė regjimit komunist. Pėr kėto kategori qytetarėsh vetėm dokumentet qė janė tė listuara nė marrėveshje do tė jenė tė mjaftueshme pėr t’u paraqitur pėr marrjen e vizės. Asnjė justifikim tjetėr, ftesė apo dokument nuk do tė kėrkohet pėr lėshimin e vizės, megjithėse ai mund tė jetė nė legjislacionin e vendeve anėtare;
-Pėr lėshimin e vizave me shumė hyrje do tė ketė lehtėsira pėr kėto kategori qytetarėsh: (a) pėr anėtarėt e Kėshillit tė Ministrave, Parlamentit, Gjykatės Kushtetuese dhe asaj tė Lartė, anėtarėt e pėrhershėm tė delegacioneve zyrtare dhe bashkėshortet e fėmijėt e tyre, tė cilėt vizitojnė qytetarė shqiptarė qė jetojnė nė vendet anėtare - pėr kėta qytetarė vizat do tė jepen me afat 5 vjecar (ose mė pak nė varėsi nga limiti i mandatit tė detyrės apo tė afatit tė rezidencės sė personave qė vizitojnė); (b) pėr persona qė marrin pjesė nė programe zyrtare shkėmbimi shkencore, kulturore, dhe sportive, biznesmenė, pėrfaqėsues tė komuniteteve fetare, pėrfaqesues tė shoqėrisė civile, profesionistė, shoferė profesionistė dhe anėtarė tė ekipit tė trenave, studentė dhe persona qė udhėtojnė pėr arsye mjekimi - nėse kėta qytetarė kanė marrė mė parė njė vizė 1 vjeēare me shumė hyrje dhe kane tė njėjtat arsye pėr tė udhėtuar nė vendet e BE, do t'u lėshohen viza minimumi 2 dhe maksimumi 5 vjeēare;
-Shtetasit shqiptarė tė pajisur me pasaporta diplomatike nuk do tė kenė nevojė pėr vizė;
-Pėr shtetasit shqiptarė tė pajisur me pasaporta shėrbimi do tė vazhdojė aplikimi i marrėveshjeve ekzistuese bilaterale (tė nenshkruara deri nė 1 janar 2007) pėr njė periudhė 5 vjeēare. Nė Deklaratėn bashkėngjitur marrėveshjes parashikohet qė tė ketė njė rivlerėsim tė ēėshtjes sė vizave pėr kėtė kategori pasaportash 4 vjet pas hyrjes nė fuqi tė saj (pėr Maqedoninė kjo periudhė eshte 2 vjet);
-Pas kėrkesės sė palės sonė gjatė negociatave, Komisioni pranoi hartimin e deklaratave shtesė marrėveshjes referuar lehtėsimit tė vizave pėr aplikantė “bona fide” - ata qė prezumohen tė jenė tė besueshėm - si dhe shtrirjes sė kategorisė sė familjarėve tė afėrt dhe pėr vėllezėrit dhe motrat. Eshtė pėr t’u theksuar se deklarata nuk ka fuqi ligjore, por thjesht udhėzuese pėr punonjėsit konsullorė.


Hyrja nė fuqi e Marrėveshjes


Hapat proceduralė tė hyrjes nė fuqi e Marrėveshjes sė Lehtėsimit tė Vizave Shqipėri/BE si dhe afatet kohore janė;
-Miratimi i Marrėveshjes nga Kėshilli i Ēėshtjeve tė Brendshme dhe Drejtėsisė dhe nėnshkrimi i saj nė datė 18.09.2007;
-Kalimi i procedurės sė miratimit nga Parlamenti Europian “assent procedure”. Komisioni i Ēėshtjeve tė Brendshme dhe Drejtėsisė (LIBE) ka caktuar tashmė raporteren e saj pėr kėtė ēėshtje, e cila ėshtė eurodeputetja rumune e grupit tė Liberal-Demokratėve (ALDE), znj. Adina-Joana Valean. Raporti nga Valean do tė paraqitet pėr diskutim para LIBE nė datė 2 tetor, dhe do tė votohet nė 8 tetor, pėr t’u miratuar nė plenare nė fund tė muajit tetor.
-Me mbylljen e kėsaj procedure nga PE, Zyra e Marrėveshjeve pranė Sekretariatit tė Kėshillit do ta pėrcjellė pėr miratim formal (formal adoption) pranė Kėshillit nė formatin e COREPER ku do tė kalojė nė axhendė si pikė pa debat dhe mė pas do tė miratohet nga Kėshilli i Ministrave si pikė A (point A, pikė pa debat, pra qė mund te kalohet nga ēdo format i Kėshillit, psh. ai Transporteve, Arsimit, Financave, etj);
-Nė datė 13 nėntor 2007 parashikohet qė tė paraqitet pranė Misionit Nota Verbale qė njofton mbylljen e procedurave nga BE pėr hyrjen nė fuqi tė Marrėveshjes, dhe nėse edhe pala jonė i ka pėrfunduar procedurat e saj dhe paraqit njė NV ku e njofton Sekretariatin e Kėshillit pėr kėtė, nė bazė tė tekstit tė Marrėveshjes ku thuhet: “kjo marrėveshje hyn nė fuqi ditėn e parė tė muajit tė dytė pas datės nė tė cilėn Palėt njoftojnė njėra-tjetrėn qė procedurat e pėrmendura mė sipėr janė pėrfunduar” - marrėveshja hyn nė fuqi nė datė 1 janar 2008.



Pėrfundime


Nėnshkrimi i Marrėveshjes sė Lehtėsimit tė Vizave ėshtė njė hap i madh pozitiv pėr lehtėsimin e lėvizjes sė qytetarėve shqiptarė drejt vendeve tė BE-sė. Sfidė mbetet zbatimi i marrėveshjes, dhe nga Komisioni, por dhe pėrfaqėsues tė Kėshillit ėshtė shprehur se, nga mbarėvajtja dhe funksionimi i mirė i saj do tė varet dhe hapi tjetėr, ai i liberalizimit.
Nė kėtė aspekt mbetet prioritare puna e mėtejshme e strukturave tona pėr realizimin e hapave konkretė drejt prodhimit tė dokumenteve tė identifikimit me elemente tė lartė sigurie (pasaportat biometrike), hartimi i regjistrit elektronik tė shtetasve, sistemi i adresave, kontrolli i menaxhuar i kufijve.
Kėto arritje do tė prezantohen nė vijimėsi pranė strukturave komunitare nė takimet me tė afėrta (ceremonia e nėnshkrimit tė MLV nė 18 shtator, takimi BE/Ballkani Perėndimor pėr Ēėshtjet e Brendshme dhe Drejtėsisė mė 4-5 tetor, takimi ndėrparlamentar 8-9 tetor, etj).
Ndėrkohė, funksionimi sa mė i mirė i Marrėveshjes sė Lehtėsimit tė Vizave duhet tė ndiqet nga takimet e Komisionit tė Pėrbashkėt tė parashikuar nga Marrėveshja ku dy palėt tė diskutojnė nė mėnyrė periodike lidhur me ecurinė e marrėveshjes, problemet si dhe progresin e vėrejtur.
Mbi kėtė bazė si dhe ecurinė e reformave tė kėrkuara nė vend mund tė kalohet nė hapin e mėtejshėm, atė tė kėrkesės pėr liberalizimin e vizave

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
jerimida
AneTaR HeRo
avatar

Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

MesazhTitulli: Masakroi te moshuaren per 500 leke   Tue Sep 25, 2007 9:04 pm

TIRANĖ- Vrasja mizore me njė gur pas koke e njė 74-vjeēareje, vetėm pėr t'i vjedhur 500 lekė tė reja i ka kushtuar njė jetė nė burg 23- vjeēarit Gėzim Stenaj. Ky ka qenė edhe vendimi pėrfundimtar i togave tė zeza tė Gjykatės sė Tiranės, tė kryesuar nga gjyqtari Fehmi Petku. Sipas vendimit tė tre gjyqtarėve, 23- vjeēari Gėzim Stenaj deklarohet fajtor pėr kryerjen e veprės penale tė "vjedhjes me dhunė, me pasojė vdekjen". Pas dėgjimit tė palėve dhe shqyrtimit tė provave tė sjella nga organi i akuzės rezulton se i pandehuri Gėzim Stenajme banim nė Tiranė, ka kryer me dashje veprėn penale tė "vjedhjes me pasojė vdekjen" e sė moshuarės 74- vjeēare, Sofie Biba. Motivi i kėtij krimi ka qenė grabitja, pasi ajo po ecte me njė ēantė ndėr duar, brenda sė cilės kishte vetėm 500 lekė. 23- vjeēari Stenaj, me njė gur nė dorė e ka qėlluar mbrapa kokės tė moshuarėn dhe mė pas i ka vjedhur ēantėn, duke ikur me vrap nga vendi i ngjarjes. Ai ėshtė arrestuar mė pas nga policia.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
jerimida
AneTaR HeRo
avatar

Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

MesazhTitulli: Shfrytezonte te shoqen si prostitute   Wed Sep 26, 2007 11:19 am

Nje shtetas ne Lushnje kishte kthyer te shoqen ne prostitute per interesa fitimi.17 vjecarja me iniciale A.K shfrytezohej ne Tirane nga bashkeshorti i saj 25 vjec.I cili shiste gruan e tij kundrejt nje pagese 2000 leke.Ngjarja e rende ndodhte ne hotelin"kashari"ne afersi te Spitalit Ushtarak
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
jerimida
AneTaR HeRo
avatar

Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

MesazhTitulli: Nuk e ndihmoi shteti, femija vdes i semure   Wed Sep 26, 2007 1:00 pm

GRAMSH - Nje 13-vjecar nga rrethi i Gramshit ka vdekur dje, pasi nuk arriti te gjente parate e nevojshme per kurimin nga leucemia. Erald Metani me banim ne Galigat te Gramshit vuante prej 3 vitesh nga semundja e rende dhe kryente vazhdimisht transfuzion gjaku. Por kjo procedure nuk mund ta shpetonte nga vdekja. E vetmja zgjidhje ishte kryerja e transplantit te palces ne nje nga klinikat e specializuara perendimore, operacion i cili kushtonte rreth 100 mije euro. Por kerkesat per ndihme drejtuar shtetit, rane ne vesh te shurdher.

Sipas mjekeve 13-vjecari vuante nga patologjia "Lekuze Akute" dhe i nevojitej vazhdimisht transfuzion gjaku, qe te mbijetonte. Per disa kohe ai eshte kuruar ne Tirane, derisa bluzat e bardha e keshilluan Zaim Metanin ta conte djalin ne shtepi. Prej asaj kohe filloi transfuzioni i gjakut cdo tri dite ne spitalin e Gramshit. Largesia nga qyteti dhe gjendja e veshtire ekonomike e kesaj familjeje kane bere qe komuna Pishaj te miratoje nje fond per te perballuar shpenzimet e transportit dhe mjekimeve ne Tirane. Shuma e miratuar nga keshilli i komunes ka qene 30 mije leke te reja, aspak e vogel per buxhetin e pakte te kesaj njesie.

Gjendja e femijes ishte bere gjithnje e me e rende, aq sa kohet e fundit prinderit dhane alarmin se jeta e femijes se tyre ishte ne rrezik. Familja Metani shpenzoi gjithcka kishte, madje vuri ne shitje shtepine per t'i shpetuar jeten djalit. Edhe nje fushate sensibilizuese e bashkemoshatareve te tij per te mbledhur te holla nuk mundi te grumbullonte shumen e kerkuar. Me ne fund i ati i 13-vjecarit Zaim Metani iu drejtua per ndihme qeverise. Por askush nuk beri gje per te shpetuar te miturin.

Erald Metani nuk ka filluar kete vit shkollor, si te gjithe femijet e tjere. Ai prej disa muajsh kishte zene perfundimisht shtratin, duke braktisur edhe bicikleten, shokun e vet me te mire. Sipas prinderve te tij, ditet e fundit ai pyeste se perse nuk mund te shkonte ne shkolle, si gjithe te tjeret, te mesonte, te luante me shoket. Ai iku pa e marre vesh se jeta e tij kushtonte me pak se 100 mije euro.

"Nuk japim fonde se s'ka siguri per rezultatin"

TIRANE - Ministria e Shendetesise, deklaron se eshte njohur me rastin e Erald Metanit por dhe disa te tjereve me te njejten diagnoze, por vlereson se nuk ka dhene fonde te kerkuara kurimi, pasi nuk ka siguri per rezultat ndaj pacientit. Te pyetur dje nga "koha Jone", zyrtare te dikasterit duke refuzuar te citohen me emer, theksuan se operacione te tilla kushtojne dhe se numri i pacienteve qe jane te semure me leucemi eshte i konsiderueshem. Por, dikasteri thote se nuk ka mundur te ofroje ndihmen e saj financiare edhe neper nje shkak tjeter. "Nga vete karakteri i semundjes dhe i operacionit, rezultatet e ketij te fundit jane diskutueshme. Shpenzimet jane rreth 100 mije euro, e megjithate nuk mund te dale askush qe te siguroje se jeta e nje pacienti me leucemi do te shpetohet. Se ai do te mund te shtyje shume vite te jetes se tij si nje njeri tjeter normal". Per zyrtaret ne Ministrine e Shendetesise, jo vetem historia e Eraldit, por edhe e dhjetera femijeve te tjere me leucemi i trondit se tepermi. "Jemi te pafuqishem per t'i shpetuar jo vetem kostoja financiare shume e larte, por edhe nga vete karakteri delikat i semundjes", deklaroi zyrtari i dikasterit, duke shtuar: "Cdo dite ne pavijonin e Hematologjise, por edhe te Pediatrise trajtohen mjaft te semure qe diagnostikohen me kancer ne gjak. Terapite dhe ilacet jane mjaft te kushtueshme, e per fat te keq, jo efikase. Te pakten per nje kohe te gjate". Specialistet e ministrise evidentojne se i semuri me leucemi duhet qe te kryeje transplant te palces se kockes qe te shpetoje, dhe pikerisht ketu nis odisea per kete person dhe familjaret e tij. Fillimisht duhet gjetur palce qe ka perputhshmeri me ate te pacientit. Me pas duhet prenotuar operacioni jashte shtetit, i cili sigurisht kushton shume shtrenjte, dhe me pas ende asgje nuk eshte e sigurt. Sidomos nese semundja ka perparuar. L.Ndoka

LETER BERISHES: "Me ndihmoni si prind!"

Babai i Eraldit, Zaimi, pas nje apeli qe ka bere per te gjithe qytetaret, biznesmenet dhe Ministrine e Shendetesise per t'i dhene nje mundesi djalit per te kryer operacionin e shtrenjte ne Turqi, ne korrik te ketij viti vendosi t'i drejtohet Kryeministrit te vendit per ndihme. Ai i shkroi nje leter Berishes, ku i kerkon ndihme. "Nese si Kryeminister keni shume pune per te bere dhe nuk mund te merreni me hallet e problemet e cdo personi ne kete vend, atehere veconi rastin e djalit tim, kete here, duke qene dhe duke menduar si prind",- thuhej ne letren e tij. "Ju lutem, me ndihmoni sa nuk eshte vone. Djali im ka nevoje per shtetin dhe ne rast se nuk kryhet ai operacion, atehere femija im 13 vjec nuk mund te jetoje me shume se disa muaj". "Edhe sikur te shes shtepine, bagetite dhe gjithcka nuk do t'i bej kurre aq parį",- shprehet babai i 13-vjecarit. Ne letren drejtuar Kryeministrit, Zaimi kerkonte qe te pakten Ministria e Shendetesise, me mundesite e saj, te beje te mundur qe te perballohen shpenzimet e nderhyrjes kirurgjikale ne spitalin turk. Vete familja ishte gati te perballonte shpenzimet e tjera me borxhe.

Komuniteti mblodhi fonde per Eraldin

Familja Metani jeton shume larg qytetit te Gramshit ne fshatin Galigat te komunes Pishaj dhe i eshte dashur te udhetoje per transfuzionin e gjakut ne spitalin e Gramshit. Babai i Eraldit, Zaimi, tregon se e ka derguar femijen ne Tirane per mjekim, ku ka qendruar per disa kohe. Ai i ka bere thirrje ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka, deputetit Elmaz Sherifi, ish-prefektes Mimoza Hasekiu per te bere te mundur qe Eraldi te shkoje jashte vendit per te realizuar transplantin e palces. Njekohesisht nga biznesmene dhe nxenes shkollash filloi nje nisme per mbledhjen e ndihmave per t'i shpetuar jeten 13-vjecarit, te semure nga leucemia, Erald Metani. Nisma e ndermarre nga Edmond Guri u perkrah nga nxenesit e shkolles se fshatit Pishaj dhe te fshatrave perreth. Por keto jane zona teper te varfra. Ndersa interesimi i komunitetit te zones ka qene i madh, ai nuk arriti dot te siguronte shumen e nevojshme per te perballuar semundjen e tmerrshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
jerimida
AneTaR HeRo
avatar

Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

MesazhTitulli: Burri pėrdhunon bashkėshorten nė kasolle   Wed Sep 26, 2007 2:28 pm

Kukes- Mungesa e ambienteve tė shtėpisė pėr tė bėrė jetė normale seksuale ka shtyrė deri nė ēmenduri njė 52-vjeēar nga Kukėsi. Nė mesnatė e ka futur me forcė bashkėshorten e tij tek kasollja e bagėtive. E ka lidhur me litar dhe e ka detyruar me forcė tė kryejė marrėdhėnie seksuale (seks anal) me tė. Pasi ka shfryer epshet shtazarake, Isuf Velia ka zgjidhur qenin e shtėpisė nga zinxhirėt dhe ia ka sulur nėnės sė fėmijėve tė tij. Ulėrimat e viktimės kanė zgjuar nga gjumi fėmijėt, tė cilėt tė shokuar kanė shpejtuar t’i vijnė nė ndihmė sė ėmės. Por, 52-vjeēari nė gjendje tė thellė depresive pohohet tė ketė tentuar tė pėrdhunojė edhe vajzėn e tij 20-vjeēare. Ngjarja e rėndė ka ndodhur nė fshatin Malzi tė rrethit tė Kukėsit. Por, 52-vjeēari nė gjendje tė thellė depresive pohohet tė ketė tentuar tė pėrdhunojė edhe vajzėn e tij 20-vjeēare. Ngjarja e rėndė ka ndodhur nė fshatin Malzi tė rrethit tė Kukėsit. Pas denoncimit tė nėnė e bijė, mėngjesin e djeshėm ėshtė bėrė i mundur arrestimi i autorit tė krimit. Burime nga Drejtoria e Policisė sė kėtij qarku bėjnė me dije, se ngjarja ka marrė shkas, pasi viktima ka kundėrshtuar tė kryejė marrėdhėnie seksuale me burrin e saj jashtė ambienteve tė banesės dhe konkretisht nė ahur. Nga ana tjetėr dyshohet se Isuf Velia mund tė vuajė dhe nga probleme mendore. Uniformat blu po punojnė pėr zbardhjen e plotė tė rrethanave tė kėsaj ngjarje. Isuf Velia akuzohet pėr “kryerje tė marrėdhėnieve seksuale me dhunė”, “kanosje” si dhe pėr “tentativė tė kryerjes sė marrėdhėnieve seksuale me dhunė me tė mitur”.
PĖRDHUNIMI
Varfėria dhe kushtet e kėqija ekonomike nė familje e kanė privuar Isuf Velinė edhe nga jeta e rregullt seksuale. I stresuar nga hallet e ditės dhe i ndier bosh nga momentet e bukura dhe shumė tė natyrshme tė jetės bashkėshortore, ai ėshtė mbėrthyer nga depresioni. Me rritjen e fėmijėve, prej kohėsh ai nuk kishte gjetur qoftė dhe njė moment qė tė rrinte vetėm me tė shoqen e tė bėnte dashuri. Nė orėt e vona tė mbrėmjes tė sė shtunės ai i ka thėnė gruas sė tij qė tė kryenin marrėdhėnie seksuale. Kjo e fundit ka kundėrshtuar duke thėnė se nė banesė ishin fėmijėt dhe se atė natė i kishte ardhur pėr vizitė dhe vajza e madhe qė e kishin tė martuar. I lėnduar tejet nė sedėr, kryefamiljari ėshtė tėrbuar. Nė mesnatė, kur fėmijėt kishin rėnė nė gjumė, ai e merr me pėrdhunė tė shoqen dhe e fut nė kasollen e bagėtive. Me duart si ganxha hekuri e ka lidhur bashkėshorten me litar dhe mė pas e ka pėrdhunuar. Por Isuf Velia nuk ėshtė mjaftuar me kaq. Me duart qė i dridheshin nga nervozizmi, ka shkuar nė oborr ku mbante qenin. Ai e ka zgjidhur kafshėn dhe ia ka sulur tė shoqes. E tmerruar, kjo e fundit ka nisur tė kėrkojė ndihmė. Nė moment kanė dalė nga banesa dy djemtė e ēiftit Velia, pėrkatėsisht 14 e 7 vjeē, vajza e vogėl (20 vjeēe) si dhe vajza e madhe e martuar qė atė natė kishte ardhur pėr vizitė. Fėmijėt kanė mbrojtur nėnėn e tyre. Nė kėto kushte 52-vjeēari i ėshtė vėrsulur vajzės sė tij 20-vjeēare. Ai ka tentuar ta pėrdhunonte edhe atė duke prekur nė vende intime nė mėnyrė agresive. Vajza ka mundur t’i shpėtojė nga duart dhe bashkė me nėnėn, motrėn dhe dy vėllezėrit kanė ikur nėpėr errėsirė duke e kaluar natėn nė mal.
ARRESTIMI
Mėngjesin e djeshėm nėnė e bijė kanė bėrė denoncim nė Komisariatin e Policisė sė Kukėsit. Menjėherė uniformat blu kanė shkuar nė vendngjarje dhe kanė vėnė nė pranga Isuf Velinė. Gjatė marrjes nė pyetje ai nuk ka pranuar tė thotė asnjė fjalė. E ndėrsa bashkėshortja dhe vajza e tij kanė treguar me detaje pėr ngjarjen, 52-vjeēari ka preferuar t’i dėgjojė nė heshtje pa bėrė asnjė reagim nė lidhje me akuzat e bėra ndaj tij pėr “pėrdhunim dhe kanosje pėr jetėn”. Sipas policisė, dyshohet qė kryefamiljari Velia tė mos jetė mirė mendėrisht. Do tė jetė ekspertiza e mjeko-ligjorėve qė do tė zbardhė kėtė dyshim.

Ps:u prish bota jo
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Nga Vendi   Wed Sep 26, 2007 8:38 pm

FMN kėrkon nga KESH-i realizim tė plotė objektivash
26/09/2007 Misioni i FMN-sė gjykon se janė aplikuar mė pak kufizime se nė Plan-Veprim

Ndėrmarrjet e Ujėsjellėsve nuk kanė shlyer akoma borxhet ndaj koorporatės. Ndėrsa FMN ka lėshuar kritika ndaj saj. Objektiva tė parealizuara, tė cilat janė definuar ca mė keq edhe nga thatėsira, qė mbėrtheu vendin gjatė stinės sė verės, janė arsyet qė FMN solli si argumente pėr pėrkeqėsimin e situatės edhe nė KESH. Kėshtu, sipas shefit tė misionit tė FMN-sė nė vendin tonė, Gervin Bell, i cili aktualisht ėshtė duke shqyrtuar mundėsitė dhe objektivat e ardhshme tė qeverisė shqiptare nė lidhje me buxhetin pasues, situata energjetike aktualisht ėshtė e pėrkeqėsuar. Nė kėtė mėnyrė, sipas gjykimit tė fondit, janė bėrė realisht hapa pas nė kėtė fushė, e cila kėrkon nevojėn e rimarrjes sė vetes dhe realizimit tė objektivave tė vendosura pėr kėtė institucion. Megjithatė, sipas tij, kufizimet e ekzekutuara janė mė pak siē ishin planifikuar nė PLAN-Veprimin pėr kėtė institucion.

Gjykimet

“Pavarėsisht nga pėrpjekjet e mirėpritura tė ndėrmarra nga drejtuesit e KESH-it, do tė nevojiten masa tė tjera nė sektorin e energjisė elektrike”, kėshtu ka deklaruar shefi i misionit tė FMN-sė, Bell. Sipas tij, po realizohen objektivat pėr arkėtimet dhe humbjet nė bazė tė Plan-Veprimit tė sektorit tė energjisė, pėrveē arkėtimeve nga ndėrmarrjet e ujėsjellėsve. Ai theksoi, gjatė fjalės sė tij, se nė kėtė kuadėr, FMN mirėpret shlyerjet e borxheve tė para vitit 2007 qė kanė institucionet e sektorit publik ndaj KESH-it.

“Gjithsesi, kufizimet e energjisė elektrike kėtė vit kanė qenė mė tė pakta sesa ishin parashikuar nė Plan-Veprimin. Nisur nga kjo dhe nga ndikimi i pafavorshėm i thatėsirės mbi prodhimin e energjisė elektrike, do tė nevojiten masa tė tjera tė rėndėsishme pėr tė mbrojtur buxhetin e vitit 2007”, theksoi shefi i misionit tė FMN-sė. Kėtu ai pėrfshiu fokusimin mė tė mirė tė kufizimeve, rritje tė ēmimit tė energjisė elektrike, si edhe pėrmirėsimet e mėtejshme nė performancėn e arkėtimeve dhe humbje tė KESH-it.

Bode

Gjithashtu, nė lidhje me ēėshtjen e KESH-it, ministri Bode gjatė takimit tė djeshėm, u shpreh se nuk do ketė kontigjenca tė adresuara as pėr KESH-in dhe as pėr tė tjerė. “Ne e dimė shumė mirė qė po e vumė kontigjencėn sot, nesėr KESH-i vjen me faturė pėr tė marrė paratė”, u shpreh Bode. Sipas tij, KESH-i do tė marrė aq para sa do tė dalin llogaritė nė bilancin e shitjeve dhe blerjeve, tė prodhimit dhe tė ēmimeve tė blerjes. Ai sqaroi se, tė gjitha ato mosrealizime nė strategjinė e bėrė dhe qė vijnė pėr shkak tė humbjeve nė rrjet nuk do tė financohen. Ato qė vijnė nga rėnia e faturave tė arkėtuara nuk do tė financohen dhe gjithēka tjetėr qė lidhet me keqadministrimin, me daljen jashtė parametrave tė rėna dakord nė marrėveshjen e bėrė si qeveri me KESH-in dhe partnerėt ndėrkombėtarė janė ēėshtje qė do t’i mbeten nė kurriz KESH–it. “Ne si qeveri po bėjmė maksimumin pėr tė mos krijuar asnjė prapambetje nė likuidimin e faturave. Nuk ka asnjė institucion shtetėror asnjė faturė tė papaguar ndaj KESH-it. Kemi likuiduar faturat e pretenduara tė tė gjitha ndėrmarrjeve publike, tė cilat sot nuk ekzistojnė”, deklaroi Bode.

Shlyerjet

Gjithashtu, ai bėri tė ditur se ministria ėshtė duke ndjekur me vėmendjen duhur dhe situatėn e krijuar me ndėrmarrjet e ujėsjellėsve, ku ėshtė kėrkuar tė bėjnė pagesėn e energjisė dhe tė mos krijohen mė detyrime tė reja nga kėto kompani. “Atė pjesė qė ne japim si subvencion pėr ujėsjellėsit sigurisht qė ia kalojmė drejtpėrdrejt KESH-it pėr tė eliminuar lidhjet e detyrimeve qė krijohen nė ndėrmarrjet e ujėsjellėsve”, shtoi ai. Bode bėri tė qartė se ministria ėshtė duke ecur me kėtė program dhe nuk mund tė parashikojė se sa do t’i japė KESH-it, pasi edhe mund tė mos i japė, por tė marrė taksat dhe tatimet qė kėtė vit nuk janė marrė.

Kufizimet

Sipas FMN-sė, kufizimet e energjisė elektrike kėtė vit kanė qenė mė tė pakta sesa ishin parashikuar nė Plan-Veprimin. Nisur nga kjo dhe nga ndikimi i pafavorshėm i thatėsirės mbi prodhimin e energjisė elektrike, do tė nevojiten masa tė tjera tė rėndėsishme pėr tė mbrojtur buxhetin e vitit 2007.

Borxhet

Sipas FMN-sė, po realizohen objektivat pėr arkėtimet dhe humbjet nė bazė tė Plan-Veprimit tė sektorit tė energjisė, pėrveē arkėtimeve nga ndėrmarrjet e ujėsjellėsve. Nė kėtė kuadėr, FMN-ja mirėpret shlyerjet e borxheve tė para vitit 2007 qė kanė institucionet e sektorit publik ndaj KESH-it.

Kontigjencat

Sipas ministrit, Bode nuk do ketė kontigjenca tė adresuara as pėr KESH-in dhe as pėr institucionet e tjera, nga ato kontigjenca qė janė caktuar pėr buxhetin 2008. “Ne e dimė shumė mirė qė po e vumė kontigjencėn sot, nesėr KESH-i vjen me faturė pėr tė marrė paratė”, u shpreh Bode.



_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Nga Vendi   Wed Sep 26, 2007 8:41 pm

Bode, qeveria do tė ruajė parametrat e inflacionit

26/09/2007
Ministri i Financave Ridvan Bode pohon se drejtimi i pėrcaktuar i parave tė shumta tė qeverisė nė projekte konkrete mjafton tashmė nė luftėn kundėr prirjeve inflacioniste nė vend. Sipas tij, fakti qė Ministria e Financave do tė shpenzojė nė njė periudhė tė tanishme deri nė fund tė vitit njė sasi tė madhe parash, para tė cilat parashikohen tė shpenzohen pikėrisht nė objekte qė kanė njė kundėrpart material, siē janė investimet publike nė infrastrukturė, dėshmon pėr hapa antiinflacionit. “Pra qė nuk janė para tė nxjerra nė treg nė formė inflacioniste apo pėr presion inflacionist, por tė jenė tė detajuara pikėrisht nė objektet e investimeve. Kjo ėshtė strategjia qė ne po ndjekim pėr tė mos qenė burim i njė inflacioni”, deklaroi Bode gjatė konferencės sė djeshme mbi ēėshtjen e buxhetit 2008. Sipas tij, ēėshtjet qė lidhen me inflacionin janė gjithashtu ēėshtje qė vijnė nga tregu ndėrkombėtar dhe nuk vijnė nga politikat e taksave. “Nė njė periudhė tė pėrgjysmimit tė taksave, sigurisht qė presioni i inflacionit prej taksave pėrgjysmohet dhe kėto janė kontributet qė mund tė japė njė qeveri e mirė nė kėtė tregues tė ekonomisė”, shtoi ai. Bode sqaroi se ajo qė bėn Ministria e Financave dhe qeveria ėshtė qė nė vetvete gjithė procesi i ekzekutimit tė buxhetit tė bėhet nė njė formė qė tė ketė sa mė pak presione inflacioniste dhe tė ketė vetėm impakte pėr zhvillimin dhe nxitjen e ekonomisė. Gjatė fjalės sė tij, ministri i Financave, theksoi se pėr buxhetin qė vjen ministria do t’u pėrmbahet edhe parametrave dhe objektivave lidhur me inflacionin, ndėrkohė qė muajin e fundit ka pasur njė rritje tė lehtė tė inflacionit, pėr shkak tė ardhjeve tė mėdha tė turistėve dhe tė impakteve qė japin disa rritje tė koniunkturės ndėrkombėtare tė ēmimeve siē janė ato tė drithėrave, karburanteve etj. “Megjithatė, janė marrė masat qė gjithēka tė mbetet brenda objektivave dhe parametrave tė programuara nė fillim tė vitit”, sqaroi ministri Bode.





Ēmime tė larta apartamentesh, shkak mungesa e gjatė e lejeve
26/09/2007 Kėshilli bashkiak tė premten

Pritet caktimi i anėtarėve tė KRRT-sė

Ndoshta kėsaj here kėshilli bashkiak ka vendosur tė gjejė gjuhėn e bashkėrisht tė sjellė nė punė valvulin e shpėtimit pėr njė institucion tė bllokuar qė prej njė viti. Kėshtu, ndėrsa pritet qė ditėn e premte tė mblidhet kėshilli, pritet tė mblidhet edhe forca pėr tė shfaqur peshė nga e tija nė jetėn plot interesa tė qytetarėve shqiptarė. Megjithatė, nuk dihet asgjė mė tepėr se njė shenjė e thjeshtė takimi tė pėrcaktuar tė institucionit dhe ca amendime mbi ecurinė e kėtij takimi, i cili ka brenda edhe mundėsinė e caktimit tė njė rrugėzgjidhjeje edhe pėr KRRT-nė. Kėshtu, mendohet se nė takimin pas dy ditėve, kėshilli bashkiak tė marrė vendime edhe mbi pėrzgjedhjen e pėrfaqėsuesve nė qarqe. Bėhet fjalė pėr anėtarėt e shumėpritur tė Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit, tė cilėt pėr tė fituar njė status tė tillė u duhet tė kalojnė pragun e 3/5-ve tė votave tė anėtarėve tė kėtij Kėshilli. Nė kėtė mėnyrė, kjo pikė paraqet pėr inercinė e kurrikulės sė anėtarėve tė KRRT-sė, njė vėshtirėsi nė vijimėsi tė procedurės. Njė fakt i tillė nėnkuptohet pikėrisht pėr faktin e miratimit tė kėtyre anėtarėve, pėr tė cilėt lipset domosdoshmėrish rezultati i suksesshėm, si fryt i njė mirėkuptimi tė gjerė mes anėtarėve, tė cilėt pėrbėjnė kėshillin bashkiak. Kėshilli i Rregullimit tė Territorit pėrbėhet nga 21 anėtarė, ku 9 prej tyre burojnė nga Bashkia dhe 12 tė tjerė zgjidhen nga qeveria. Pikėrisht natyra e kėsaj pėrbėrjeje, si dhe pėrplasjet me anėtarėt ēuan nė bllokimin e kėtij institucioni. Ndėrkaq, siē dihet, nė kėshillin bashkiak pėrfshihen nė mėnyrė tė barabartė pėrfaqėsues nga tė dyja forcat politike, si dhe pėrfaqėsues nga gjendja civile, qė pėrfaqėsojnė pikėrisht kampimin e pavarur. Njė fakt i tillė shtron edhe nevojėn e ngritjes sė njė emėruesi tė pėrbashkėt dhe pohimesh pozitive nga ana e anėtarėve tė kėshillit bashkiak nė favor tė njė tė mire tė pėrbashkėt. Megjithatė, pritet pėrfundimi i mbledhjes sė radhės tė kėtij kėshilli, e cila do tė zhvillohet tė premten, mė 28 shtator.

Bllokimi i KRRT-sė, ēmime tė larta tė ndėrtesave e krizė sociale si pasojė e papunėsisė

Brenda 6 muajve rriten ēmimet me 30 pėr qind
Sektori i ndėrtimit nė kryeqytet ka rėnė prej kohėsh nė stanjacion duke pėrfituar nga kjo gjendje boshe edhe efektet e ēmimeve ekstreme. Kjo ndodh pikėrisht pėr shkak tė mosfunksionimit prej kohėsh tė KRRT-sė si nė kryeqytet dhe nė rrethet e tjera. E ndėrsa njė vit mė parė janė dhėnė vetėm 54 leje ndėrtimi, ose vetėm njė e treta e lejeve tė parashikuara, gjatė kėtij viti, pėr shkak tė mosfunksionimit tė KRRT-sė, nuk ėshtė miratuar asnjė leje. Si rrjedhojė, bllokimi i ndėrtimeve ka sjellė ulje tė kapaciteteve tė ndėrtimit, rritje tė ēmimeve dhe ulje tė tė ardhurave buxhetore. Kėshtu, prej pothuajse gjashtė muajsh, nė tė gjithė Tiranėn ka njė rritje prej rreth 20-30 pėr qind tė ēmimeve tė apartamenteve. E njėjta prirje vihet re dhe nė komunat pėrreth kryeqytetit, ku ēmimi i njė metri katror shkon deri nė 650 euro. Rrjedhimisht, rritja e ēmimeve ka sjellė dhe ulje tė kėrkesės. Sipas agjencive imobiliare, krahasuar me njė vit mė parė, kėrkesa pėr tė blerė apartamente ka rėnė me rreth 40 pėr qind, shifėr e cila nė ēmim pėrkthehet nė ēmime blerjesh tė rrėzuara me 35-40$.

Ēmimet

Sipas tė dhėnave nga agjencitė imobiliare, mėsohet se ēmimet e apartamenteve nė zonėn qendėr-bllok, dhe zonėn e RTSH-sė janė nga 1400 deri nė 2000 euro/m2. Ndėrkaq, sipas tė njėjtit informacion, bėhet e ditur sė nė zonėn e unazės sė vogėl, ēmimet e apartamenteve variojnė nga 600 euro/m2 deri nė 750 euro/m2. Nė zonėn e Yzberishtit mėsohet nga agjentėt imobiliarė se ēmimet janė aktualisht 400 euro m2 deri nė 450euro/m2. Kurse pėr zonėn e Dajtit kėto ēmime lėvizin nga 450 euro/m2 deri nė 530euro/m2 dhe tek zona e liqenit nga 600-750euro/m2, tė cilat cilėsohen si ēmime maksimale.

Ndėrtuesit

Kėshilli i Rregullimit tė Territorit Tiranė, nuk ka funksionuar rregullisht qė prej mesit tė vitit tė shkuar, derisa dhe u bllokua tėrėsisht me datė 21 dhjetor. Pėrbėrja e tij dhe konfliktet politike mes anėtarėve, ishin shkaqet e bllokimit. Nga mosdhėnia e lejeve, sipas ndėrtuesve tė ndryshėm, mendohet qė nė Tiranė tė ketė munguar njė investim i mė shumė se 300 milionė eurove. Nga kjo shumė 50 apo 60 milionė do tė shkonin te punėtorėt, dhe njė pjesė prej mbi 100 milionė euro si taksa nė buxhetin e shtetit dhe buxhetin e bashkisė. Kėshtu, nė lidhje me kėtė problem, ndėrtuesit shprehen se bllokimi i dhėnies sė lejeve tė ndėrtimit dhe i aktivitetit normal tė KRRT-sė nė kryeqytet i ka reflektuar direkt pasojat mbi ēmimet e apartamenteve. Bėhet fjalė pikėrisht pėr ato pallate, tė cilat janė tė ndėrtuara dhe qėndrojnė mbi toka, qė pėrfshihen brenda unazės, duke rrethuar kėshtu edhe qendrėn. Por nga ana tjetėr, ky fenomen ka nisur tė kulmojė pėr kėtė zonė, ku edhe bashkia ka bllokuar dhėnien e lejeve, kurse pėr periferitė, zonat jashtė unazės, ēmimet kanė mbetur nė nivele tė njėjta mesatare. Kjo shpjegohet nga ndėrtuesit me arsyen se nė kėto zona lejet e ndėrtimit jepen normalisht dhe aktiviteti i KRRT-vė rezulton normal. Rritjet e ēmimeve tė apartamenteve janė normalisht shenja tė njė aktiviteti tė bllokuar pėr dhėnien e lejeve tė ndėrtimit, aktivitet qė nė fakt duhet tė vijonte normalisht. Kėshtu, me gjithė takimet e shumta tė ndėrtuesve me drejtues tė pushtetit lokal dhe vendor, nuk ka ndodhur zhbllokimi i situatės dhe marrja e njė zgjidhje tė mundshme. E nė vazhdim ndėrtuesit shprehin nė mėnyrė tė pėrsėritur se pėrveē ēmimeve tė ndėrtimit nė Tiranė, mosdhėnia e lejeve tė ndėrtimit ka pėrgjysmuar edhe numrin e tė punėsuarve, duke u shprehur pėr njė gjendje tė rėnduar e me pasoja tė rėnda.

Ēmimet e apartamenteve nė Tiranė

Qendėr bllok, RTSH 1400-2000 e/m2

Unaza e vogėl 600-750e/m2

Yzberisht 400-450e/m2

Dajt 450-530e/m2

Liqeni 600-750e/m2

Rritje tė ēmimeve muajt e fundit 20-30%

Rėnia e blerjeve tė apartamenteve 35-40$

KLSH shkelje

Qeveria ka shkelur pa arsye fondin e saj rezervė

Kontrolli i Lartė i Shtetit zbulon akoma gabime, kėsaj here tė qeverisė. Kėshtu, bėhet e ditur se nė raportin pėr zbatimin e buxhetit tė shtetit pėr vitin 2006, KLSH-ja ka evidentuar dhe bėrė tė qartė tė vėrtetėn pėr shkelje tė bėra gjatė procedurave financiare tė qeverisė. Bėhet fjalė pėr denoncimin mbi disa procedura financiare tė qeverisė nė prekjen e fondit rezervė nė disa raste. Kėshtu, njė nga rastet specifike pėr shkelje tė kėsaj natyre ėshtė vendimi nr. 653 dt. 27. 09. 2006, pėr lejimin e Kryeministrisė qė tė pėrdorė procedurėn prokurim i drejtpėrdrejtė me shoqėrinė "RIDGE, Global LLC" pėr dhėnie shėrbim konsulence, pėr hartimin e strategjisė kombėtare, pėr sigurinė kombėtare, mirėqeverisjen, mbėshtetjen pėr anėtarėsimin nė NATO dhe luftėn kundėr korrupsionit, pastrimit tė parave dhe kriminalitetit, me vlerė 15, 536 000 lekė. Nė raportin nė fjalė, theksohet pėr emergjencėn e kėtij vendimi me kėtė faturė financiare. Gjithashtu, KLSH sqaron dhe argumenton nė raport se nuk ka patur as kėrkesė apo relacion shpjegues pėr emergjencėn apo pamundėsinė e parashikimit tė kėtij fondi, gjatė planifikimit buxhetor nga institucioni. Po ashtu, nė lidhje me kėtė ēėshtje mėsohet se nė vendimin e qeverisė pėr lėvrimin e fondeve tė kompanisė dhe vetė kėshilltarit amerikan tė Kryeministrit Berisha, Tom Ridge, pėrveē mėnyrės se si ėshtė lėvruar ky fond, ka dhe njė tjetėr element pėr tė dyshuar. Bėhet e ditur, se njė nga aspektet pėr tė cilat ėshtė lėvruar fondi ėshtė edhe shėrbimi i konsulencės pėr hartimin e strategjisė kombėtare, njė dokument qė ėshtė hartuar nė vitin 2003 dhe ėshtė miratuar nga Kuvendi i Shqipėrisė, po nė kėtė vit. Po ashtu, nė raportin e Kėshillit tė Lartė tė Shtetit evidentohen edhe raste tė tjera kur fondi rezervė i qeverisė ėshtė prekur pa patur kėrkesė apo relacion shpjegues mbi kėtė veprim. Madje mėsohet se ky fond ėshtė prekur edhe pa patur emergjencė, si ėshtė rasti i vendimit tė qeverisė pėr njė shtesė fondi nė vitin 2006, me vlerė 10 milion lekė, me qėllim dhėnien e mundėsisė Drejtorisė sė Shėrbimeve Qeveritare tė rikonstruktojė rezidencėn qeveritare nė Pogradec. Pikėrisht ky rast, siē thuhet nė raport, nuk pėrbėn ndonjė emergjencė apo pamundėsi gjatė procesit tė planifikimit buxhetor.




_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
jerimida
AneTaR HeRo
avatar

Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

MesazhTitulli: Kercenohet per nje vize ambasadori gjerman   Sun Nov 04, 2007 11:54 pm

Ish-emigranti kercenon me vdekje ambasadorin gjerman te akredituar ne Tirane per shkak se i eshte refuzuar viza nje jave me pare. Kryediplomati Bernd Borcfardt, vetem pak muaj pasi ka marre detyren e re, rrezikohet nga nje shqiptar i debuar nga Gjermania gjate vitit 2000, per dokumentacione te parregullta. Perpjekjet e deshtuara te shtate viteve te fundit kane derguar ne aktin ekstrem 35-vjecarin Imir Kulla, nga Fushe-Kruja, i cili eshte arrestuar nga antiterrori i policise se kryeqytetit, oret e para te mengjesit te djeshem ne shtepine e tij. “Ju nuk me dhate vizen dhe une do t’ju vras ambasadorin per kete padrejtesi”, ka kercenuar ne nje thirrje telefonike te kryer ne sekretarine e ambasades gjermane, nje jave me pare, i dyshuar. Menjehere per kete ngjarje eshte njoftuar Drejtoria e Policise Tirane dhe agjentet e antiterrorit kane deshifruar thirrjen dhe zerin e personit, duke verifikuar te gjithe listen e personave qe nuk kishin perfituar vize.

Burime zyrtare te policise thane dje, per gazeten “Koha Jone”, se denoncimi ishte kryer nga perfaqesues te ambasades gjermane qe fillimisht kishin telefonuar ne drejtori dhe me pas ishin paraqitur per kallezim. Menjehere dosja i ka kaluar Zyres se Antiterrorit, qe ka gjetur emrin e te dyshuarit Imir Kulla, i cili figuronte edhe i debuar nga Gjermania ne vitin 2000, ndersa kishte aplikuar te pakten tre here te tjera per vize dhe i ishte refuzuar. Rasti i fundit ka qene nje jave me pare, kur ambasadori i ri, Bernd Borcfardt, ka marre nje mesazh kercenues ne telefonin e sekretarise ne gjuhen gjermane. Sipas autoriteteve te ambasades dhe sektorit te vizave, Kulla ishte bere problematik kohet e fundit, pasi kerkonte me cdo kusht te perfitonte nje vize “Shengen” per t’u rikthyer ne Gjermani. Por, sipas rregullave te vendit perendimor, per nje person qe deportohet, nuk leshohet vize te pakten per nje kohe te gjate.

Nuk ka qene e veshtire per agjentet antiterror te zbulonin autoresine e telefonates dhe mesazhit kercenues per ambasadorin gjerman ne Tirane. Fillimisht jane marre ne pyetje punonjesit e sektorit te vizave dhe te dhenat per aplikuesit problematike per viza. Burime policore thane se me pare ne kete ambasade nuk ka patur mesazhe kercenuese, ndaj jane perqendruar te personat te cileve u ishte refuzuar viza. Nje nder ta ishte edhe 35-vjecari nga Fushe-Kruja, Imir Kulla. Mesohet se zeri ne telefon ka perkuar me ate te te dyshuarit dhe pas marrjes ne pyetje i eshte komunikuar akuza e thirrjeve telefonike kercenuese per shkak te cilesive te vecanta ndaj autoriteteve te huaja. Kulla ka rrefyer se ai ishte debuar padrejtesisht nga Gjermania dhe qellimisht nuk i jepnin vizen, edhe pse nuk kishte kryer asnje veper penale. Dosja i ka kaluar prokurorise per vepren penale te “kanosjes”, ndersa pritet edhe nje ekspertize mjeko-ligjore per aftesine mendore te te dyshuarit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
jerimida
AneTaR HeRo
avatar

Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

MesazhTitulli: Ekzekutimi i tregtarit pėr hesapet e 97-ės   Sun Nov 04, 2007 11:57 pm

TIRANĖ- Lutfi Shaba, viktima e atentatit tė orėve tė vona tė sė premtes dyshohet se ėshtė ekzekutuar pėr njė hakmarrje tė vjetėr tė vitit 1997. Kjo ėshtė pista kryesore e hetimit tė nisur prej 24 orėsh nga hetuesit e kryeqytetit. Sipastė dhėnave tė para tė mbledhura nga policia, vrasja e Lutfi Shabės dyshohet tė jetė kryer pėr arsye hakmarrjeje brenda familjes sė tij.
Hetimet

Historia e hakmarrjes brenda familjes Shaba mėsohet se ka nisur nė vitin 1997. Nė maj tė atij viti, djali i viktimės, Xhuriani, dyshohet qė tė jetė autor i vrasjes sė nuses sė xhaxhait, Drita Shabės. Ai ėshtė hetuar nga policia nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe dosja ka shkuar nė gjykatė. Nė tetor tė vitit 2004, gjykatae ka shpallur fajtor dhe e ka dėnuar atė pėr vrasjen e shtetases Drita Shaba. Sipas vendimit tė gjykatės, vrasja ėshtė kryer nė bashkėpunim me Ornela Shabėn. Motivi i vrasjes ėshtė zbulimi i njė lidhjeje jashtė- martesore nga ana e tyre. Por tė dy tė dėnuarit nga gjykata nuk janė gjetur asnjėherė edhe pse prej tre vitesh janė nė kėrkim. Pak kohė pas vrasjes, ata janė zhdukur nė mėnyrė misterioze. Zhdukja e tyre ka lėnė pas shumė pikėpyetje dhe policia ėshtė ende duke hetuar nė lidhje me to. Por familja ka dyshimet e saj nė lidhje me kėtė ēėshtje duke menduar se Xhuriani nuk ėshtė zhdukur por ėshtė vrarė. Sipas tyre, autorėt e vrasjes sė Xhurianit mund tė jenė kushėrinjtė e tij. Pikėrisht kjo akuzė e bėrė nga 63- vjeēari Lutfi Shaba, mund t’i ketė kushtuar atij jetėn.

Vrasja

Shaba ėshtė vrarė rreth orės 22.00 tė ditės sė premte nė afėrsi tė rrugės sė “Elbasanit” tek pallatet “Fratari”. “Nė vendin e ngjarjes shkuan menjėherė forca tė shumta policie, u formua grupi hetimor ku kreu tė gjitha veprimet e para hetimore dhe proceduriale. Viktima ėshtė vrarė me pistoletė, pranė njė dyqani - market, objekt i cili ėshtė marrė me qera nga ana e viktimės, nė tė cilėn ishte e punėsuar bashkėshortja e kėtij tė fundit. Dyqani ndodhet nė rrugėn e Elbasanit. Nė momentin e vrasjes, viktima ka qenė i shoqėruar nga bashkėshortja duke ecur nė kėmbė. U kryen veprimet proceduriale nga grupi hetimor, si dhe kėqyrja e vendit tė ngjarjes”,- thanė dje burimet zyrtare tė policisė sė kryeqytetit. Sipas tyre, rindėrtimi i vendit tė ngjarjes tegon pėr njė vrasje tė organizuar mirė dhe me paramendim. Ekzekutorėt kanė ruajtur veprimet e Shabėskanė gjetur momentin mė tė pėrshtatshėm pėr tė kryer ekzekutimin. Ata kanė pritur deri sa ai dhe bashkėshortja kanė mbyllur dyqanin dhe po iknin pėr nė shtėpi. Duke shfrytėzuar edhe errėsirėn e natės ata i janė afruar nga pas dhe e kanė qėlluar me pistoletė. Plumbat e kanė plagosur rėndė 63- vjeēarin, i cili ka vdekur mė pas si pasojė e shokut hemorragjik. Policia ka marrė dje mė pyetje edhe gruan e viktimės, dėshmitaren e vetme okulare por as ajo nuk ka mundur qė tė identifikojė ndonjė prej autorėve tė vrasjes. Ata janė parė tė largohen me shpejtėsi pėrmes kodrave tė liqenit pėr t’u zhdukur mė pas pa lėnė gjurmė.

Gruaja e moshuar ėshtė vrarė nga nusja e djalit tė saj dhe kushėriri i tyre 16- vjeēar, Xhurian Shaba

Vrasja e Drita Shabės pėr motive tė dobėta

Mėngjesin e 30 majit tė vitit 1997, 50-vjeēarja Drita Shaba gjendet e masakruar nė oborrin e shtėpisė. Ornela, nusja e djalit tė saj, Altinit, deklaroi se plaka ishte pėrleshur natėn me disa vjedhės qė kishin hyrė nė banesė. Por mė vonė, pas hetimeve del se vrasėsit e plakės ishin pikėrisht, nusja Ornela Shaba dhe 16-vjeēari Xhurain Shaba, djali i xhaxhait tė bashkėshortit tė saj. Trazirat e vitit 1997 bėnė qė dosja tė mbeste nė harresė pėr tu rihapur sėrish nga policia nė vitin 2004. “U arrit tė dokumentohej autorėsia pėr vrasjen e shtetases Drita Shaba, e ndodhur mė dt.30.05.1997. Nė bazė tė informacioneve tė marra dhe puna operative e kryer u arrit qė tė dokumentohet se autorėt tė kėsaj ngjarjeje janė Xhurjan Lutfi Shaba, i vitlindjes 1981, lindur dhe banues nė Tiranė dhe Ornela Shefqet Shaba, e vitlindjes 1980, lindur dhe banuese nė Shijak Durrės. Shtetasit e mėsipėrm provojnė plotėsisht autorėsinė e kėsaj vrasjeje, e cila ėshtė bėrė pėr motive tė dobėta”,- thuhet nė njoftimin pėr shtyp qė ka publikuar policia nė atė kohė. Sipas tij, shkak pėr krimin makabėr ishte fakti qė plaka i kishte kapur nė flagrancė tė dy ata duke kryer marrėdhėnie seksuale. Nusja jetonte me vjehrrėn, pasi djali ishte emigrant nė Greqi por ajo kishte rėnė nė dashuri me kushėririn e vogėl tė burrit. Pas kthimit nga Greqia, Altin Shaba ka arritur qė tė zbulojė tė vėrtetėn e vrasjes sė nėnės sė tij. Ndėrsa gjykata e Tiranės ka gjykuar nė mungesė dy ish-dashnorėt pėr vrasjen me paramendim nė maj tė vitit 1997 tė shtetases Drita Shaba.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Nga Vendi   Fri Dec 07, 2007 10:25 pm

"Per SHBA-te, te gjithe te barabarte"
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Shtetet e Bashkuara te Amerikes paralajmerojne politiken shqiptare qe te jete e kujdesshme ne reformat e gjyqesorit dhe ka nxitur realizimin e tyre sa me shpejt te jete e mundur per permbushjen e standardeve nderkombetare. "Qeveria amerikane nuk ka ceshtje qe do ta ndjeke me afer, sesa reforma gjyqesore, qe ne Shqiperi eshte ende ne proces", tha dje ambasadori amerikan ne Shqiperi, dr. John L. Uithers II. I pranishem gjate punimeve te Konferences Kombetare Gjyqesore, kryediplomati u shpreh se, "reforma ne gjyqesor eshte nje nga kerkesat e standardeve qe duhet te permbushet per hyrjen per anetaresim ne NATO, por ky koncept eshte shume me i thelle". Dhe plotesimi i ketij kushti nuk lidhet direkt me ftesen e anetaresimit, por me te miren e qytetareve shqiptare. "Ne do te ndjekim me vemendje qe reformat te jene te drejta, te nominuara sic duhet dhe te administruara ne menyre te barabarte. Deshirojme te shohim Keshillin e Larte te Drejtesise dhe Parlamentin qe te ndermarrin veprime te shpejta, deshirojme te shohim partite politike te mblidhen se bashku, te lene menjane grindjet politike, te mos kerkojne avantazhe politike, te jene te bashkuar ne interes te popullit shqiptar dhe vendit", tha Uithers ne fjalen e tij. Perfaqesuesi i larte i Departamentit te Shtetit nuk perjashtoi vazhdueshmerine e debateve, por theksoi se ato duhet te jene te dobishme dhe te cojne ne rezultate te favorshme. "Ne nuk jemi as ne krah te mazhorances, as te opozites, po per miratimin e shpejte te reformes gjyqesore, jemi per shtetin ligjor dhe per secilin dhe kedo qe do sjelle realizimin e saj", deklaroi Uithers. Ambasadori vleresoi gjithashtu se nuk ka koncept me te rendesishem per nje demokraci sesa sundimi i shtetit ligjor. Ne fund te fjales se tij, ai kerkoi me teper pergjegjshmeri nga gjyqesori dhe luftimin e te gjitha fenomeneve negative, ne menyre te tille qe njerezit te jene te gjithe te barabarte para ligjit.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Nga Vendi   Fri Dec 07, 2007 10:26 pm

Gjyqtaret: Na perjashtuan nga gara per KLD
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Debatet per padrejtesi ne garen per anetar te Keshillit te Larte te Drejtesise per pak sa nuk kane dale nga "shinat" ne diten e pare te Konferences Kombetare Gjyqesore, te zhvilluar dje ne Tirane. Tre prej anetareve te konferences, njekohesisht dhe gjyqtare ne rrethe te ndryshme te vendit, jane shprehur te pakenaqur pasi jane skualifikuar nga gara per ne KLD. Dy anetaret e ketij keshilli, qe lene detyren jane Gjovalin Pernoca dhe Aleksander Muskaj. Konferenca eshte drejtuar nga kreu i saj i zgjedhur, Thimio Kondi dhe gjate dites se sotme, do te kryhet edhe votimi per zgjedhjen e dy anetareve te Keshillit te Larte te Drejtesise (KLD), nga gjashte kandidate qe jane gjithsej.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Nga Vendi   Fri Dec 07, 2007 10:26 pm

Kartat, mazhorance-opozite, debat per tenderin dhe afatin e prodhimit
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Pozita dhe opozita debatuan serish dje per vonesat ne prodhimin e kartave te identitetit. Deputeti socialist, Taulant Balla, akuzoi qeverine se nuk po mban premtimet per realizimin e kartave te identitetit brenda vitit 2008. Sipas Balles, nuk eshte e mundur qe ato te prodhohen, kur nuk ka nisur asnje proces. Por zv/kryeministri Gazmend Oketa u kunderpergjigj se tashme tenderi nderkombetar per prodhimin e kartave te identitetit per shqiptaret eshte hapur. "Per realizimin e kartave te identitetit, qe eshte nje nga projektet me te rendesishme te qeverise, eshte shpallur tenderi nderkombetar, i publikuar ne nje nga mediat me prestigjioze", tha Oketa. Por, sipas deputetit Balla, qeveria nuk ka mundesi t'i pajise me karta identiteti shqiptaret para zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009. Replikat vijuan ne Kuvend, e Oketa premtoi realizimin e kartave brenda vitit te ardhshem. Ne nje kohe qe shtoi se kompanite e interesuara per oferten e hapur nga vendi yne per prodhimin e kartave jane nder me prestigjiozet ne fushen e prodhimit te tyre. Oketa kundershtoi dhe kritikat per prodhimin e certifikatave nga opozita. "Flisni kot se certifikatat perdoren me se miri dhe nuk eshte ankuar asnje, as kryetari i Bashkise se Tiranes", ironizoi numri dy i qeverise.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Nga Vendi   Fri Dec 07, 2007 10:32 pm

Strategjia, Dokumenti I integrimit
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Kryeministri Sali Berisha e konsideroi dje Strategjine Kombetare per Zhvillim dhe Integrim si dokumentin themelor te zhvillimit dhe realizimit te projekteve te medha te vendit, integrimit ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO. Komiteti i Planifikimit te Strategjive diskutoi nen drejtimin e Kryeministrit Berisha kete strategji. "Strategjia synon pershtatjen e 'acquis commnautaire', te domosdoshme qe Shqiperia dhe shqiptaret te integrohen ne BE, te standardeve evropiane te zhvillimit ekonomik dhe social te vendit ne perputhje me normat, parimet dhe kriteret e percaktuara nga BE-ja", u shpreh Kryeministri. Per Berishen, SKZHI e pershtat plotesisht dokumentin e meparshem me kerkesat dhe prioritetet e partneritetit evropian, Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit, si dhe me detyrimet qe dalin pas fitimit nga ana e Shqiperise te statusit te kandidatit dhe zbatimit te marreveshjes se aderimit te plote te vendit ne BE.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Nga Vendi   Fri Dec 07, 2007 10:33 pm

Rama mbledh Kryesine e PS ne Burrel
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Kryetari socialist Rama do te vijoje takimet e tij ne kuadrin e dialogut me qytetaret, tashme me objekt mungesen e energjise. Pas turit te djeshem ne Maminas dhe ne Katund te Ri, kreu i PS, Rama, eshte shtyre me ne veri te vendit, ku sot do te kete takime ne zonen me te prekur nga mungesa e energjise, Burrel te rrethit te Matit. Ne kete takim, Rama do te jete i shoqeruar nga te gjithe anetaret e Kryesise se PS, me te cilet, pervec llogaridhenies, do te zhvilloje dhe mbledhjen e radhes, per te vendosur dhe ne lidhje me hapat qe do te ndermerren ne te ardhmen, kunder qeverisjes se Berishes. Nderkohe qe pritet qe turi te zhvillohet me me intensitet ne tere Shqiperine, pas paralajmerimit te protestave masive qe do te fillojne me 21 dhjetor ne kryeqytet, per te vijuar me pas ne gjithe vendin.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Nga Vendi   Fri Dec 07, 2007 10:33 pm

Zana Tartari,kandidate per anetare e KLD
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Zana Tartari do te jete emri i ri i kandidates per te qene anetare e KLD. Te majtet kane filluar hedhjen e firmave qe do te materializojne kandidaturen e avokates se njohur, e cila do te renditet perkrah tre kandidaturave te tjera, perkatesisht Rustem Gjates e Alfred Karamuces te propozuar nga 28 deputete te PD, dhe Maks Haxhise, te propozuar nga nje grup miks i deputeteve te majte dhe te djathte. Keshtu, tashme kater kandidaturat do te garojne per dy vendet vakant te KLD, pas perfundimit te mandatit te Gjovalin Pernoces dhe Aleksander Muskajt. Sot pritet qe kerkesa prej 28 deputetesh te majte per kandidaturen e Tartarit te depozitohet ne Kuvend.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Nga Vendi   Sat Dec 08, 2007 6:31 pm

OSBE: Sistem i adresave, sipas modelit holandez
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni, deklaroi diten e djeshme se kompletimi i sistemit te adresave po ecen paralelisht me ate te dixhitalizimit te gjendjes civile. Duke llogaritur premtimin e qeverise, se dixhitalizimi i regjistrave te gjendjes civile do te jete gati ne mesin e vitit 2008, atehere, sipas Ponit, edhe sistemi i plote i adresave do te realizohet ne kete periudhe. "Ky komponent ecen paralelisht me ate te regjistrit civil, duke bere te mundur qe ne perfundim te tij, te kemi nje sistem te kompjuterizuar te Gjendjes Civile, si dhe nje sistem te konsoliduar adresash", deklaroi zv/ministri i Brendshem, Ferdinand Poni. Kete deklarate numri dy i Ministrise se Brendshme e beri gjate seminarit te zhvilluar nga kjo ministri ne bashkepunim me OSBE, me teme "Mbi modelin e sistemit te adresave ne Shqiperi". Ndersa shefi i Asistences Teknike te OSBE-se, Frank Nan, prezantoi ne seminar modelin holandez te adresave, i cili, sipas tij, paraqet ngjashmeri me ate te Shqiperise dhe per kete arsye mund te sherbeje si pikenisje per sistemin e ri te adresave ne Shqiperi. Ne seminar referuan edhe perfaqesues te ministrive te linjes dhe perfaqesues te qeverisjes vendore, te cilet dhane mendimet e tyre mbi sistemin e adresave. Ky seminar u zhvillua ne vazhden e konsultimeve per projektin e madh te modernizimit te Sherbimit te Gjendjes Civile, ku komponent shume i rendesishem eshte dhe sistemi i adresave. Ne seminar merrnin pjese vec zv.ministrit te Brendshem, Ferdinand Poni, dhe shefi i Asistences Teknike te OSBE-se, Frank Nan edhe perfaqesues te agjencive shteterore, te cilat do te jene perdorues te sistemit te adresave ZQRPP, ALUIZNI, INSTAT, Posta Shqiptare, Instituti i Urbanistikes dhe DP e Rrugeve.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Nga Vendi   Mon Dec 31, 2007 6:44 pm

Basha: Do vazhdoj tė jem ministėr

TIRANĖ- Ministri i Punėve tė Jashtme, Lulėzim Basha do tė vazhdojė tė ushtrojė detyrėn nė krye tė dikasterit qė ai drejton. Nė pėrgjigje tė kėrkesės sė opozitės pėr dhėnien e dorėheqjes pas zhveshjes nga imuniteti, Basha tha se kjo ēėshtje nuk do tė ketė asnjė ndikim nė punėn e tij. "Motivi dhe historia e kėsaj ēėshtjeje kanė qenė tė njohura kohė mė pėrpara, jo vetėm nga qytetarėt shqiptarė, por edhe nga partnerėt tanė ndėrkombėtarė, tė cilėt e njohin Shqipėrinė prej shumė kohėsh dhe, nė kėtė kuadėr, nuk do tė ketė asnjė ndikim as nė pėrkushtimin tim dhe as nė axhendėn time diplomatike",- tha Basha. I pyetur nėse mendonte se hetimet pėr rrugėn Durrės-Kukės do tė ngadalėsonin punimet, ministri i Jashtėm theksoi se, "nuk besoj se do tė kenė ndonjė efekt. Siē u shpreha dhe dje, asgjė nuk mund tė ndalojė mė punimet nė rrugėn Durrės-Kukės". Lulėzim Basha u zhvesh nga imuniteti dy ditė mė parė nga Kuvendi, me njė numėr tė konsiderueshėm votash. Ai u votua kundėr heqjes sė imunitetit vetėm nga demokristianėt dhe disa deputetė tė Partisė Demokratike.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Nga Vendi   Mon Dec 31, 2007 6:45 pm

Qeveria, reformė nė Drejtorinė e Shėrbimeve
30-12-2007

TIRANĖ- Drejtoria e Shėrbimeve Qeveritare do t’i nėnshtrohet procesit tė reformimit administrativ, me qėllim reduktimin e shpenzimeve dhe rritjen e tė ardhurave, duke ulur nė kėtė mėnyrė edhe subvencionin nga buxheti i shtetit. Reformimi nė fjalė do tė ndodhė gjatė vitit 2008 dhe bėhet i ditur nė relacionin qė shoqėron projektvendimin e miratuar dje nga qeveria, me anė tė sė cilit u shtua njė fond prej 60 milionė lekėsh pėr Drejtorinė e Shėrbimeve Qeveritare, pėr shpėrblimin e punonjėsve me rastin e festave tė fundvitit. Nė relacion thuhet gjithashtu se, edhe pse nuk ka munguar dėshira pėr tė motivuar stafin me shpėrblim financiar, kufizimet ligjore kanė ndikuar pėr mosdhėnien e shpėrblimeve ngaqė ndėrmarrja ka rezultuar me humbje. Pėr pasojė, sqarohet mė tej, punonjėsit e Drejtorisė sė Shėrbimeve Qeveritare nuk kanė pėrfituar asnjėherė shpėrblime nė fund viti, si pjesa tjetėr e administratės shtetėrore. Nė relacionin e projektvendimit bėhet dhe njė sqarim se ku konsiston puna e Drejtorisė sė Shėrbimeve Qeveritare, ku ndėr tė tjera thuhet se, ky institucion, pėr vetė natyrėn e punės, nuk ka mundur tė realizojė fitim neto dhe pėr kėtė arsye diferenca negative, ndėrmjet tė ardhurave dhe shpenzimeve, ėshtė mbuluar nga Buxheti i Shtetit nė formėn e subvencionit.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Nga Vendi   Mon Dec 31, 2007 6:45 pm

Krerėt e pushtetit lokal, tani me Pasaportė Shėrbimi
30-12-2007

TIRANĖ- Tė gjitha kryetarėt e bashkive dhe komunave do tė pajisen me Pasaportė Shėrbimi. Njė gjė e tillė ėshtė bėrė e mundur vetėm dje gjatė mbledhjes sė Kėshillit tė Ministrave, kur ėshtė miratuar njė projektvendim i posaēėm, i cili parashikon njė ndryshime nė Vendimin e Kėshillit tė Ministrave “Pėr lėshimin e Pasaportave Diplomatike dhe tė Shėrbimit”. Sipas ndryshimit nė fjalė, nė listėn e gjatė tė personaliteteve dhe zyrtarėve tė shtetit qė pajisen me pasaportė shėrbimi, shtohen edhe kryetarėt e bashkive dhe tė komunave. Nė relacionin qė i bashkėngjitet projektvendimit sqarohet se, pajisje me pasaportė shėrbimi pėr kryetarėt e bashkive e tė komunave, do tė lehtėsojė lėvizjen e tyre, e sidomos nė vendet fqinje, duke i pėrjashtuar nga procedurat e marrjes sė vizave nė vendet e rajonit. “Duke i njohur kėtė tė drejtė kryetarėve tė bashkive dhe komunave i krijohen lehtėsitė e nevojshme pėr tė intensifikuar bashkėpunimin me homologėt e tyre, me qėllim krijimin e binjakėzimit dhe realizimit tė projekteve tė pėrbashkėta”,- thuhet nė relacion qė mban firmėn e ministrit tė Jashtėm, Lulzim Basha. po sipas kėtij relacioni, “propozimi i pėrfshirjes pėrsėri nė kategorinė e pėrfituesve tė pasaportave tė shėrbimit mbėshtetet nė natyrėn pėrfaqėsues tė funksionit tė tyre, i cili justifikon imunitetin qė ofron pasaporta”. Vetėm pak ditė mė parė, gjatė punimeve tė Kuvendit, marrja e vizave nga ana e krerėve tė pushtetit lokal ėshtė ngritur si shqetėsim nga deputeti demokristian, Frrok Gjini. Sipas tij, ėshtė nuk ėshtė aspak normal, qė njė kryetar bashkie apo komune tė rrijė me ditė tė tėra para njė ambasade pėr t’u pajisur me njė vizė. Kryeministri Sali Berisha mbėshteti shqetėsimin e deputetit tė PDK-sė dhe njoftoi se, shumė shpejt, vendimi pėr krerėt e pushtetit lokal do tė kalonte nė qeveri. Dhe nė fakt, ashtu ndodhi, kur vetėm dje qeveria riktheu sėrish nė fuqi tė drejtėn e pajisjes me pasaportė shėrbimi pėr kryetarėt e bashkive dhe komunave.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Lajme Nga Vendi   Mon Dec 31, 2007 6:46 pm

Dhuna nė familje, PS nismė pėr dėnimin maksimal

Projektligji pritet t'i paraqitet Kuvendit pėr diskutim dhe mė pas pėr miratim

TIRANĖ- Fillimviti i ardhshėm pritet tė jetė tepėr aktiv pėr Partinė Socialiste nė betejėn e saj opozitare. Ndryshe nga viti qė po lėmė pas, pėr vitin e ardhshėm socialistėt kanė parashikuar qė pėrveē oponencės sė tyre parlamentare, duke kritikuar nismat vendimmarrėse tė qeverisė, tė paraqesin nė Kuvend edhe alternativat e saj ligjore. Projektligji i parė qė pritet t'i paraqitet Kuvendit pėr diskutim dhe mė pas pėr miratim do tė jetė pikėrisht ai qė ka tė bėjė me marrjen e masave parandaluese tė dhunės nė familje. Pėr kėtė qėllim, specialistė tė fushės juridike pranė PS-sė janė duke hartuar njė projektligj pėr ndryshimin nė Kodin Penal me qėllim ashpėrsimin e masave ndaj tė gjitha rasteve tė dhunės nė familje. Kreu i Komisionit tė Posaēėm pėr Ēėshtjet Ligjore pranė Asamblesė Kombėtare tė PS-sė, Ylli Manjani ka bėrė tė ditur dje se, socialistėt kanė vendosur tė paraqesin pėr miratim nė Kuvend njė projektligj tė veēantė me qėllim kufizimin e saj. "Sigurisht qė keqqeverisja ka ndikuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė shtimin e rasteve tė dhunės nė familje, nė tė gjitha format e saj, duke filluar nga kanosjet e deri te vrasjet. Kultura e mosndėshkimit tė dhunuesve tė familjarėve, pėr fat tė keq, ka fituar terren. Parandalimi i rasteve tė dhunės nė familje ėshtė inekzistent. PS, nėpėrmjet grupit tė saj kuvendor do tė depozitojė nė seancėn e parė kuvendore tė vitit tė ardhshėm, nismėn e saj ligjvėnėse pėr disa shtesa e ndryshime nė Kodin Penal tė Republikės",- u shpreh Ylli Manjani. Ky projektligj, sipas tij, do tė synojė heqjen e ēdo justifikimi apo alibie tė gjykatėsve dhe prokurorėve tė Republikės, pėr mungesė legjislacioni qė ndėshkon dhunėn nė familje. "Ne jemi pėr ndėshkim maksimal tė tė gjithė dhunuesve qė fyejnė, kėrcėnojnė, rrahin apo mė keq akoma vrasin familjarėt e tyre",- u shpreh Manjani. Gjithashtu grupi kuvendor i PS-sė do tė propozojė edhe disa ndryshime nė ligjin "Pėr Masa Ndaj Dhunės nė Marrėdhėniet Familjare", duke synuar forcimin e pėrgjegjėsive tė qeverisjes sė vendit pėr ndalimin e dhunės nė familje, si dhe rritjen e aftėsive parandaluese tė shtetit nė ndalimin e kėsaj lufte.



_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Lajme Nga Vendi   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Lajme Nga Vendi
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: PoLiTiKa-
Kėrce tek: