"Epo, ēfarė e do atė or burrė, ai njė copė karafil ėshtė!"... E dėgjuam kėtė fjali, nė njė bisedė mes dy gjimnazistėve. I pyetėm se ēfarė kuptimi kishte fjala "karafil"... Pasi na e shpjegoi, vetė ai qė e tha, mėsuam se dhe fjala "karafil" e kishte humbur kuptimin e saj tė vėrtetė.
Nė zhargon, fjala "karafil" pėrdoret pėr meshkujt qė shkojnė mė partnere mė tė mėdha se vetja. Pyetėm dhe nga i kishte lindur ideja pėr tė pėrdorur kėtė fjalė nė kėtė kontekst dhe "autori" na shpjegoi se kishte njė rimė mes fjalės pedofil dhe karafil. "Ndėrsa pedofil pėrdorej pėr njerėzit qė kryejnė marrėdhėnie me fėmijė, mendova se do tė ishte e pėrshtatshme tė pėrdorja fjalėn "karafil", pėr kėta qė shkojnė mė partnere mė tė mėdha se vetja...",- shpjegoi ai duke qeshur.
Pėrveēse fjalėve nė shqip, nė zhargonin e gjimnazistėve zėnė njė pjesė tė madhe dhe huazimet nga gjuhėt e huaja. Kryesisht, ato nga italishtja, anglishtja, frėngjishtja dhe nė nivel mė tė ulėt nga greqishtja, apo turqishtja. Por, duhet theksuar qė kohėt e fundit, pjesė e zhargonit tė tyre janė bėrė dhe fjalė nga spanjishtja dhe kjo pėr shkak tė telenovelave. "Kam fillu` me marr iēik vesh nga spanjishtja dhe kur dum` tė themi ndonjė gjė qė nuk duhet ta dinė ēunat e klasės, flasim gjysma spanjisht",- na tha njė gjimnaziste e vitit tė dytė.
Nėse dėgjoni nė gjimnaze "Erdhi kuēedra" apo "Erdhi e madhja", nė tė vėrtetė nuk bėhet fjalė pėr ndonjė figurė pėrrallė. Bėhet fjalė pikėrisht pėr mėsuesen. Mėsuesja ėshtė epiqendra edhe e shumė sharjeve tė tjera: " Tė ndėrrofsha fenė!" ose "Mė pafsh tavanin e dhomės!", janė vetėm dy nga ndėrdhėmbjet e nxėnėsve pėr mėsuesen, pas njė ndėshkimi...
***
Shkolla, duket qartė qė ėshtė njė vend qė nuk u pėlqen. Hasėm shumė dėshmi, ku shkolla etiketohet si "bordellacion"... Drejtuesit e shkollave janė gjithashtu nė shėnjestėr tė kėsaj harlisjeje tė fjalorit: Drejtori quhet edhe "polic pa pagesė" ose "koka e kuēedrave", apo "bosi i letrave"... (kjo e fundit, sipas shpjegimeve, sepse nuk ka nė kontroll asgjė tjetėr, veē firmės dhe letrave). Klasa, njihet edhe si "kėndi i lojėrave" ose "kopshti me lule", por dhe si "loja luftash"... Prindėrit shpesh quhen "tutori" ose "bebister"... "I them "tutor" se harrojnė qė nuk jemi mė tė vegjėl... 17-vjeē i ke thėnė lamtumirė fėmijėrisė dhe je mjaft i rritur pėr t'i marrė vendimet vetė,- na tha njė "pėrdorues" 17-vjeēar i termit Tutor.
"Orgjia" (shoqnia) ėshtė njė tjetėr term interesant. Dhe kėtu ta presin shkurt: "Orgji pėr shoqninė, sepse tė dyja funksionojnė nė grup dhe kanė mė shumė se dy persona...".
Nė "faqet e nxehta" tė kėtij fjalori spektakolar, gjejmė termat pėr tė dashurin apo tė dashurėn.
"Burimi", "zjarmi" apo "bebushi i vogėl". (Kjo e fundit, thuhet vetėm nė rastet kur "ja vlen", d.m.th., kur tė ka hyrė pak nė zemėr... "Nuk pėrkėdhelen tė gjitha, se jo pėr tė gjitha ndodh tė ndihesh njėlloj",- na tregon njė gjimnazist nė vitin e tretė. Nga femrat dėgjohet shpesh "ēuni", "zemra" dhe tendencė e kohėve tė fundit, ėshtė dhe fjala e huazuar nga Kosova, "frajer"... Kėto janė fjalėt qė pėrdorin gjimnazistet, pėr t'iu drejtuar tė dashurit. Nga ana tjetėr, nuk mungojnė nė rrethin e gjimnazistėve dhe nga ata gjimnazistė qė kanė lidhje me mė shumė se njė partner. Edhe atyre ua kanė ngjitur pullėn: "Doganė mė shumė kalime" dhe njė tjetėr "dyqani me listė". Pėr femrat qė ata konsiderojnė si tė pėrdala, pėrdoren fjalė si: "Kuti votimi"... Pėr djemtė me shumė partnere thuhet "bariu", "tren me shumė tunele" dhe "ēezme me shumė burime...".
****
Nga vėzhgimi konstatuam se nė shtėpi me prindėrit, "nuk ka shans" tė dėgjohen fjalėt e zhargonit por, porsa dalin jashtė, gjimnazistėt nuk kursehen. Mjafton tė hysh nė korridoret e njėrės nga shkollat e mėdha tė mesme tė Tiranės dhe do tė dėgjosh menjėherė, shprehje nga mė tė ndryshmet, qė njė person i jashtėm ka mundėsi qė as mos t'i kuptojė dot pa shpjegim...
Sapo futeshim te "Asim Vokshi" asistuam nė njė skenė tė tillė: "...Hė mi kurve, e solle surratin? Kam gjys` ore qė pres kulon tate k'tu...!". Me kėto fjalė e priti shoqen e vet qė po afrohej, njė bashkėmoshatare e saj nė pritje... Shoqja qeshi, i tha diēka zėulėt dhe tė kapura pėrkrahu, tė dyja vajzat u drejtuan pėr jashtė shkollės.
Vetėm pak minuta mė pas, "mbajtėm shėnim" njė tjetėr shpėrthim. Kėsaj here, njė vajzė qė i qahej shoqes sė vet pėr dikė, me sa kuptohej nga dialogu, njė djalė: Vajza 1: "...Ai k... na shiste pordhė me atė sh.... qė e pamė nė lokal dje. Po, do mė kėrkojė ai mu`, do mė kėrkojė, po s'ka pėr tė gjet p... si unė...!". Vajza 2: "...Po vari leshtė o yll, se s'ia vlen ai shkėrdhata, qė tė hongsha synin unė ty! Mos u mėrzit kot, se s'ia vlen o zemra ime...!".
***
Na duhet tė vėmė nė dukje, se nė kundėrshtim me vėzhgimet tona tė tjera, kur pėr informacionet lidhur me drogėn apo alkoolin gjimnazistėt ishin shumė tė rezervuar, nė kėtė vėzhgim pėr zhargonet, ata nuk tuteshin nė fjalor, edhe kur ua bėmė tė qartė qė ishim duke regjistruar bisedat e tyre...
"Idiot, [pėrmirėsoje fjalorin!], budallaqe, pederast, kurvė...", janė tashmė "pėrkėdheli" qė nuk i bėjnė pėrshtypje askujt. Dialektizmat, fjalė tė pėrziera shqip, anglisht, italisht, sipas rastit, pėrbėjnė bazėn e "shpikjeve" tė shumta dhe plot fantazi. Zhargoni, vėrtet ekskluziv i gjimnazistėve, dallohet menjėherė qė nga mėnyra e pėrshėndetjes, si: "Ē'kemi tezoro!", "Ciao yll botė!", "Po ku je o rrusho!", "Bye, bye!", "Ho mi shtrige...!", "In boka lupo andej nga Brindezi!"... e, nga ana tjetėr: "Shi, shi, kur bo kakėrdhia dhe ajo vrromsja!", "Ta ēaj farfallėn", "Marmit-shpuar", etj.
Mare nga shekulli.