Nėn mbėshtetjen e SOROS-it, Qendra pėr Kėrkim dhe Zhvillim ka publikuar njė raport, sipas tė cilit, 90% e studentėve mendojnė se pedagogėt janė tė korruptuar
Sondazhi: Pedagogėt marrin 147 mijė lekė pėr provimProvimet janė, sipas raportit, thembra e Akilit pėr moralin e pedagogėve. Shumė prej tė pyeturve madje pohojnė se ua dinė tarifat qė marrin pedagogė tė caktuar pėr provim.
Shumica dėrrmuese e studentėve tė pyetur gjatė njė sondazhi mbi korrupsionin nė shkollat e larta publike shqiptare ka pohuar pa mėdyshje se pedagogėt e tyre janė tė korruptuar. Mė saktė, kėtė e kanė deklaruar 90% e tė rinjve.
I zhvilluar nė 1-15 mars tė kėtij vitit nga Qendra pėr Kėrkim dhe Zhvillim (QKZH) dhe i mbėshtetur nga fondacioni SOROS, sondazhi pėrfshiu 1 027 studentė nė Universitetin e Tiranės, atė Politeknik, Bujqėsor, Akademinė e Arteve tė Bukura, Akademinė e Sportit, Universitetin e Elbasanit, Shkodrės dhe Vlorės.
***
Provimet janė, sipas raportit, thembra e Akilit pėr moralin e pedagogėve. Shumė prej tė pyeturve madje pohojnė se ua dinė tarifat qė marrin pedagogė tė caktuar pėr provim. Mė tė shrenjtė janė ata tė Universitetit tė Tiranės, tė cilėt u kėrkojnė studentėve mesatarisht 30 597 lekė pėr provim. Pas UT-sė, radhėn, sipas tė dhėnave, e ka Universiteti Politeknik me afėrsisht 22 000 lekė pėr provim. Mė i liri ėshtė Universiteti i Elbasanit, pedagogėt (ata qė marrin) e tė cilit kėrkojnė rreth 9 500 lekė pėr ti vėnė notė kaluese njė studenti.
Shifrat kanė qenė po kaq tė zymta, kur studentėt pyeten se sa tė korruptuar janė pedagogėt nė universitetin ku ata studiojnė. Plot 21% mendon se ata janė shumė tė korruptuar, 40% tė tjerė mendojnė se pedagogėt janė tė korruptuar, 29% tė tjerė mendojnė se ata janė pak tė korruptuar. Vetėm 8% e studentėve tė pyetur mendojnė se pedagogėt nuk janė fare tė korruptuar.
Universiteti i Elbasanit ka dalė, sipas sondazhit, mė e korruptuara shkollė e lartė nė Shqipėri. Por rektori i tij, Jani Dode, i ka hedhur poshtė kėto tė dhėna disa ditė mė parė, gjatė njė deklarate pėr mediat. Nuk mund ta pranoj, gjithsesi se universiteti qė drejtoj dhe stafi mėsimor i tij tė jetė mė i korruptuari nė Shqipėri. Ka korrupsion, por jo nė ato pėrqindje. Dhe pėr mė tepėr, nuk mund tė krahasohet shkalla e korrupsionit nė Universitetin e Elbasanit me ato tė kryeqytetit, tė cilat e kanė shumė mė tė lartė.
***
Korrupsion jo vetėm nė provime, por edhe ti futesh garės sė pranimeve pėr nė shkollat e larta. Kėshtu ka pohuar njė pjesė e mirė e studentėve tė pyetur nga QKZH-ja. Gjithsesi, shifrat nė kėtė rast janė shumė mė shpresėdhėnėse: 68% e studentėve kanė deklaruar se procedurat e pranimit pėr nė universitet kanė qenė tė rregullta. Gjithsesi, kjo ngelet njė shifėr e ulėt,-deklarohet nė raportin e qendrės.
30% e tė pyeturve tė tjerė pohojnė se rregullat e pranimit shkelen, kurse 2% tė tjerė kanė hezituar pėr tė dhėnė pėrgjigje.
Por kur vjen puna te provimi i madh i pranimit, shumė tė pyetur pohojnė se procedurat janė shkelur. Kėshtu, vetėm 36% e tyre pohojnė se rregullat janė zbatuar, kurse 26% tė tjerė thonė se ato nuk janė zbatuar fare. Njė pėrqindje shumė e lartė, 18% e studentėve, kanė hezituar tė pėrgjigjen.
Rrokaj pėr korrupsioninRektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, tha se nuk mund tė komentonte tė dhėnat e raportit. Ai duhet tė na ishte dorėzuar mė parė, nė mėnyrė qė ta shihnim dhe tė reflektonim. Gjithsesi, unė mendoj se, nėse nė shkollat e larat ka korrupsion, pėr kėtė studentėt janė po aq fajtorė sa ata pėr tė cilėt kanė pohuar se janė tė korruptuar (pedagogėt). Korrupsioni nuk luftohet duke ngritur mjegullnaja.
Kule pėr korrupsion Dekani i Fakultetit Ekonomik tė Tiranės ka kundėrshtuar prerė shifrat e larta tė korrupsionit mes pedagogėve. Nė fjalimin e tij tė nxehtė dhe shumėminutėsh, Kule e ka quajtur raportin njė ofertė tė bėrė nga tė tjerė, Sa pėr korrupsionin e pedagogėve, unė mendoj se ky raport ėshtė shėrbimi mė i madh qė i ėshtė bėrė ndonjėherė tė korruptuarve tė vėrtetė nė Shqipėri. Kurrė, as gjatė diktaturave, shoqėria nuk ka guxuar tė pohojė mėsuesi ėshtė hajdut, mėsuesi vjedh. Pėrkundrazi, mėsuesi ėshtė idhull, prandaj, ju lutem, duhet tė jeni mė tė kujdesshėm. Seriozisht, unė e cilėsoj kėtė raport mbi korrupsion e pedagogėve si njė ofertė nga persona tė tjerė. Duket sikur nė prag zgjedhjesh, politikanėt tanė tė korruptuar kanė dashur tė justifikohen: ja, e shikoni, ne sbėjmė ndonjė gjė tė keqe. Tė korruptuar janė edhe pedagogėt.
Po, unė mendoj se ka korrupsion gjatė pranimeve nė shkollė tė lartė dhe do tė ketė pėr sa kohė qė pranimet do tė zhvillohen me konkurs. Doni tė mos ketė mė korrupsion? Zgjidhja e vetme ėshtė qė shkolla e lartė publike shqiptare tė hapet, tė masivizohet, tė hiqet konkursi.
Pyetja 10: Mesatarisht, sa para paguhet pėr tė kaluar provimin? Paguar mesatarisht nė lekė pėr njė provim Universiteti i Tiranės 30 597
Universiteti Politeknik 21 667
Universiteti Bujqėsor 15 500
Akademia e Art. dhe Inst. i Fisk. 20 000
Univeristeti i Elbasanit 9 417
Universiteti i Shkodrės 10 217
Universiteti i Vlorės 9 821
_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "