ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Studentet : Seks me pedagoget per te kaluar provimin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Studentet : Seks me pedagoget per te kaluar provimin   Mon Sep 03, 2007 9:27 pm

Sondazhi i SOROS/ 53 % denoncojnė ngacmimet

Tė kėrkuara seksualisht nga pedagogėt pėr tė kaluar provimin. Njė sondazh i organizuar nga fondacioni Soros me 1.300 studentė bėn publik pėr herė tė parė edhe kėtė fenomen nė auditoret e shkollave tona tė larta. Rreth 53 pėr qind e studentėve tė pyetur kanė pohuar raste tė tilla, ndėrsa dukuria duket mė e shprehur nė Universitetin e Elbasanit ku pėrgjigje pozitive pėr pyetjen kanė dhėnė 74 pėr qind e studentėve. Jo mė pak i shprehur ėshtė fenomeni dhe nė Universitetin Politeknik tė Tiranės, ku raste tė abuzimeve seksuale janė pohuar nga 63 pėr qind e studentėve. Pėrqindja ėshtė marrė mė e ulėt kur pyetja ėshtė bėrė direct. Gjithsesi kėto konkluzione kanė shokuar dje krerėt e universiteteve dhe fakulteteve, tė pranishėm nė publikimin e sondazhit. Njė pjesė syresh i kanė kundėrshtuar nė pėrgjithėsi tė dhėnat e studimit, duke vėnė nė dyshim besueshmėrinė e pyetėsorėve pėr tė bėrė pėrgjithėsime tė tilla, ndėrsa disa nga rektorėt dhe dekanėt e kanė konsideruar tė turpshėm edhe ekzistencėn e pohimeve tė kėsaj natyre qė ēojnė tė mendosh praninė e kėtyre fenomeneve tė turpshme nė auditore.

Indirekt
Nė rang universitetesh 53 pėr qind e studentėve tė pyetur pohojnė se kanė dėgjuar raste tė abuzimit seksual, 45 pėr qind janė shprehur se nuk janė nė dijeni tė fenomenit dhe sėrish dy pėr qind kanė abstenuar ndaj kėsaj pyetjeje. Nė nivel universitetesh 74 pėr qind e studentėve tė Elbasanit konfirmojnė abuzimin seksual nė auditore, duke pėrfaqėsuar dhe shumicėn e pėrgjigjeve pozitive pėr kėtė pyetje. Nė kėtė mėnyrė fenomeni ėshtė pranuar masivisht dhe nė Universitetin Politeknik (nga 63 pėr qind e studentėve), nė Universitetin e Tiranės nga 54 pėr qind dhe nė Vlorė 50 pėr qind.

Direkt
Ndėrsa njė vlerėsim direkt i situatės jep tė dhėna mė pak tė frikshme. 6 pėr qind e studentėve tė pyetur nė mėnyrė direkte nuk kanė ngurruar t'i pėrgjigjen po pyetjes nėse janė kėrkuar seksualisht nga pedagogėt e tyre. Kėshtu 6 pėr qind kanė thėnė po dhe 2 pėr qind kanė hezituar, duke mos shprehur asnjė qėndrim rreth kėsaj teme. Pėrgjigjet pozitive direkte janė mbledhur kryesisht nė Universitetin Bujqėsor, ku 12 pėr qind e studentėve kanė pranuar faktin. Mė pas renditet Akademia e Arteve, ku 10 pėr qind e studentėve pohojnė se janė kėrkuar seksualisht nga pedagogėt pėr tė kaluar nė provim. Me 8 pėr qind ėshtė shprehur ky pohim nė Universitetin e Elbasanit, 5 nė atė tė Tiranės, 5 nė Politeknik. Por, siē u tha, rezultatet janė mė befasuese nė mėnyrėn indirekte tė tė pyeturit. Ku studentėt qė kanė pranuar njė fenomen tė tillė nė auditore kanė qenė shumėfishi i tė dhėnave tė mėsipėrme.

25 pyetje pėr 1.300 studentė nė tė gjithė vendin

Anketa, si u shpėrnda nė 7 universitete

Studimi ėshtė pėrgatitur me mbėshtetje tė fondacionit Soros dhe kryer nga Qendra pėr Kėrkim dhe Zhvillim. Anketimi ėshtė bėrė gjatė muajit prill. Nga pikėpamja statistikore nė tė janė marrė nė konsideratė Universiteti i Tiranės, Politeknik, Bujqėsor, Akademia e Arteve si dhe universitetet nė rrethet kryesore tė vendit, Elbasan, Shkodėr, Vlorė ku janė kontaktuar mbi 1.300 studentė nga tė cilėt 1027 i janė pėrgjigjur pyetėsorit. Studentėt e intervistuar janė tė degėve si Ekonomi, Mjekėsi, Inxhinieri, Histori-Filologji, Juridik, Shkenca Sociale, Arte etj dhe tė gjinisė sė ndryshme; 74 pėr qind e tė anketuarve janė femra dhe 26 pėr qind janė meshkuj. Sondazhi i shpėrndarė pėrmbante 25 pyetje duke nisur me komentin pėr rregullat e pranimit nė universitet, paguhen apo jo para pėr t'u regjistruar, shkelen apo respektohen rregullat e njė provimi, a mund tė jepet provimi pas datės sė caktuar, a jeni ndikuar direkt apo indirekt (seksualisht) nga pedagogu pėr tė kaluar provimin, sa tė korruptuar janė pedagogėt dhe administrata e fakultetit pėr tė pėrfunduar me pyetjen nėse studentėt kanė apo jo ndonjė idhull, qė mund tė jetė prindi i tyre, pedagogu, figurė politike, ndonjė shkencėtar etj.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Studentet : Seks me pedagoget per te kaluar provimin   Mon Sep 03, 2007 9:29 pm

Nėn mbėshtetjen e SOROS-it, Qendra pėr Kėrkim dhe Zhvillim ka publikuar njė raport, sipas tė cilit, 90% e studentėve mendojnė se pedagogėt janė tė korruptuar

Sondazhi: Pedagogėt marrin 147 mijė lekė pėr provim

Provimet janė, sipas raportit, “thembra e Akilit” pėr moralin e pedagogėve. Shumė prej tė pyeturve madje pohojnė se ua dinė tarifat qė marrin pedagogė tė caktuar pėr provim.


Shumica dėrrmuese e studentėve tė pyetur gjatė njė sondazhi mbi korrupsionin nė shkollat e larta publike shqiptare ka pohuar pa mėdyshje se pedagogėt e tyre janė tė korruptuar. Mė saktė, kėtė e kanė deklaruar 90% e tė rinjve.
I zhvilluar nė 1-15 mars tė kėtij vitit nga Qendra pėr Kėrkim dhe Zhvillim (QKZH) dhe i mbėshtetur nga fondacioni SOROS, sondazhi pėrfshiu 1 027 studentė nė Universitetin e Tiranės, atė Politeknik, Bujqėsor, Akademinė e Arteve tė Bukura, Akademinė e Sportit, Universitetin e Elbasanit, Shkodrės dhe Vlorės.
***
Provimet janė, sipas raportit, “thembra e Akilit” pėr moralin e pedagogėve. Shumė prej tė pyeturve madje pohojnė se ua dinė tarifat qė marrin pedagogė tė caktuar pėr provim. Mė tė shrenjtė janė ata tė Universitetit tė Tiranės, tė cilėt u kėrkojnė studentėve mesatarisht 30 597 lekė pėr provim. Pas UT-sė, radhėn, sipas tė dhėnave, e ka Universiteti Politeknik me afėrsisht 22 000 lekė pėr provim. Mė “i liri” ėshtė Universiteti i Elbasanit, pedagogėt (ata qė marrin) e tė cilit kėrkojnė rreth 9 500 lekė pėr t’i vėnė notė kaluese njė studenti.
Shifrat kanė qenė po kaq tė zymta, kur studentėt pyeten se sa tė korruptuar janė pedagogėt nė universitetin ku ata studiojnė. Plot 21% mendon se ata janė shumė tė korruptuar, 40% tė tjerė mendojnė se pedagogėt janė tė korruptuar, 29% tė tjerė mendojnė se ata janė pak tė korruptuar. Vetėm 8% e studentėve tė pyetur mendojnė se pedagogėt nuk janė fare tė korruptuar.
Universiteti i Elbasanit ka dalė, sipas sondazhit, mė e korruptuara shkollė e lartė nė Shqipėri. Por rektori i tij, Jani Dode, i ka hedhur poshtė kėto tė dhėna disa ditė mė parė, gjatė njė deklarate pėr mediat. “Nuk mund ta pranoj, gjithsesi se universiteti qė drejtoj dhe stafi mėsimor i tij tė jetė mė i korruptuari nė Shqipėri. Ka korrupsion, por jo nė ato pėrqindje. Dhe pėr mė tepėr, nuk mund tė krahasohet shkalla e korrupsionit nė Universitetin e Elbasanit me ato tė kryeqytetit, tė cilat e kanė shumė mė tė lartė”.
***
Korrupsion jo vetėm nė provime, por edhe t’i futesh garės sė pranimeve pėr nė shkollat e larta. Kėshtu ka pohuar njė pjesė e mirė e studentėve tė pyetur nga QKZH-ja. Gjithsesi, shifrat nė kėtė rast janė shumė mė shpresėdhėnėse: 68% e studentėve kanė deklaruar se procedurat e pranimit pėr nė universitet kanė qenė tė rregullta. “Gjithsesi, kjo ngelet njė shifėr e ulėt”,-deklarohet nė raportin e qendrės.
30% e tė pyeturve tė tjerė pohojnė se rregullat e pranimit shkelen, kurse 2% tė tjerė kanė hezituar pėr tė dhėnė pėrgjigje.
Por kur vjen puna te provimi i madh i pranimit, shumė tė pyetur pohojnė se procedurat janė shkelur. Kėshtu, vetėm 36% e tyre pohojnė se rregullat janė zbatuar, kurse 26% tė tjerė thonė se ato nuk janė zbatuar fare. Njė pėrqindje shumė e lartė, 18% e studentėve, kanė hezituar tė pėrgjigjen.

Rrokaj pėr korrupsionin
Rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, tha se nuk mund tė komentonte tė dhėnat e raportit. “Ai duhet tė na ishte dorėzuar mė parė, nė mėnyrė qė ta shihnim dhe tė reflektonim. Gjithsesi, unė mendoj se, nėse nė shkollat e larat ka korrupsion, pėr kėtė studentėt janė po aq fajtorė sa ata pėr tė cilėt kanė pohuar se janė tė korruptuar (pedagogėt). Korrupsioni nuk luftohet duke ngritur mjegullnaja”.

Kule pėr korrupsion
Dekani i Fakultetit Ekonomik tė Tiranės ka kundėrshtuar prerė shifrat e larta tė korrupsionit mes pedagogėve. Nė fjalimin e tij tė nxehtė dhe shumėminutėsh, Kule e ka quajtur raportin njė “ofertė tė bėrė nga tė tjerė”, “Sa pėr korrupsionin e pedagogėve, unė mendoj se ky raport ėshtė shėrbimi mė i madh qė i ėshtė bėrė ndonjėherė tė korruptuarve tė vėrtetė nė Shqipėri. Kurrė, as gjatė diktaturave, shoqėria nuk ka guxuar tė pohojė “mėsuesi ėshtė hajdut, mėsuesi vjedh”. Pėrkundrazi, mėsuesi ėshtė idhull, prandaj, ju lutem, duhet tė jeni mė tė kujdesshėm. Seriozisht, unė e cilėsoj kėtė raport mbi korrupsion e pedagogėve si njė ofertė nga persona tė tjerė. Duket sikur nė prag zgjedhjesh, politikanėt tanė tė korruptuar kanė dashur tė justifikohen: ja, e shikoni, ne s’bėjmė ndonjė gjė tė keqe. Tė korruptuar janė edhe pedagogėt.

Po, unė mendoj se ka korrupsion gjatė pranimeve nė shkollė tė lartė dhe do tė ketė pėr sa kohė qė pranimet do tė zhvillohen me konkurs. Doni tė mos ketė mė korrupsion? Zgjidhja e vetme ėshtė qė shkolla e lartė publike shqiptare tė hapet, tė masivizohet, tė hiqet konkursi”.


Pyetja 10: Mesatarisht, sa para paguhet pėr tė kaluar provimin?

Paguar mesatarisht nė lekė pėr njė provim
Universiteti i Tiranės 30 597
Universiteti Politeknik 21 667
Universiteti Bujqėsor 15 500
Akademia e Art. dhe Inst. i Fisk. 20 000
Univeristeti i Elbasanit 9 417
Universiteti i Shkodrės 10 217
Universiteti i Vlorės 9 821

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Studentet : Seks me pedagoget per te kaluar provimin   Mon Sep 03, 2007 9:30 pm

NXENESIT “DENONCOJNE” MESUESIT PER MITMARRJE.

Drejtoria Arsimore Rajonale analizon fenomenin shqetesues. Dhjetera ankesa per mesuesit.


BERAT Drejtoria Arsimore Rajonale ne Berat ka zhvilluar nje analize te thelle ne lidhje me dukurite qe po deformojne rende tere sistemin arsimor, duke kompromentuar misionin fisnik dhe human te shkolles.
Kjo analize e ka patur zanafillen nga ankesat e shumta te ardhura prane kesaj drejtorie per parandalimin e mitmarrjes si dhe ndalimin e tregtimit te librave jashteshkollore dhe materialeve didaktike ndihmese. Burimet nga kjo drejtori bejne te ditur se ne anketimet e nxenesve te shkollave te mesme te qytetit te Beratit si dhe ne te gjithe rajonin, nxenesit kane shkruar te plote emrat e mesuesve qe u kerkojne leke ne kembim te notave.
Ky fenomen, jo vetem demton rende mesimdhenien, por njekohesisht shkel edhe te drejtat e nxenesve si dhe ndot figuren e mesuesit. Mesuesit e denoncuar nga nxenesit, nepermjet ketyre anketimeve kane rezultuar ata qe japin mesim ne shkollat e mesme te pergjithshme “Babe Dude Karbunara” e “Kristaq Capo”, ne shkollen e mesme profesionale “Kristo Isak”, ne klasat e mesme te shkolles “Shyqyri Lakra”, si dhe ne shkollat e mesme te qytetit te Kucoves e Policanit.
Drejtori i Drejtorise Arsimore te rajonit, Yzedin Hima, eshte shrehur per gazeten se analiza e punes se Drejtorise Arsimore per vitin shkollor 2005 2006 ka qene vendosja e tere veprimtarise se saj ne shinat ligjore. Me tej, Hima ka thene se ne realizimin e ketij objektivi u lexua ne te gjitha keshillat e mesuesve, Qarkorja e MASH it “Per respektimin e te drejtave te nxenesve dhe per figuren morale te mesuesit ne shkolla dhe komunitet”.

Nga te dhenat eshte zbardhur se disa mesues kane abuzuar me detyren e tyre, duke u kerkuar nxenesve leke ne shkembim te notave. “Tashme ne si drejtori po e bejme prezent kete fenomen si dhe emrat e atyre mesuesve qe perdorin “mitmarrjen” ne shkembim te notave. Pas zbardhjes se emrave, ata do te ndeshkohen sipas ligjit”, u be e ditur nga Hima. Nje tjeter shqetesim per arsimin ne Berat jane dhe kurset private, nje menyre disi e rafinuar e mitmarrjes e praktikuar ne shkollat e mesme e 9 vjecare.
Mesuesit u bejne presion me ane te notes, nxenesve qe u japin mesim, per t’i rekrutuar ne shkollen e tyre “ilegale” te mbasdites, e cila bazohet mbi kurse me pagese per lende te ndryshme. Edhe per kete, perfaqesuesit e Drejtorise Arsimore te Beratit u shprehen se do te marrin masa te rrepta duke i ndeshkuar mesuesit qe nuk trajtojne materialin mesimor ne klase, por e lene enkas per pasdite ku nxenesit duhet te paguajne per te perfituar.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
webmaster
ViP


Male
Numri i postimeve : 802
Age : 32
Location : Ancona
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Studentet : Seks me pedagoget per te kaluar provimin   Tue Sep 04, 2007 3:41 am

Sa here e kam menduar te behem pedagog Smile
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albrelax.com
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Studentet : Seks me pedagoget per te kaluar provimin   Tue Sep 04, 2007 3:43 am

Ta ka qejfi eeeeeeeeee mistrec Suspect

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
webmaster
ViP


Male
Numri i postimeve : 802
Age : 32
Location : Ancona
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Studentet : Seks me pedagoget per te kaluar provimin   Tue Sep 04, 2007 3:58 am

pak
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albrelax.com
jerimida
AneTaR HeRo


Numri i postimeve : 489
Location : ne konfuzitet
Registration date : 22/09/2007

MesazhTitulli: Re: Studentet : Seks me pedagoget per te kaluar provimin   Sun Sep 23, 2007 10:23 pm

eh cmund te bejne njerzit nga qejfi lol!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Mercury-Blood
AneTaR I Ri


Male
Numri i postimeve : 24
Age : 28
Location : Vlore
Registration date : 02/09/2007

MesazhTitulli: Re: Studentet : Seks me pedagoget per te kaluar provimin   Thu Sep 27, 2007 3:13 am

Un kur u regjistrova te fakulteti im,pashe nje pedagoge qe...o nene,o nene...ishalla me kerkon sex per noten,se s'ia nxjerr emrin.Jam besnik kshu
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
webmaster
ViP


Male
Numri i postimeve : 802
Age : 32
Location : Ancona
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Studentet : Seks me pedagoget per te kaluar provimin   Thu Sep 27, 2007 3:15 am

Hahahahahahhaa eh sa ashtu kisha une ne universitet por sdoja une se isha nxenes tamam dhe ju thoja me vini 4 me ju svi :p
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albrelax.com
Mercury-Blood
AneTaR I Ri


Male
Numri i postimeve : 24
Age : 28
Location : Vlore
Registration date : 02/09/2007

MesazhTitulli: Re: Studentet : Seks me pedagoget per te kaluar provimin   Thu Sep 27, 2007 3:19 am

ca thua!Ik atq,se na merove,un do hidhesha me koke.Jo per gje,po do kurseja kohe per lendet e tjera,prandaj me shume,se ka edhe pedagoge meshkuj,dhe me ata s'ka metoda alternative per mua per te marre notat(ajo s'ka per te ndodhur kurre)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
webmaster
ViP


Male
Numri i postimeve : 802
Age : 32
Location : Ancona
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Re: Studentet : Seks me pedagoget per te kaluar provimin   Thu Sep 27, 2007 3:21 am

E po as me femrat mos e mendo fare po shtro bythen dhe meso Razz se gomari e nxjer te zotin nga balta lol! kam fol si politikan Smile
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.albrelax.com
cannabis_s@tiva
AneTaR I Ri


Numri i postimeve : 36
Registration date : 30/08/2007

MesazhTitulli: Re: Studentet : Seks me pedagoget per te kaluar provimin   Thu Sep 27, 2007 3:34 am

jo jo webmaster si politikan do flisje po te thoje qe edhe pedagoget ti kenaqje , te mesoje edhe vete , te mbaroje shkollen , tju beje dhe nje cike presion te te jepnin ndonje leke ato per mos tju nxjerre emrat ! Kete do bente nje politikan i vertet Very Happy Razz lol!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
unknown
AneTaR HeRo


Female
Numri i postimeve : 242
Registration date : 27/11/2007

MesazhTitulli: Studentet : Seks me pedagoget per te kaluar provimin   Tue Jan 22, 2008 7:58 pm

seks me pedagoget ??

ne ven te edukohen njerzija......shkallohen
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Redi
AneTaR HeRo


Numri i postimeve : 376
Registration date : 24/09/2007

MesazhTitulli: Re: Studentet : Seks me pedagoget per te kaluar provimin   Thu Jan 24, 2008 4:48 pm

po unknown.. fiksim eshte te besh seks me pedagogEt.. experience e re me pak fjale Very Happy
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Studentet : Seks me pedagoget per te kaluar provimin   Today at 6:39 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Studentet : Seks me pedagoget per te kaluar provimin
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: TEMA SHOQERORE :: Te NdrYshMe-
Kėrce tek: