ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Rebelohen studentet .....

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Rebelohen studentet .....   Tue Nov 20, 2007 8:05 pm

Rebelohen studentet, sulmohet menaxheri i Petroliferes
E Marte, 20 Nentor 2007

Perfaqesuesit e firmes “La Petrolifera Italo-Albanese”, qe ka marre persiper ndertimin e impiantit ne qytetin e Vlores, jane pritur dje ne universitetin “Ismail Qemali” te ketij qyteti me sulme dhe protesta. Ata u perballen me nje skenar te organizuar paraprakisht, duke u detyruar te lene pas disa minutash sallen, nen sulmet e studenteve me nafte, veze dhe domate. Takimi i ndermarre me kerkesen e Qeverise Studentore u organizua me ndermjetesine e Rektoratit te Universitetit. Perfaqesuesit e firmes italo-shqiptare kishin planifikuar nje takim me studentet per te folur rreth projektit, duke synuar transparencen e tij.

Ne sallen e mbushur me studente takimi u hap nga rektori i universitetit “Ismail Qemali”, Bilal Shkurtaj, i cili beri paraprakisht prezantimin e Gazmend Shalsit, menaxher ne punimet e Petroliferes. Perfaqesuesi i firmes, ne kuader te transparences qe ishte kerkuar nga vete studentet, do te fliste rreth projektit dhe njekohesisht do t’iu pergjigjej pyetjeve te studenteve dhe te tjere te pranishmeve ne salle. Sapo mori fjalen Shalsi, nje student iu drejtua katedres, nga ku po fliste i ftuari, me nje ene te mbushur me nafte e vaj te zi. Ndersa nje tjeter, nga mesi i salles, i perseriste atij vazhdimisht pyetjen: nese dhurata i dukej normale? Me pas studenti nisi te bertiste nga mesi i salles, duke kerkuar qe te ftuarit te dilnin jashte dhe filloi te replikonte me dy personat qe qendronin ne podium. Kaq mjaftoi qe salla te ngrihej ne kembe me banderola, te cilat i kishin fshehur poshte bankave, ku shkruhej “Petrolifera fuori!” dhe te gjuante me veze, domate ne drejtim te tavolines qendrore. Ndersa njeri prej studenteve i hodhi ne koke enen e mbushur me nafte Shalsit, duke i bertitur te dilte jashte salles. Me pas situata u rendua dhe studentet bertisnin “Jashte!”, e vijonin te gjuanin me c’te mundnin ne drejtim te te ftuarve, te cilet me pas u larguan nga salla te perlyer me nafte, veze te thyera e domate.

“Per projektin nuk eshte degjuar Vlora”

Sipas studenteve, nje nisme e tille u ndermor, pasi Vlora nuk eshte degjuar, lidhur me kundershtimet qe ka bere, per sa i perket ndertimit te Petroliferes ne gjirin e Vlores. Ne deklarimet e bera, ata kane theksuar, se kane mbledhur shume firma, me te cilat kerkojne referendumin. Ata thone se i jane drejtuar edhe institucioneve ne Tirane, per t’i dhene zgjidhje problemit, por nuk jane marre vesh dhe nuk jane degjuar. Sipas tyre, Vlora tregoi edhe njehere qe di te jete e ashper, ne rast se te drejtat e vlonjateve nuk merren parasysh. Studentet pas revoltes, se bere publike, kane deklaruar se do te vijojne me reagimet e tyre te ashpra, me qellim qe zeri i tyre te degjohet. Ata thane dje, se Vlora duhet te vendose vete per Vloren dhe nuk duhet te lejohen vepra te tilla nafte, per te nxire gjirin turistik, sic nxiu nafta sallen e takimeve te universitetit.

“Takimi u kerkua nga vete studentet”

Rektori i universitetit “Ismail Qemali”te qytetit te Vlores, Bilal Shkurtaj, ka denuar dje aktin brutal te studenteve, duke sqaruar se ky takim ishte kerkuar pikerisht prej tyre. “Perfaqesuesit e “Petrolifera Italo-Albanese” iu pergjigjen fteses se studenteve, ne kuader transparences, me qellimin per t’u dhene fund polemikave”, - pohoi rektori Shkurtaj. Sipas tij, veprimi i djeshem ishte nje veprim qe nuk pritej dhe nuk duhej bere nga njerez te arsimuar, aq me teper ne nje vater te arsimit, sikunder eshte universiteti. “Studentet kane penalizuar vetveten me aktin e turpshem, te kryer mesditen e sotme”, - tha dje rektori Shkurtaj, menjehere pas ngjarjes.

Shoqerohet nje studente, protesta para komisariatit

Policia e qytetit te Vlores beri te ditur dje, se ka shoqeruar Eneid Hamzain, njerin prej studenteve qe ka hedhur naften dhe ka shkaktuar rremujen ne sallen e universitetit, por ai eshte liruar pasi eshte marre ne pyetje per rreth dy ore. Ndersa ai depononte per ngjarjen, rreth 30 studente u mblodhen para Komisariatit te Policise se Vlores, duke kerkuar lirimin e tij. Drejtuesi i Qeverise Studentore dhe disa mbeshtetes se tij, jane paditur nga Gazmend Shalsi. Sipas deklarimeve te menaxherit te Petroliferes perpara oficereve te policise gjyqesore, menjehere pas daljes nga salla, “kryeministri” i studenteve dhe disa persona te tjere e kane sulmuar me nafte, veze, domate, e lloj-lloj produktesh te tjera. Policia ka mberritur dje ne universitet, ku ka keqyrur vendin e ngjarjes ndersa kane marre ne pyetje rektorin e te tjere te pranishem.


_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Rebelohen studentet .....
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: SoCiaLe-
Kėrce tek: