AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Semundjet Sexuale

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Semundjet Sexuale Empty
MesazhTitulli: Semundjet Sexuale   Semundjet Sexuale Icon_minitimeTue Sep 18, 2007 2:20 am

Siguria juaj

Prirja pėr tė qėnė i/e sigurt nganjėherė mund tė duket
monotone dhe e mėrzitshme, por siguria mund t’ju
ndihmojė qė tė mos mbeteni shtatzanė, ose tė mos lini dikė
tjetėr shtatzanė. Ajo mund t’ju ndihmojė qė tė mos
sėmureni dhe qė tė ruani miqėsitė dhe shoqėritė qė doni.
Eshtė mirė qė tė ndjehesh i/e sigurt, vecanėrisht kur je nė
njė vend qė nuk ke qėnė ndonjėherė mė parė.
Ka raste kur kėrkohet, madje edhe pritet, qė ju tė kryeni
marrdhėnie seksuale me njė person qė ju nuk dėshironi.
Personi nė fjalė mund tė jetė shumė kėrkues e madje edhe
i dhunshėm. Ju mund tė mos e njihni atė. Por edhe mund
ta njihni mirė dhe madje mund tė keni lidhje me tė.
Shpesh njerėz tė tillė janė nė pozita tė pushtetshme dhe
mund tė pėrpiqen tė ushtrojnė presion ndaj jush, t’ju
kėrcėnojnė ose t’ju japin edhe para ose shpėrblime tė
ndryshme pėr t’ju bėrė qė tė kryeni marrdhėnie seksuale
me ta. Ky quhet abuzim. Ajo qė ata/ato bėjnė pėrkundrejt
jush mund tė jetė e paligjėshme, por mund tė jetė edhe
e rrezikėshme. Nėqoftėse keni probleme tė tilla, duhet t’i
drejtoheni pėr kėshilla njė personi tek i cili keni shumė
besim se do t’ju ndihmojė. Ky person mund tė jetė dikush
brėnda ose jashtė familjes suaj.
Duhet tė keni parasysh se pėr kėtė ju nuk keni asnjė
faj. Marrdhėniet seksuale nuk duhet tė bazohen nė
imponimin me dhunė dhe as nė marrje apo dhėnie parash.
Ato mbėshteten tek besimi dhe kėnaqėsia reciproke.
Tė thuash “po” mund tė ketė kuptimin tė pranosh, por tė
thuash “jo”, gjithmonė do tė thotė jo.


Rreziqet gjatė “udhėtimit”

Dy rrugėt qė mund tė garantojnė shmangjen e njė
shtatzanie tė padėshiruar, ose tė infeksioneve qė
transmetohen nė rrugė seksuale, pėrfshirė dhe virusin –
HIV, janė ose duke mos kryer marrdhėnie seksuale me
asnjė njeri ose duke kryer marrdhėnie seksuale tė
sigurta. Marrdhėnie seksuale tėrėsisht tė sigurta nuk
egzistojnė. Ju mund tė kryeni marrdhėnie seksuale mė tė
sigurta duke pėrdorur prezervativė.
Infeksionet qė transmetohen nė rrugė seksuale janė
sėmundje qė mund tė merren nėpėrmjet kontakteve
seksuale. Infeksionet mė tė zakonshme qė transmetohen
nė rrugė seksuale janė lythet gjenitale, herpesi gjenital,
klamidia, sifilisi, gonorea, trikomonioza dhe virusi HIV.

Femra duhet tė kėrkojė ndihmė mjeksore
nėqoftėse konstaton ndonjė nga shenjat
e mėposhtme:

- Sekrecione vaginale me njė ngjyrė, erė ose sasi
jo tė zakonshme
- Dhimbje dhe djegie gjatė urinimit
- Dhimbje dhe kruarje pėrreth vaginės
- Dhimbje gjatė kryerjes sė marrdhėnieve seksuale
- Skuqje/flluska pėrreth vaginės

Mashkulli duhet tė kėrkojė ndihmė mjeksore
nėqoftėse konstaton ndonjė nga shenjat
e mėposhtme:
- Sekrecione nga penisi me njė ngjyrė, erė ose
sasi jo tė zakonshme
- Djegie gjatė dhe menjėherė pas urinimit
- Skuqje, lyth ose flluska nė ose rreth penisit
- Pulla tė kuqe ose puērra nė zonėn gjenitale ose
nė pjesė tė tjera tė trupit


Cfarė ndodh nėqoftėse ju nuk kėrkoni
kėshilla:

- Ju mund tė sėmureni rėndė, tė bėheni tė paaftė
dhe infertilė
Shumica e infeksioneve qė transmetohen nė rrugė
seksuale mund tė kurohen. Shoqata e Planifikimit
Familjar ose mjeku do t’ju kėshillojnė pėr analizat qė
duhen bėrė pėr kėto infeksione. Nganjėherė nuk ka
shenja tė dukshme tė kėtyre infeksioneve. Njė rast i tillė
ėshtė pėrshembull infektimi nga klamidia. Prandaj ėshtė
gjithmonė mė mirė qė ta mbroni veten dhe natyrisht
partnerin tuaj, duke pėrdorur prezervativė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Semundjet Sexuale Empty
MesazhTitulli: Re: Semundjet Sexuale   Semundjet Sexuale Icon_minitimeTue Sep 18, 2007 2:22 am

SIDA mundja e shekullit

(Anglisht- AIDS)
shkurtimi i Aquired Immune Deficiency Sindrome
Sindromi i mungesės se Imunitetit te Fituar.

C'ėshtė SIDA?

Ėshtė semundje qe shkaktohet nga retrovirusi HIV. Pėr here tė parė u diagnostifikua me 1981. Ka prekur te pesė kontinentet. Vendet te cilat janė me atakuara nga ky virus janė: rajonet e Evropes Lindore dhe te Azise Qendrore. Deri ne fillim te vitit 2000 nga kjo semundje ne shkalle botėrore vdiqen rreth 18 milion dhe ishin percaktuar 36 milion banorė seropozitive.
Rasti i parė ne Shqipėri ėshtė identifikuar ne vitin 1993.Ndėrsa ky numer ėshtė ne rritje e sipėr. Ndėrsa ne Kosovė deri ne fillim te vitit 2001 ishin percaktuar 30 raste nga SIDA.

Me ēka karakterizohet kjo semundje?

Sida karakterizohet me renie te theksuar te mbrojtjes imunitare, me plogeshti dhe renie ne peshe.
Perhapet me rrugė seksuale (mėnyra me e shpeshte), rrugėt e gjakut, nėpėrmjet transfuzionit dhe injeksioneve dhe nga nėna e infektuar te femija i porsalindur.
Masat me kryesore informacion, parandalim, kujdes.
Deri me tani nuk ekziston asnjė vaksine kundėr kėsaj semundje VRASTARE.
Dita botėrore e SIDES ėshtė 1 dhjetori.
Pėr kėtė vit motoja e njė dhjetorit ėshtė:

JETO, LERENI TE JETOJNE"



SEMUNDJET E ORGANEVE SEKSUALE

Janė semundje ngjitese qe barten gjatė merdhenieve seksuale.
KOLPITIS-(infektimi i vagines)-ne ifektimin e vagines nuk marrine pjesė vetėm mikroorganizmat patogjen te femres por ndikon edhe dobesimi i rezistences se pergjitheshme.Profi laksa apo parandalimi e kėtij pezmatimi qėndron ne zbatimin e higjienes personale te organeve seksuale.

SIFILISI-edhe kjo semundje bartet me mardhenie seksuale,por kjo semundje ėshtė edhe trasheguese.Gjatė sherimit te pamjaftueshem kjo semundje mun te shkakton komplikacione kardiovaskulare,nervore dhe eshterore.

GONOREA-ėshtė njera nga sėmundjet me te perhapura te organeve seksuale.Bartet nga personi ne person me kontakt seksual.Terapia me peniciline ka dhėnė rezulatate te mira por pėr njė periudhe te shkurter kohore.



SIDA, SHUMICA S'KANE MBARUAR AS 8-VJEĒAREN.

Shumica e 116 personave te identifikuar si te prekur nga HIV/AIDS janė njerėz, te cilėt nuk e kanė pėrfunduar arsimin e detyruar 8-vjeēar, njė pjesė e te cileve rome, ndėrsa shumė pak vete janė te shtreses intelektuale e popullsise. Shumica e te prekurve janė nga Rrethina e Pejes. "Kjo tregon se informimi mbi mėnyrat e marrjes se virusit dhe kujdesi qe duhet treguar gjatė gjithė jetės, janė shumė te rėndėsishme",thot njė mjeke dhe specialist ne Insitutin e Shendetit Publik.

Gjdo vit me datėn 1 dhjetor ditėn ndėrkombėtare te luftės kundėr SIDA-s, slogani ėshtė "Jeto dhe leri te tjerėt te jetojne", pra kundėr diskriminimit te kėtyre personave dhe ruajtjes se "sekretit" tė tyre. Ne momentin e pare, kur sapo e merr vesh serio pozitiv shokohet. E ka prekur njė semundje vdekjeprurese dhe ai do tė vdesi shpejt?!. "Por, nuk ėshtė kėshtu, ai do tė rroj dhe disa vite, madje po u trajtua me paketen e barnave te SID-as, ai mund te jetoje me dekada si gjithė te tjerėt". Mjeket dhe personeli mjeksor nisin t'i shpjegojnė se si te kujdesen pėr veten dhe te mbrojne te tjerėt.

Kur shkon pėr te bėrė analizat i pacienti nuk ėshtė nevojshme qe te deklaroj emrin, por mund te mbetet anonim. Analiza mund te shenohet me njė kod nė vend te emrit dhe pėrgjigjja e saj te merret po ne baze te kodit. Si personeli i laboratorit dhe mjeku po nxorri "sekretin" e pacientit denohet me ligj. Armiku kryesor i te prekurve nga HIV/AIDS, ėshtė stresi. Dhe stresi tek kėta njerėz ndonjėherė ėshtė i madh, aq me tepėr kur shkaktohet nga diskriminimi. Ne njė shoqeri paragjykiste, si ajo shqiptare, stresi ėshtė i lartė. "Ka patur shumė raste kur familja, qe e merr vesh e para, i abandonon, shoqėria i largon. Po, kėshtu ka patur raste kur kanė humbur vendin e punės, apo dhe vet mjeket nuk ju kanė afruar ndihmėn e nevojshme, sapo e kanė marrė vesh se janė me HIV/AIDS", tregon Dasho. Stresi ule imunitetin, pra zhvillon semundjen e AIDS. Por, kur e merr vesh se dikush ėshtė me HIV/AIDS, ke frikė ta prekesh, t'i afrohesh, te bisedosh, te hash me te ne restorant, apo te pish njė ēaj. Ne kėto raste rreziku ėshtė zero. Ndėrkohė kryerja e marrdhenieve seksuale e bene te detyrueshme prezevativin cilesor. Ne kėto raste mbrojtja ėshtė 99 pėr qind e sigurt.

Problemi ėshtė se ne fazen e pare virusi nuk ka simptoma, dhe kjo faze mund te zgjase deri 10 vjet. Kjo ėshtė dhe arsyeja qe te prekurit nuk dyshojne dhe nuk i bėjnė analizat. Nga njė llogaritje e thjeshtė ne baze te te identifikuarve si te tillė mendohet se numri i te prekurve mund te shkoj deri ne 700 vete. Ne fazen e dytė, sistemi mbrojtes i organizmit nis te dobesohet, fillojnė shenjat e para, rėnia ne peshe, kolle e zgjatur, diarre, infeksion lekure, zmadhim te gjendrave infaktike, nisin sėmundjet oportune, dytesore, te cilat nuk gjenden tek njeri me imunitet te parekur, siē janė disa lloje pneumonish dhe kanceri. Kjo faze zgjat nga disa muaj deri ne dy vjet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Semundjet Sexuale Empty
MesazhTitulli: Re: Semundjet Sexuale   Semundjet Sexuale Icon_minitimeTue Sep 18, 2007 2:23 am

Pėr mendimin tim, seksi ėshtė shumė i mirė, por ka edhe shumė gjėra anesore qe duhet ti kemi parasysh.... PSH...

1. Seksi i bėn femrat me barre kur nuk duan.. (edhe me prezentativ, ose me birth control pills, prap si dihet)
2. Seksi te bėn tė vdesėsh (sėmundjet e ndryshme)
3. Seksi te bėn tė mendosh vetėm pėr seks, sidomos kur ėshtė i mirė, dhe po flas pėr okazionet kur nė vend qe tė punosh, mendon rreth nates "fantastike" qe kishe me te dashuren/dashurin.
4. Seksi te dobeson (hahahha pėr ēunat, se e di qe ju femrat vdesni pėr pak dobesim)
5. Seksi lind perdhunues
6. Seksi te len pa gjume
7. Seksi te bėn te kapesh njė femėr qe nuk e pėlqen dhe kurr nuk e lejoje dot ne jetėn tėnde te pėrditshme, por meqė ishe "horney", ja fute..........sa pėr pak qejf (kjo ėshtė me shumė pėr ēunat)
8. Seksi te bėn te tradhėtosh
9. Seksi te bėn te zihesh
10. Seksi te bėn tė harrosh endrrat e jetės profesionale
11. Seksi shkaterron shoqeri





Ekzistojnė njėzet (20) arsye qė seksi dhe dashuria ndikojnė nė bukurinė dhe nė shėndetin e femrave dhe tė meshkujve.

1. Dashuria e mjaftueshme do tė bėjė qė femrat tė duken nė formė tė mirė dhe me pamje tė shkėlqyeshme. Shkaku kryesor, i cili ndikon pėr kėnaqėsi nė dashuri dhe nė seks ėshtė tė tajiturit e sasisė sė dyfisht tė hormoneve tė ostrogenit.

2. Seksi ėshtė mė i bukur sesa kremet e shtrenjta kundėr rrudhave. Ai e nxit apo e shpejton qarkullimin e gjakut dhe lėkura bėhet mė e lėmueshme dhe mė e shtrėnguar, mė saktė mė e nderė (mė e shtrirė). Papastėrtia dhe puērrat zhduken.

3. Seksi ndikon edhe nė mbajtjen e vijės sė trupit bilonjė, d.m.th tė trupit tė bukur, shtathedhur. Gjatė seksit tė nxehtė dhe me plot pasion ėshtė konstatuar se shpenzohen 560 kalori tė tėra, po aq kalori sa shpenzohen pėr njė orė e gjysmė tė stėrvitjes me biēikletė dhomė. E me kėtė kjo paraqet edhe njėfarė kėnaqėsie.

4. Nė shtrat mund ta zvogėloni rrezikun nga ngushtimi i enėve tė gjakut. Gjatė kohės sa keni marrėdhėnie seksuale tajohet (formohet) hormoni qė e zvogėlon tensionin e gjakut.

5. Edhe disponimi pėrmirėsohet pas seksit, bile zhduket edhe depresioni dhe shfaqet ndjenja e lumturisė dhe e kėnaqėsisė.

6. Nėse juve ju mundon pagjumėsia, seksi para gjumit do t’ju bėjė ēudira. Ėshtė konstatuar se seksi ėshtė dhjetė herė mė i mirė se sa hapat pėr gjumė ose pėr qetėsim. Do tė ēliroheni tėrėsisht nga brengat dhe do tė flini tė qetė, sigurisht nja 25% mė mirė e mė gjatė.

7. Seksi ėshtė terapia mė e mirė dhe mė e fortė kundėr flamės dhe kundėr gripit. Netėt e nxehta tė seksit dhe tė dashurisė ndihmojnė edhe nė shėrimin e astmės dhe tė alergjisė.

8. Tashmė ėshtė konstatuar se edhe paraloja e zjarrtė gjatė seksit dhe dashurisė e shėron dhembjen e kokės. Enėt e gjakut nė tru, tė cilat kanė ngėrē, gjithashtu mund tė ēlirohen.

9. Loja me buzė dhe me gjuhė ndikon gjithsesi nė tajitjen e pėshtymės, e cila i mbron dhėmbėt nga kariesi dhe bigorri (guralecėt) e dhėmbėve. Pėrveē kėsaj, edhe puthjet e buta dhe tė ndjeshme ndikojnė pėr tė mirė nė seks, d.m.th. e stimulojnė atė.

10. Seksi i pakėson fatkeqėsitė nė rrugė dhe nė punė. Pas natės sė mrekullueshme tė seksit dhe tė dashurisė sė kaluar, njerėzit janė psikikisht mė stabilė dhe mė tė kujdesshėm.

11. Nė seks mė sė miri stėrviten muskujt e barkut dhe tė prapanicės. Pėr kėtė arsye zhduket stomaku, kurse prapanica bėhet edhe mė e fortė dhe e ngrejtur, mė saktė mė e ndėrtuar dhe ka njė pamje tė mrekullueshme, tė cilėn e merr pas seksit intensiv. Bile, seksi mundėson edhe qė tė dobėsohemi dhe nuk ka dietė mė tė mirė se seksi pėr t’i hequr kilogramėt e tepėrt dhe tė padėshiruar.

12. A bėheni tė harrueshėm dhe a plakeni?
Seksologėt kanė konstatuar se seksi dhe dashuria e ngadalėsojnė procesin e mplakjes (tė moshuarit) dhe e kthjellojnė mendjen, d.m.th. nuk bėheni tė harrueshėm dhe e ndalon mplakjen e parakohshme.

13. Nėse ju tėrheqin dashuria dhe seksi, nuk do t’ju dhembė lukthi fare, bile as rraskapitjet nuk do t’i njihni (pėrjetoni).

14. Po ta fitoni vetėbesimin nė shtrat, edhe partneri juaj do t’jua pranojė kėtė dhe nė jetė nuk do tė jeni tė komplikuar, pra, do tė ēliroheni nga tė gjitha komplekset e mundshme.

15. Seksi u jep njė pamje tė bukur kofshėve dhe kėmbėve. Nga celuliti nuk do tė mbetet asnjė gjurmė, sepse sistemi limfatik ėshtė mjaft aktiv, e posaēėrisht nė kėmbė.

16. Netėt e dashurisė i zgjidhin tė gjitha vėshtirėsitė dhe kėshillat nga institucionet pėr kėshillime martesore s’do t’ju nevojiten fare. Bisedoni nė shtrat me partnerin tuaj pėr gjithēka.

17. Sportistėt e dijnė tashmė edhe atė qė njė kohė tė gjatė se pas mesnatės sė suksesshme tė seksit dhe tė dashurisė reaksionet janė thjesht mė tė mira.

18. Seksi ėshtė me tė vėrtetė lloji mė i sigurt dhe mė i shpeshtė i sportit, i cili e vė nė lėvizje ēdo muskul tė trupit tė njeriut, e nė anėn tjetėr nė shtrat ka mė pak fatkeqėsi.

19. Seksi-terapia mė e fortė kundėr infarktit tė zemrės?!
Mjekėt kanė konstatuar se infarkti i zemrės i godet nė radhė tė parė njerėzit qė dashurohen shumė pak dhe qė jetėn seksuale e kanė shumė tė varfėr (pra ata qė merren mė pak me seks). Mirėpo, shumica e personave qė pėsojnė infarkt, pas kėtij infarkti e ndėrpresin jetėn seksuale tė rregulltė, nga frika mė tepėr. Por, sipas mjekėve, kjo ėshtė plotėsisht e gabuar dhe e dėmshme, sepse seksi i rregullt pas infarktit, ndikon dhe e stimulon stabilizimin e imunitetit. Nėse nuk e besoni kėtė, para se tė provoni, kėshillohuni me mjekun.

20. Seksi ju bėn shumė tėrheqės dhe joshės (ngashnjyes). Kur dashuron shumė, nėnkuptohet se bėn seks edhe mė shumė e mė shpesh, dhe me kėtė rast krijohen fenomene tė njė seksi parfumi tė butė, me aromė tė mirė dhe joshėse, por shumė tė rėndėsishme. Femrat i bėn tė dėshirueshme, kurse meshkujt mė tė furishėm (mė agresivė)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Semundjet Sexuale
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Semundjet e mukozes se gojes dhe trajtimi i tyre
» Nente kurat popullore per semundjet e stomakut
» Semundjet fatale , hetim i huaj ne Elbasan

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: TEMA SHOQERORE :: EroS-
Kėrce tek: