ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Dashuria per nenen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Dashuria per nenen   Fri Sep 28, 2007 3:03 am

DASHURIA PER NENEN

Tregimi qe vijon ėshtė njė tregim i shkurtėr, mirėpo shume tėrheqės dhe kuptimplotė. Mbetem me shpresė se do t’u pėlqej shumė...
Pas 21 vitesh martese, hasa ne njė dashuri te ēiltėr.
Para disa kohesh, fillova te kaloj kohen me njė grua te ve qysh prej 19 vite. Gruaja ime ma parapriu me fjalėt e saja, duke thėnė: E di shume mire se sa e doni atė...
Gruaja pėr te cilėn me kėshillonte shoqja ime te kaloj ēaste me te, ishte Nėna ime, e cila kishte mbetur e vejė qysh para 19 viteve. Punėt dhe obligimet e shumta si dhe 3 fėmijėt kishin bėrė qe nenėn time ta vizitoj shume rralle.
Nje ditė prej ditesh, gjeta kohėn qe ta ftoj nėnėn time per darkė. Mora telefonin dhe e telefonova. Ishte bėrė vonė dhe Nena u be merak kur ma degjoi zerin, nuk e kishte zakon qe te flas me dikend ne kohe te vona, dhe me pyeti: Si je biri im? Mire jam nene- iu pergjigja. Te telefonova nga koshienca per te kaluar disa ēaste me ty. Me pyeti: Vetem ne te dy? U mendua pak dhe me tha: Me pelqen propozimi yt...
Diten e enjte, pasi mbarova orarin e punės, u nisa per ne shtepine ku banonte nena ime. Ndihesha paksa i shqetėsuar...Kur arrita ne shtėpinė e nėnės, vėrejta se edhe ajo ishte paksa e merakosur dhe ishte duke pritur te dera e shtėpisė. Ishte veshur bukur dhe mu duk se kishte veshur fustanin e fundit qe ia kishte blerė babai im pak para se te vdiste.
Duke buzėqeshur si nje engjėll me tha: Biri im, te gjithėve iu kam thėnė se sonte do te dalė me djalin tim, dhe qe te gjithe jane gezuar, andaj te gjithe me padurim presin kthimin tim per t’ua sqaruar hollesite e ketij takimi.
Shkuam ne nje restaurant jo te zakonshem, mirėpo i bukur dhe i qete, nena u mbeshtet ne krahun tim dhe dukej sikur te ishte nje zonje. Pasi u ulem, fillova ta lexoj listen e gjellerave, edhe pse nena nuk ishte ne gjendje te lexonte perveq shkronjave te medha. Gjersa po lexoja listen e ushqimeve, nena me shiqonte me nje buzėqeshje te gjere, me dy buzet e saja te ēara, me ndėrhyri, duke thene: “Kur ishe i vogel, une isha ajo qe lexoja per ju”. Ndersa tani ka ardhur koha te ta kthej kete borxh dhe ja une po lexoj sot per ty. Ēlodhu dhe pusho nena ime – i thashe.
Gjate tere mbrėmjes biseduam dhe nuk kishte asgjė te rendomte, me pėrjashtim te nostalgjive dhe perditshmerise sone. Qėndruam aq shume sa qe koha ishte bere shume vone.
Pasi qe u kthyem dhe arritem te dera e shtepise, me tha Nena: Kam deshire qe te dalim sebashku perseri, mirėpo me kusht qe une te paguaj? Ia putha doren dhe i thashe lamtumire. Pas disa ditesh, me erdhi lajmi se Nena kishte nderruar jete. Kishte vdekur nga sulmi ne zemėr. E tere kjo ndodhi per nje kohe shume te shkurter qe une asgje nuk munda te bej per te.
Kaluan ca dite dhe nga posta me arriti nje leter e derguar nga restauranti, ne te cilin kishim darkuar une dhe nena ime. Ne te kishin qene disa fjali te shkruara nga dora e Nenes sime: “Kam paguar faturen para kohe, duke e ditur se nuk do te kem rastin te takohem me ty perseri. Me rendesi eshte se bera pagesen per dy persona, per ju dhe gruan e juaj. Ju assesi nuk mund ta pershkruani vleren e asaj nate, ne te cilen darkuam sebashku. Te dua shume biri im”.
Ne kete moment, arrita te kuptoj domethėnien e fjales “Dashuri” apo “Te Dua”. Nuk mund ta kuptosh domethenien madheshtore te kesaj fjale derisa nga dashuria juaj te mos vjele miresi dhe bukuri edhe pala tjeter ashtu siq beri nena ime. Asgje nuk ka vlere me shume sesa Prinderit, e ne veēanti Nena.
Dhuroja kohen te cilen ata e meritojne...Duhet ditur se ky eshte obligim i Allahut dhe i Prinderve, prandaj keto gjera nuk shtyhen. Me kete rast, me ra ndermend tregimi kur qe pyetur Abdull-llah Bin Umeri: “Nena ime eshte e moshuar, nuk mund te levize fare, dhe me duhet ta bart ne ēdo vend, madje edhe kur ta kryen nevojen...Nganjehere nuk ka fuqi qe ta permbanė veten keshtuqė, kryen nevojen duke qene ne duart apo shpinen time...A mendon se une e kam kryer obligimin ndaj saj? Ibni Omeri u pergjegj: A e ke harruar femijerine tende kur edhe ju vepronit keshtu me nene tuaj?! Ju po i sherbeni duke shpresuar vdekjen e saj, ndersa ajo iu sherbente juve, me gjithe mundimet dhe lodhjet qe kishte, dhe prape shpresonte jeten dhe lumturine tuaj”. Vertet dallim i madh ne mes ketyre dy qendrimeve...
Shpresojme se porosia dhe mesazhi i kesaj ngjarjeje do t’iu arrij edhe atyre te cilet ende i kane prinderit gjalle

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Dashuria per nenen
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: TEMA SHOQERORE :: DiSkuTimE ShoQeroRe-
Kėrce tek: