AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Para Nentorit Te Dyte

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Para Nentorit Te Dyte Empty
MesazhTitulli: Para Nentorit Te Dyte   Para Nentorit Te Dyte Icon_minitimeMon Nov 19, 2007 3:51 am

Ana e panjohur e Ismail Qemalit nė kujtimet e sulltanit tė fundit turk. Njė libėr qė na tregon se para luftės pėr shpalljen e pavarsisė shqiptare, Qemali kishte bėrė tė tjera pėrpjekje: nė mbrojte tė perandorisė osmane. Si president i parlamentit turk

Qė Ismail bej Qemali ka patur funksione tė rėndėsishme administrative nė perandorinė osmane, qė ai u shqua shumė shpejt si njė prej personaliteteve mė tė rėndėsishme tė saj, qė postet e tij tė larta ka ditur t'i pėrdorė me dinakėri pėr tė ndihmuar lėvizjen ēlirimtare tė bashkėatdhetarėve tė tij, qė nė kohėt kur u duk qartė se njė nga rrugėt mė tė mundshme qė Shqipėria tė krijonte kushte tė favorshme nė luftėn pėr autonominė e saj dhe pėr tė larguar rrezikun e copėtimit tė vendit ishte pėrmbysja e regjimit autokrat tė sulltanit tė fundit Abdyl Hamidit II, Ismail Qemali hyri nė bashkėpunim me lėvizjen nacionale-borgjeze tė turqve tė rinj, qė drejtohej kundėr absolutizmit tė sulltanit... tė gjitha kėto historianėt tanė kanė kohė qė na e kanė rrėfyer.

Ashtu siē kanė rrėfyer tė qartė dhe kohėt e syrgjynosjes sė tij nga Porta e Lartė, shtatė vitet e internimit nėpėr vende tė ndryshme tė Evropės, ku dhe do tė krijonte lidhjet me shoqatat e ndryshme tė lėvizjes shqiptare.

Ndėrsa fundi i viteve '80 e rikthen sėrish Ismail bej Qemalin pranė Portės sė Lartė. Ai qė e kishte surgjynosur e thirri sėrish, nė kohėt kur i duhej mė shumė. Kėtė nuk na e tregon mė historia e ndėrtuar nga studiuesit tanė, por nga vetė sulltani i fundit, Abdy Hamidi II, sipas rrėfimit tė tė cilit skicohet njė portret i ri i Ismai Qemalit, disi ndryshe nga ai i formatizuar me konture tė sakta nga historia jonė. Sulltani i fundit, ndėrsa tregon jetėn e tij, qė nga ditėt e para kur e sollėn nė pushtet e deri nė ditėt e fundit tė perandorisė sė tij, na zbulon me sinqeritetin e tij njė fakt qė nuk rrjedh aspak i forcuar, pėrkundrazi, vjen krejt i natyrshėm: ka qenė njė moment kur ai dhe Ismail Qemali nuk janė parė si rivalė tė njėri- tjetrit, por si dy aleatė tė shqetėsuar pėr tė mbrojtur ligjin dhe pėr tė shpėtuar Perandorinė. Njė moment i tillė e shumė tė tjerė si ai, qė zbulojnė anė tė panjohura tė Ismail Qemalit, deri nė ditėn kur mbėrriti nė Shqipėri pėr tė ngritur flamurin nė Vlorė, zbulohen nė librin "Sulltani i fundit" tė Mishel de Gres, qė ėshtė sjellė nė shqip nga "Plejad". E sipas kėsaj historie, plaku i Vlorės ka ditur tė luajė me dinakėri, jo vetėm pėr Shqipėrinė. Karriera e mbarė politike, aq sa arrin tė bėhet dhe president i parlamentit turk, nė kohėn mė tė keqe tė sulltanit tė fundit, ėshtė njė tregues i qartė i kėsaj loje.

Rishfaqja e Ismail Qemalit pranė Portės sė Lartė ndodhi nė kohėt kur sulltan Abdyl Hamidi II po ndjente fundin e perandorisė sė tij dhe kur i duhej tė bėnte pėrēapjet e fundit pėr tė mbijetuar. Ishte koha kur Anglia dhe Rusia, qė kishin qenė nė njė garė tė egėr dhjetėvjeēare xhelozish, urrejtesh, luftrash tė hapura dhe konfliktesh tė padukshme, u afruan me njėra- tjetrėn. Njė afrim ky, qė habiti gjithė botėn e qė e pikėlloi shumė sulltanin, sepse ky bashkim i rivalėve tė vjetėr, do tė thoshte pėr tė fundi i politikės sė pėrēarjes, tė cilėn e kishte pėrdorur me sukses gjatė shumė viteve tė krizės. Nė njė moment tė tillė sulltani tregon nė libėr se kishte arritur tė pyeste papushuar veten: "A kishim arritur ne, kombi dhe unė nė fundin fatal, tė cilin e kisha parashikuar prej shumė kohėsh e qė isha pėrjekur tė shtyja deri tani?" E si tė mos mhjaftonte ai bashkim rivalėsh, krizėn e sulltanit do ta shtonte dhe komiteti "Bashkim Pėrparim", qė nė tė njėjtėn kohė kishte evoluar nė lėvizjet e tij. Abdyl Hamidi II rrėfen nė kėtė libėr se "isha informuar dhe kisha rėnė nė gjurmėt e njė komiteti, qė mund t'i kishte rrėnjėt nė gjithė Maqedoninė e Shqipėrinė, madje dhe nė disa qytete tė Turqisė aziatik, ndaj ngrita njė komision special, kinse pėr ta ispektuar kėtė grupim". Por objetivi i komisionit ishte qė t'i jepte fund veprimtarisė sė komitetit tė shoqėrisė "Bashkim e Pėrparim". Ndaj mė 16 korrik shpalla njė amnisti pėr tė gjithė anėtarėt e komitetit "Bashkim e Pėrparim". Por kjo nuk do tė zgjidhte asgjė. Ndaj sulltan Abdyl Hamidi II u dorėzua pėrpara kėrkesės sė vazhdueshme tė kėtij komiteti pėr rivendosjen e menjėhershme tė kushtetutės sė vitit 1876. "Mė 17 dhjetor 1908 u zhvillua ceremonia e hapjes sė parlamentit. Nė orėn 11 nė Parlament filluan tė vijnė deputetėt dhe personalitetet e larta. Nė orėn njė fiks, deputetė e zyrtarė tė tjerė, u ēuan nė kėmbė, me njė heshtje varri. Midis deputetėve tė Shqipėrisė dallova Ismail bej Qemalin, qė ishte kthyer nga mėrgimi. Kur sekretari lėshoi, gati si njė sfidė, frazėn e fjalimit tim "Nė kundėrshtim me tė gjithė ata qė kishin mendim tjetėr, ne shpallėm vėnien nė fuqi tė Kushtetutės dhe urdhėruam zgjedhje tė reja", deputetėt e prishėn heshtjen duke treguar njė miratim solemn".

Por nuk qe e thėnė qė tė pėrfundonte me kaq. Parlamenti i sapo ēelur u pėrēa sepse pėrkrahės tė shumtė tė rivendosjes sė ligjit tė shenjtė tė Sheriatit u ngritėn kundėr laicitetit tė Kushtetutės. Ata ishin tė shumtė: oficerė, funksionarė, fshatarė, punėtorė, tregtarė... "Nė agimin e 13 prillit tė vitit 1909", shkruan Abdyl Hamidi II u zgjova nga tė shtėna pushkėsh. Qarkullonin fjalė shumė alarmante: regjimentet do tė hidheshin njėri pas tjetrit nė kryengritje", kujton sulltan Abdyl Hamidi II. Nė njė momnet tė tillė, sipas rrėfimit tė sulltanit duket qartė qė Ismail Qemlai ka dhėnė kontributin e tij, qė brenda parlamentit. Njė kontribut qė nė pamje tė parė nuk duket se ka tė bėjė shumė me Shqipėrinė. "Ismail bej Qemalit i ishte dashur tė pushtonte centralin telefonik tė Parlamentit, sepse ndėrtesa ndodhej nė duart e ushtrisė. Jashtė ndėrtesės ndodheshin rreth njėzet e pesė mijė ushtarė, kurse holli dhe galeritė e dhomės sė deputetėve ishin plot me njerėz tė armatosur e ku nuk bėhej asnjė oficer i gjallė. Ministrat, pėrfaqėsuesit e Komitetit "Bashkim e pėrparim", presidenti i parlamentit ia kishin mbathur mė parė. Nuk kishte mė qeveri, nuk kishte mė parlament, hierarkia ushtarake nuk ekzistonte. Ismail Qemali u kėrkoi ushtarėve tė dilnin nga salla, por ata nuk pranuan. Debati mes ushtarėve dhe deputetėve ishte i fortė. Mė nė fund u vendos qė njė pėrfaqėsi tė vinte tek unė, tė mė kėrkonte tė rrėzoja qeverinė dhe tė amnistoja rebelėt. Pėrfaqėsinė e kryesonte Ismail Qemali, por kur mbėrritėn pranė Portės sė Lartė, njė kordon i gjerė ushtarėsh e ndaloi. Urdhėri ishte qė tė mos lejohej absolutisht askush tė kalonte, prandaj tytat e pushkėve u drejtuan nga karrocat e dėrgatės. Ismail bej Qemali zbriti nga karroca e tij dhe u pėrpoq tė bisedonte por pa rezultat. Pėrfaqėsia u kthye nė drejtim tė Parlamentit, ndėrkohė qė njė breshėri e vazhdueshme tė shtėnash krijoi njė panik tė pėrgjithshėm". Duke mos patur mundėsi ta takonte drejtėpėrsėdrejti, Ismail Qemali iu lut nė telefon sulltanit tė emėronte njė vezir tjetėr tė madh, duke e bindur se shkarkimi nga detyra i funksionarėve, i njerėzve, qė deri atėherė kishin qenė nė pushtet, imponohej nga nevoja e zgjidhjes urgjente tė situatės, pėr tė shmangur anarkinė dhe pėr tė frenuar veprimet e ushtrisė, qė ulėrinte nė sheshin At Meidan. Por sulltani kishte hezituar nė fillim i bindur se: "Emėrimi i njė veziri tė madh tė ri do tė mė kompromentonte me kryengritjen, pikėrisht nė ēastin kur unė dyshoja nė natyrshmėrinė e saj. Mė vinte neveri tė dilja garant, duke mos patur fare tė bėja me ta. Megjithatė tė gjithė mė konsideronin autorin e atij reaksioni koservator qė mė sė shumti ishte drejtuar kundėr shoqėrisė "Bashkim e Pėrparim".

Dhe Ismail Qemali nuk e kishte lėnė me aq, sepse pėrmes sulltanit kėrkonte tė shuante kryengritjet ndaj komitetit "Bashkim pėrparim". Kishte kėmbėgulur sėrish nė telefon nga parlamenti. "Ai mė pėrshkoi pamjen e sheshit At Meidan, qė e vėrente nga dritarja ku ushtarėt ulėrinin gjithnjė e mė shumė: Vdekje komitetit! Vdekje Bashkim Pėrparimit! Ismail Qemali vazhdonte tė mė lutej pėr emėrimin e njė veziri tjetėr, sepse ishim nė prag tė njė kaosi tė gjakderdhjes e se fantazma e luftės civile vinte rrotull". Pas kėsaj telefonate, sulltani tregon se i dėrgoi njė telegram zyrtar Parlamentit, ku njoftonte emėrimin e vezirit tė ri, qė quhej Xhevat Pasha. "Kur ia bėra tė ditur nė telefon Ismail Qemalit kėtė vendim, dėgjova njė psherėtimė lehtėsimi, qė doli nga goja e tij. Ai mė falenderoi pėr vendimin, qė u mor nė ēastin e duhur, sepse ushtarėt po ndizeshin gjithnjė e mė shumė". Sulltani i dėrgoi dhe njė telegram zyrtar parlamentit, ku konfirmonte emėrimin e kėtij veziri dhe njė amnisti pėr rebelėt. E dėrgoi vezirin e ri nė Parlament me njė defter ku tregohej krijimi i qeverisė sė re. "Sapo mbėrriti ai nė parlament dhoma e deputetėve u mblodh"-, kujton sulltani, -"Gjashtėdhjetė deputetėve, iu shtuan dhe dhjetė tė tjerė. Ata zgjodhėn president, me vota tė plota, Ismail Qemalin". Me njė post tė tillė tė lartė, Ismail Qemali do tė dinte tė luante mirė tashmė. Qė nė fillim iu lut sulltanit qė tė emėronte sa mė shpejt njė ministėr lufte. Sulltani vendosi Et'hem Pashėn. "Nė kohėn kur do tė njoftoja Ismail Qemalin pėr zgjedhjen qė kisha bėrė, linja telefonike u ndėrpre, ndaj e nisa menjėherė Et'hem Pashėn nė Parlament, pėr tė ndihmuar ligjshmėrinė". Kryengritjet kishin arritur nė kulmin e tyre. Vetė ministri i ri i Luftės arriti tė vendosė disi qetėsinė. Por, nė fakt ishte njė qetėsi e rreme. Turma tė acaruara njerėzish sulmonin zyrėn e komitetit "Bashkim Pėrparim" ndaj tė gjithė ata qė kishin mbėshtetur regjimin e "Bashkim pėrparimit" pėrpiqeshin tė iknin. Ministra, pashallarė e gjeneralė gjenin strehė nė ambasadat e konsulltat. Turma tė tjera tėrrisnin "Duam sovranin". "Ishim kthyer nė kohėn e jeniēerėve. Popullsia myslimane kishte filluar vjedhjet me armė. prania e ushtarėve vetėm sa kishte ndikuar nė egėrsimin e masakrave, sepse ata bashkoheshin me vrasėsit. Por unė nuk kisha tė drejtė tė ligėshtohesha e tė lija pas dore punėn. Duhej shpėtuar ēfarė mund tė shpėtohej. Vesha uniformėn dhe vendosa pėr tė pritur vezirin e madh, qė sapo ishte emėruar, ministrat dhe figurat kryesore tė shtetit. Ndoshta ishte njė ceremoni e papėrfillshme, por nė kėto rrethana, duhej ruajtur formaliteti mė shumė se kurrė". Ndėr figurat shtetėrore ishte padiksutim dhe Ismail bej Qemali. Madje ky do tė ishte momenti ky ai do tė bėhej mė i dukshėm se kurrė e kur sulltani mė shumė se kurrė do ta konsideronte si krahun e tij tė djathtė. Eshtė pikėrisht ky moment qė na zbulon njė marrėdhėnie tė ēuditshme mes sulltanit tė fundit turk dhe Ismail Qemalit. "Pasi u larguan gjithė tė ftuarit e tjerė, mbajta Ismail Qemalin, presidentin e ri tė Parlamentit, tė cilin nuk e kisha parė prej nėntė vjetėsh, periudhė gjatė sė cilės, ai kishte qenė nė mėrgim jashtė shtetit". Ajo ēfarė kujton mė pas sulltani tingėllon paksa ēuditshmė megjithatė ai nė librin e tij tė kujtimeve rrėfen se: "Atė ditė nuk ishim kundėrshtarė tė njėri- tjetrit, por aleatė tė shqetėsuar tė mbronim ligjin dhe tė shpėtonin Perandorinė". Pastaj vijon njė djalog vėrtet shumė miqėsor, ku duket qartė "dorėzimi" i sulltanit. Ai iu betua, pėrpara Ismail Qemalit, pėrpara Profetit dhe Kuranit, se nėqoftėse dikush do t'i hidhej tek kėmbėt e t'i lutej tė rivendosja absolutizimin, pėr tė ruajtur fronin, nuk do ta pranonte. Ndėrsa Ismail Qemali i qe pėrgjigjur se problemi kryesor ishte tė rivendosej rregulli dhe disiplina nė ushtri. "E si pra Bej"- e kishte pyetur sulltani ndėrsa Ismail Qemali kishte ulur kokėn pa mundur tė ofronte dot asnjė zgjidhje. Nuk kishte patur vėrtetė njė zgjidhje tė tillė apo nuk kishte dashur, kjo nuk mund tė thuhet. Sulltani na bėn tė qartė njė gjė nė rrėfimin e tij: "Kur Ismail Qemali doli, edhe pse punėt nuk kishin pėrparuar nė asnjė drejtim, unė pata bindjen se kisha fituar njė mik. Kjo fitore kaq e vogėl mė dha njė fije besimi". Njė miqėsi kjo, nuk do tė mund ta zgjaste shumė. Pak ditė pas atij takimi kokė mė kokė me Ismail Qemalin sulltani do tė merrte lajmin se komandanti i trupave tė Maqedonisė, nuk e njihte qeverinė e re dhe se do tė marshonte drejt kryqytetit pėr tė rivendosur regjimin kushtetues. Atėherė sulltani kishte kuptuar se kur kishte pranuar kushtetutėn, padashur kishte prishur llogaritė e rebelėve. "Nė fakt kundėrshtimin tim ata e kishin si shkak pėr tė mė rrėzuar, ndaj dhe si tė zemėruar kishin shpikur kėtė kundėr - revolucion qė mė veniste pėrfundimisht". Ditėt qė pasuan mbretėroi njė gjysmė anarkie. "Po luftohej me tėrbim midis ushtarėve tė rregullt dhe rebelevė. Ishte revolucion, ishte luftė, ishte fundi". Nė kėtė krizė, Ismail bej Qemali do t'i afrohej sėrish pėr ndihmė. "Mė thirri nė parlament", kujton vetė sulltani". Dhe ndoshta ky ishte dhe takimi i fundit mes tyre, sepse situata erdhi gjithnjė e mė e acaruar. Ishte shpallur gjendja e shterrethimit. "Linjat e komunikimit ishin ndėrprerė. Ishim mė tė izoluar se kurrė. Tė kėrcėnuar ishin dhe kampionėt e liberalizmit: Qamil pasha, veziri i madh i vjetėr, vendosur nga komiteti ishte arrestuar nė shtėpi. Ismail bej Qemali duke patur frikė se i rrezikohej jeta u strehua nė ambasadėn angelze". Deri kėtu arrin rrėfimi i sulltan Abdyl Hamidit II, pėr mardhėniet me Ismail Qemalin. Mė pas historia e tij vazhdon me fatin e tij, deri nė ditėt e fundit tė perandorisė dhe tė vetė jetės sė tij. Nė ato ditė kur Ismail Qemali do tė vijonte me ato pėrpjekjet qė tashmė janė rrėfyer dhe njohur nga historia, pėr tė vazhduar pastaj tė gjitha atkimet diplomatike qė do finalizoheshin me hyrjen triumfale nė Vlorė, ku ai ish presidenti i Parlamentit turk, tashmė kryemisnistėr i Shqipėrisė do tė shpallte Pavarėsinė. Duke hyrė nė historinė zyrtare shqiptare, jo me tė gjithė tė vėrtetat e sė kaluarės sė tij.

Sulltani i mallkuar

"Sulltani i fundit", pėrmes kujtimeve tė Abdyl Hamidit II, tė mbledhura nė kėtė libėr historik nga Mishel De Gres, na sjell ditėt e fundit tė perandorisė osmane. Qė nisin me ardhjen nė pushtet tė atij qė do tė njihej jo vetėm prej emrit tė tij por dhe si "Sulltani i kuq", "Abdyli i Mallkuar", "Zotėri i madh".

Shėndeti i rėnduar i sulltan Muratit do tė ngjiste nė fron kėtė vėlla tė vogėl tė tijin. Ai vetė ka rrėfyer nė libėr: "Duke mos qenė nė gjendje Murati tė drejtonte punėt, tė gjithė nisėn tė mendonin se nuk mund tė vazhdohej kėshtu. Kur punėt shkuan deri nė kėtė pikė, ambasadori i Anglisė, sėr Henri Eliot, thirri nė vilėn e tij bashkėpunėtorin mė besnik tė Mit'hat Pashės, Ismail bej Qemalin, pėr t'i shpjeguar domosdoshmėrinė pėr tė gjetur njė zgjidhje urgjente ligjore tė situatės shumė tė ndėrlikuar tė krijuar nga sėmundja e sulltanit", kujton vetė Abdyl Hamidi. Pasi ambasadori anglez u kishte dhėnė kėtė kėshillė (qė nė tė vėrtetė ishte njė paralajmėrim), pėrmes Ismail Qemalit qeverisė pėr pamundėsinė e vazhdimit tė funksionimit, ministrat vendosėn tė thėrrisnin pėr konsultė njė nga psikiatrėt mė tė mėdhenj tė kohės. Pasi, njė prej mjekėve mė tė njohur tė kohės, vizitoi Muratin, Ismail Qemali pėrhapi versionin e qeverisė. Domethėnė atė tė Mit'hat Pashės: truri i Muratit ujėsohej gradualisht dhe megjithė mundėsitė pėr pėrmirėsime tė lehta e tė pėrkohshme, ishte e qartė se sulltani nuk shėrohej. Ndaj nė ditėt e fundit tė majit 1876, fronin e zuri Abdyl Hamidi II, tė cilin arriti ta mbajė deri nė fillimin e vjeshtės sė 1912. Pastaj u largua Ēiringam, atje ku kishte lindur e ku kishte jetuar vėllai i tij, Murati. Jetoi atje deri nė shkurtin e 1918-ės, nga njė krizė nė zemėr.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Para Nentorit Te Dyte
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lufta e Dyte Boterore
» Lajme Sportive Shqiptare
» Kujtime-pjesa e dyte-Zerat e vertet‏

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: HiStoRiA-
Kėrce tek: