ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Blihet 83 mln euro, kufizimet drastike vazhdojnė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
avatar

Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: Blihet 83 mln euro, kufizimet drastike vazhdojnė   Sat Dec 01, 2007 7:22 pm

Blihet 83 mln euro, kufizimet drastike vazhdojnė
01-12-2007

KESH mban nė nivele tė ulėta prodhimin e energjisė, duke mos reduktuar kufizimet e energjisė
Kufizimet e tejzgjatura tė energjisė elektrike vazhdojnė nė tė gjithė vendin, nė njė kohė qė niveli i ujit nė liqenin e Fierzės ka kaluar 275 metėr, qė ėshtė edhe pika optimale. Me kėtė nivel ujėrash dhe prurjesh KESH mund tė ulte ndjeshėm kufizimet e energjisė, por Korporata vazhdon qė tė prodhojė nivele tė ulėta tė energjisė. Gjatė ditės sė djeshme prodhimi i energjisė ka qenė 7.9 milionė kWh, ndėrsa importi 8.5 milionė kWh. Edhe prurjet e ujit nė kėtė liqen vlerėsohen si mesatare duke shkuar nė rreth 265 m3/sek. Por KESH vazhdon qė tė ruajė rezervat ujore nė Fierzė dhe prodhimi kryesor i energjisė vjen nga HEC-et Koman dhe Vau i Dejės. Njė strategji e tillė e ndjekur nga ana e Korporatės bėn qė niveli i kufizimeve nė vend mos tė ketė asnjė pėrmirėsim, ndėrsa vendi ėshtė futur nė muajin e ftohtė, gjatė tė cilit edhe konsumi i energjisė ėshtė mė i lartė. Kufizimet e energjisė nė vend variojnė nga 4 orė pėr zonat mė "fatlume" nė kryeqytet, duke vazhduar me zonat rurale ku kufizimet e energjisė shkojnė deri nė 17 orė nė ditė.

Vendi mbetet nė krizė

Pėrmirėsimi i ndjeshėm i situatės hidrike nė vend dhe shtimi i reshjeve gjatė ditėve tė fundit, nuk kanė ndryshuar furnizimin e vendit me energji. Oraret e territ mbeten tė tejzgjatura, nė njė kohė qė shtesa e pakėt nė prodhimin vendės tė energjisė ka shkuar pėr rritjen e konsumit nė stinėn e dimrit. Reshjet qė kanė rėnė nė lumin Drin mė sė shumti janė pėrdorur nga ana e KESH pėr tė rritur rezervėn ujore pėr muajt nė vazhdim. Situatat e tejzgjatuta tė thatėsirės gjatė 3 viteve tė fundit, kanė ngulitur njė strategji emergjence pėr qeverinė, ku ruajtja e rezervės ujore dhe mbajtja nė nivele tė larta tė kufizimeve tė energjisė mbeten edhe strategjia afatshkurtėr.

Import vetėm pėr 3 muaj

Pas shpalljes sė tenderit vjetor prej 222 milionė eurosh, KESH ka lidhur kontrata me 7 kompani vetėm pėr 3 muaj, me njė shumė totale prej 83 milionė euro. Pjesa tjetėr e energjisė sė ofruar, me njė vlerė totale prej 140 milionė euro, nuk ėshtė pranuar nga ana e KESH. Rritja e reshjeve gjatė dy javėve tė fundit ka rritur pritjet pėr njė pėrmirėsim tė prodhimit vendės tė energjisė nė muajt nė vazhdim. Arritja e nivelit prej 275.3 metėr e Fierzės dhe parashikimet pėr njė dimėr me reshje, bėjnė qė mundėsitė tė rriten qė Fierza nė muajt nė vazhdim tė kapė kuotėn maksimale, qė ėshtė mbi 291 metėr. Derisa Fierza tė arrijė kėtė nivel, shpresat pėr njė reduktim tė kufizimeve nė muajin e ftohtė mbeten tė pakta, ndėrsa impaktet e krizės nė ekonomi po bėhen gjithnjė edhe mė prezente.

Treguesit nė kaskadėn e Drinit :

7.9 milionė kWh prodhimi
8.5 milionė kWh importi
16.4 milionė kWh konsumi
275.33 metra niveli i ujit nė Fierzė
265 m3/sek prurjet e ujit
56 cm rritja ditore e nivelit tė ujit
173.22 metra niveli i Komanit
73.92 metra niveli i Vaut tė Dejės

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Blihet 83 mln euro, kufizimet drastike vazhdojnė
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: EkoNoMiA E BiZneSi-
Kėrce tek: