AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Aktualiete te ndryshme ...

Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 10:44 pm

Prokuroria heton zyrtarin e gjashte
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Prokuroria zgjeroi rrethin e personave te dyshuar si bashkepunetore te personave te arrestuar gjate operacionit, te koduar "Gjoba e fundit". Hetimet me te fundit kane nxjerre dhe emra te tjere te implikuar qe jane drejtues te Policise Tatimore dhe qe kane pasur lidhje me gjashte te arrestuarit e pare te aksionit, pese nga te cilet zyrtare. Gazeta "Koha Jone" botoi lajmin se policia dhe prokuroria kishte nen vezhgim dhe hetim nje zyrtar te gjashte te Policise Tatimore. Emri i tij ka dale nga pyetja e te ndaluarve te pare dhe e biznesmeneve te demtuar, te cileve u behej presion qe te paguanin ryshfete qe te shpetonin nga gjobat.



Edituar pėr herė tė fundit nga nė Fri Dec 07, 2007 10:47 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 10:44 pm

Jetonte e vetme, digjet e gjalle e moshuara
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Nje grua 57-vjecare, qe jetonte e vetme ne banesen e saj njekateshe ne fshatin Lifaj, te komunes Krutje ne Lushnje, ka humbur jeten pasi u dogj e gjalle pas nje zjarri te rene gjate oreve te para te mengjesit te djeshem. Vera Gropo eshte gjetur e pajete nga fqinjet qe jane perpjekur t'i vijne ne ndihme, ndersa policia nisi hetimet per te zbuluar nese zjarri ka qene i qellimshem. Mesohet se viktima jetonte e vetme ne banese, pasi disa vjet me pare i kishte vdekur bashkeshorti dhe tre vajzat i kishte te martuara. Djali i vetem i 57- vjecares ishte emigrant ne Greqi dhe jetonte ne kete vend me familjen e tij. Rreth ores 06:00 te mengjesit te djeshem kane qene fqinjet, qe kane vene re banesen e shkrumbuar te te moshuares dhe njoftuan policine. Por brenda u gjet e pajete 57-vjecarja Gropo. Gruaja eshte asfiksuar ne gjume nga tymi, ndersa ka qene e pafuqishme per te shpetuar veten. Burime te policise thane se dyshohet qe shkak i zjarrit te rene te jete nje qiri, qe eshte harruar ndezur nga viktima gjate oreve te nates, pasi ka munguar energjia elektrike ne zone.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 10:45 pm

Ryshfeti i bizneseve, pranga kryetatimorit
E Premte, 07 Dhjetor 2007

"Gjoba e fundit" ve ne pranga te fundmin e drejtuesve te Policise Tatimore ne Tirane, i akuzuar per korrupsion pasiv dhe shperdorim detyre. Pasditen e djeshme, agjentet e antikrimit ekonomik, pas vendimit te Gjykates se Tiranes, qe dha masen "arrest me burg", ka ndaluar Arjan Paskaj, 39 vjec, shef i rajonit nr. 2 ne Policine Tatimore te kryeqytetit. Urdhri i arrestit ishte leshuar edhe nga prokuroria qe prej muajit shtator, kur perfunduan ne qeli ish-kreu i tatimoreve dhe kater inspektore dhe nje i akuzuar si sekser. Pervec Paskajt mesohet se eshte arrestuar edhe nje person i dyte, emri i te cilit nuk u be publik per shkak te hetimeve. Gazeta "Koha Jone" publikoi ne numrat e kaluar lajmin se nje prej zyrtareve te Policise Tatimore ishte i perfshire ne skandalin e venies se gjobave ndaj bizneseve ne kryeqytet dhe ishte nen hetim. Emri i kreut te rajonit nr. 2 te tatimores ka dale gjate hetimeve te kryera dhe marrjes ne pyetje te te dyshuarve.

Ka mjaftuar autorizimi i Gjykates se Tiranes, qe dje, ne oren 16:00, ne afersi te Piramides, ne qender te kryeqytetit, te zbarkonin nje numer i madh uniformash blu. Ata kane rrethuar 39-vjecarin Arjan Paskaj, qe gjendej ne shoqerine e nje personi te dyte, edhe ky i ndaluar. Zyrtari eshte futur ne nje prej makinave te patrullave te pergjithshme dhe derguar ne ambientet e policise se Tiranes per t'u marre ne pyetje e komunikuar akuzat. Autoritetet policore thane se Paskaj eshte vene ne pranga per akuzen e "korrupsionit pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike".

Pas zhvillimit te operacionit "Gjoba e fundit", me date 14 shtator 2007, kane vazhduar hetimet per te marre kallezime shtese nga subjekte tregtare, te cileve u eshte kerkuar ryshfet gjate ushtrimit te detyres. Nje prej biznesmeneve mesohet se ka permendur edhe emrin e Arjan Paskajt, kreut te rajonit nr. 2 te Policise Tatimore ne Tirane. Kaq ka mjaftuar qe prokuroria te leshoje nje flete-arresti dhe te kerkoje me pas miratim nga Gjykata e Tiranes. Por hetimet ne kuader te operacionit "Gjoba e fundit" mesohet se do te vazhdojne per te identifikuar dhe persona te tjere te implikuar.

Te arrestuar te operacionit:

Flamur Mallkuci, shef i Policise Tatimore
Migen Katroshi, shofer i Policise Tatimore
Genci Murthi, oficeri i Policise Tatimore
Dritan Metani, oficeri i Policise Tatimore
Aurel Cenolli, oficeri i Policise Tatimore
Klodian Myftari, ekonomist te "Tar Tenda"
Arjan Paskaj, shef i Rajonit nr.2 te Policise Tatimore

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 10:46 pm

Kapet hajduti, bastiste kishat dhe teqete
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Nje 28-vjecar eshte ndaluar nga policia e Gjirokastres, pasi dyshohet si autor i disa grabitjeve te kishave, teqeve, lokaleve dhe banesave. Ekspertet e cilesuan te riun si nje hajdut serial, per ngjarje te ndodhura gjate tre muajve te fundit, perfshire edhe disa objekte kulti. Pas hetimeve intensive, agjentet ndaluan 28-vjecarin Hasan Bezhani, banues ne lagjen "Punetori" te Gjirokastres. I riu ishte shpallur person ne kerkim me 7 nentor te ketij viti, pasi nga hetimet paraprake rezultoi se ishte autor i dyshuar i vjedhjes se baneses se Vilson L., ne lagjen "Dunavat i dyte", ku ishin marre 300 mije leke. Bezhani ka pranuar dhe ka treguar per grupin hetimor mekanizmin e vjedhjeve te kryera nga ana e tij ne 9 shtepi dhe lokale ne qytetin e tij dhe fshatrat perreth. Gjithashtu ai ka rrefyer per bastisjet e kishave ne fshatrat Dhuvjan e Zervat dhe teqete ne lagjen Kodra e Shtufit dhe ne lagjen "Dunavat". Shuma e marre nga keto objekte shkon ne mbi 403 mije leke.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 10:47 pm

Urinoi ne lavazh, rrihet barbarisht
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Librazhd - Pjesetaret e nje familjeje rrahin per vdekje 54-vjecarin, pse urinoi ne lavazhin e tyre. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne qytetin e Librazhdit, ndersa policia nisi hetimet ne ngarkim te Ismail Kurtit dhe djemve te tij, te dyshuar per kete krim. I demtuari Muhamet Cota perfundoi ne spital ne gjendje te rende dhe me plage ne pjese te ndryshme te trupit. Burime te policise thane se 54-vjecari kthehej nga nje feste familjare dhe duke mos gjetur vend tjeter per te urinuar, ka shkuar prane lavazhit te familjes Kurti. Por eshte pare nga pronari i lavazhit dhe djemte e tij. Ata e kane rrahur barbarisht Coten, qe, sipas mjekeve, ka humbur dhe nje veshke, si pasoje e sulmit. Policia ka bere te mundur dhe ndalimin e Ismail Kurtit e djemve te tij te dyshuar per kete krim.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 10:48 pm

Italia ekstradon dy shume te kerkuar
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Interpoli italian ekstradon dy shqiptare te kerkuar nga drejtesia per nje plagosje me pasoje vdekjen dhe nje vrasje te mbetur ne tentative, ngjarje te ndodhura ne Shkoder dhe Mirdite, ne vitin 2000 dhe 2006. Agjentet zbriten dje ne pranga ne aeroportin e Rinasit, pas udhetimit prej Milanos, te denuarin me 16 vjet nga Gjykata e Shkodres, Tonin Kolen dhe te kerkuarin nga policia e Mirdites, Frrok Prenga. Burime zyrtare thane se 39-vjecari Kola eshte denuar me 16 vjet burg per veprat penale te "vrasjes me paramendim, te mbetur ne tentative" dhe "armembajtje pa leje". Vendimi eshte dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Shkoder, me 2 maj te vitit 2006. Ngjarja, per te cilen akuzohet 39- vjecari, ka ndodhur me 17 janar te vitit 2000, ne nje lagje te qytetit verior, kur ka tentuar te vrase me arme zjarri Ndue M., i cili per pasoje eshte plagosur rende. Shkak i kesaj ngjarjeje, sipas dosjes hetimore, eshte bere hasmeria qe ekzistonte ndermjet dy familjeve. Pas krimit, Kola ka mundur te arratiset drejt Italise, ku dhe eshte kapur vitin e kaluar, duke kaluar ne proces ekstradimi. Ndersa i dyshuari Frrok Prenga, i njohur me nofken Pali, nga Mirdita, eshte shpallur ne kerkim nderkombetar per veprat penale te "plagosjes se rende me dashje me pasoje vdekjen", "prishje te rendit e te qetesise publike" dhe "shkaterrim prone". Gjykata e Lezhes, me vendim te dates 7 shkurt 2007, ka caktuar ndaj tij masen e sigurise "arrest me burg". I ekstraduari 32-vjecar akuzohet se me 26 nentor 2006, ne nje lokal ne Lezhe, pas nje grindjeje, ka goditur me grushte dhe mjete rrethanore Aleksander Vocin, i cili, si pasoje e demtimeve, ka gjetur vdekjen ne Qendren Spitalore Universitare ne Tirane. Ne aeroportin e Rinasit, te ekstraduarit i jane dorezuar Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 10:52 pm

Droga nga Shqiperia, pranga tre shqiptareve
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Tre shqiptare dhe 416 kilograme lende narkotike kanabis sativa, eshte rezultati i nje operacioni te policise italiane te Brindizit ne bashkepunim dhe me Guardia di Financen. Operacioni i koduar "Shqiponja e zeze" eshte zhvilluar mengjesin e djeshem dhe, sipas te dhenave te policise se shtetit fqinj, droga e kapur dyshohet se eshte nisur nga brigjet shqiptare per te mberritur ne rajonin e Pulias. Policia eshte cuditur nga sasia e madhe e kanabisit te bllokuar dhe eshte deklaruar se "kjo eshte sasia me e madhe e kapur e lendeve narkotike ne kete zone prej vitesh". Sipas te dhenave, droga e kapur arrin nje vlere prej 2 milione eurosh. Policia tha se droga eshte kapur ne nje zone, e cila njihet per shkarkimin e lendeve narkotike ne breg. Gjate operacionit jane bllokuar arme dhe municione, qe tre shqiptaret, emrat e te cileve nuk u publikuan, kishin me vete dhe ishin shoqerues te lendes narkotik. Sipas policise jane kapur dy pistoleta 7.65 te mbushura. Droga eshte kapur ne 16 canta, te cilat ishin lene te ndara ne tre vende te ndryshme, per te mos i gjetur. Por policia italiane ka perdorur dhe helikoptere gjate operacionit dhe ndihma nga ajri, ka bere qe te zbulohen dhe vendndodhja e lendes narkotike. Tre te ndalurit gjate marrjes ne pyetje jane deklaruar te pafajshem dhe kane deklaruar se ishin ne Itali ne menyre klandestine e s'kishin te benin me drogen.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 10:52 pm

Vidhnin kabllon, kapen dy te mitur
E Premte, 07 Dhjetor 2007

DURRES - Policia e Durresit ndaloi ne flagrance dy te mitur, te cilet per tre muaj me radhe kishin demtuar dhe me pas shitur kabllot e rrjetit elektrik ne shetitoren "Taulantia".

Burime zyrtare thane se 12-vjecaret Xh. K., dhe A. B., banues ne lagjen nr. 16 te qytetit, jane bllokuar ndersa grabisnin me qellim perfitimi, kabllon elektrike, qe sherben per ndricimin e shetitores. Sipas te njejtit burim, mesohet se te dy femijet e kishin riperseritur 12 here kete veprim gjate tre muajve te fundit dhe me pas kabllon e kishin shitur ne nje nga pikat e grumbullimit me shumice te sendeve prej bakri.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 10:53 pm

Plagosja e dyfishte, vetedorezohet i dyshuari
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Fier - Nje 39-vjecar eshte arrestuar, pasi ishte shpallur ne kerkim si autor i nje plagosjeje te ndodhur ne qytetin e Fierit. Burime zyrtare te policise thane dje se ndaluan Florian Ferkon, banues ne fshatin Mbrostar Ferko. Mesohet se i riu ka plagosur me thike dy persona te tjere pas nje grindjeje, me 20 shtator te ketij viti. Gjykata e Fierit kishte marre masen e "arrestit me burg" ne mungese. Pasi ka pare qe nuk mund t'i shmangej dot ndalimit, Ferko ka njoftuar policine se ku ndodhej.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 10:54 pm

Kryeprokurorja kerkon dy zevendes
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Kryeprokurorja Ina Rama nis te perzgjedhe edhe personat, te cilet duhet te qendrojne ne krah te saj per te kryer misionin e nisur ne krye te organit te akuzes, luften kunder krimit te organizuar. Edhe pse kandidaturat nuk jane bere ende publike, ne Prokurorine e Pergjithshme kane nisur te qarkullojne emrat e pare. Duket se organika e re e institucionit do te kete dy zevendes te Kryeprokurores. Burime nga ky organ thane dje, per gazeten "KJ", se nje prej emrave te lakuar si zevendesprokuror eshte edhe ai i Kosta Belurit, nje ish-kandidat per postin e kryeprokurorit gjate fushates se perzgjedhjes se pasuesit te Theodhori Sollakut. Shkaku qe Beluri diskutohet si nje prej personave qe mund te gezoje kete post, eshte pozicioni qe ai ka mbajtur gjate viteve te fundit ne organin e akuzes dhe ne Policine e Shtetit, si zv/prokuror i Tiranes dhe drejtor i Krimit te Organizuar ne Ministrine e Brendshme, ne periudhen 2003-2007. Nderkohe, ende nuk ka nje emer tjeter qe te shihet si zevendeskryeprokurori i dyte pas Belurit. Perfliten shume emra qe aktualisht mbajne poste ne Prokurorine e Krimeve te Renda, Prokurorine e Pergjithshme dhe ne ate te Tiranes. Per momentin vetem kandidatura e Kosta Belurit cilesohet si e diskutuar nga kreu i organit te akuzes ditet e fundit. Aktualisht, Beluri mban postin e zevendesprokurorit ne Prokurorine e Krimeve te Renda. Nga ana tjeter, Kryeprokurorja Ina Rama, ende nuk ka takuar asnje prej drejtuesve te akuzes ne qender apo rrethe. Burime nga organi qendror i akuzes bene te ditur se Rama ka vendosur te forcoje punen brenda institucionit, duke perzgjedhur emra te njohur dhe me karriere ne drejtesi. Reformimi mesohet se do te nise duke zgjedhur dy zevendes dhe me pas per te kaluar ne shkallet e tjera te piramides, per te realizuar misionin e deklaruar pas zgjedhjes nga parlamenti dy jave me pare si Kryeprokurore. Kosta Beluri ka qene edhe nje prej kandidaturave per te qene zevendesues i ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 10:56 pm

"Bllokohen" ne Gramoz, emigrantet alarmojne policine
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Emigrantet e bllokuar nga bora ne malin e Gramozit, zona e Kolonjes, vene ne rrezik jeten e policeve te komisariatit, qe per disa ore kryen kerkime ne thellesi te kufirit shqiptar. Kater shqiptare, qe kishin marre rrugen e emigrimit ne mes te dimrit, per pak sa nuk kane lene "koken" ne acar. Por jo vetem kaq, pasi njoftimi nepermjet thirrjeve telefonike dhe dhenia e alarmit SOS nga te afermit te klandestineve, ka bere qe policia e Ersekes te zbarkoje ne Gramoz dhe te rrezikohet nga bllokimi prej debores. Burime te policise vendore konfirmuan dje lajmin per gazeten "KJ", duke thene se operacioni nisi rreth ores 03:00 te mengjesit, kur nje person me banim ne Tirane, i quajtur Sul Koleci, ka alarmuar efektivet nepermjet telefonates se vellai i tij, Eduarti dhe tre djem te tjere, kishin mbetur ne mes te bores. E ndersa kerkonin per disa ore me radhe ne te ftohte, policet kane mesuar se klandestinet ishin kthyer shendoshe e mire ne Tirane. Te pakten 20 forca mesohet se jane mobilizuar per kete mision humanitar, qe per pak sa nuk ka rezultuar fatal. Gjate operacionit te drejtuar nga krere te policise se Korces, eshte kontaktuar edhe me palen greke ne anen tjeter te kufirit per kerkime te perbashketa. Por, nje telefonate e dyte ka njoftuar forcat e rendit se emigrantet kishin shpetuar dhe po ktheheshin drejt kryeqytetit shendoshe e mire. Nderkohe qe gjate kerkimeve ne mal, policia nuk eshte kthyer ne komisariat "duarbosh", pasi kane gjetur nje tjeter grup emigrantesh, qe perpiqeshin te kalonin klandestine nepermjet malit te Gramozit, drejt Greqise. Edhe keta me banim nga Tirana dhe qe prej tre vitesh kryenin kete rruge, ndersa u shoqeruan per vepren penale te "kalimit te paligjshem te kufirit".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 10:57 pm

Avokati shtyn "Banden e Durresit"
E Premte, 07 Dhjetor 2007

Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda shtyn per te disaten here procesin gjyqesor ne ngarkim te 17 te pandehurve te "Bandes se Durresit". Mungesa e avokateve eshte kthyer nje nga arsyet kryesore te zvarritjes se ketij procesi. Dje, edhe pse ne seance gjyqesore kane qene te pranishem te gjithe avokatet dhe te pandehurit, gjyqi eshte shtyre, pasi mbrojtja e te akuzuarit Kristain Bega nuk ishte njohur me aktet perkatese. Nje seance me pare, gjykata vendosi te perjashtoje avokaten mbrojtese te te pandehurit, Vjollca Pustina, pasi kjo e fundit ishte caktuar kryesisht nga gjykata dhe vendosi zevendesimin me nje avokat tjeter.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeFri Dec 07, 2007 11:55 pm

Eksploziv automjetit, paralajmėrim pėr pronarin

07/12/2007 Ngjarja nė mėngjesin e djeshėm

Banorėt e lagjes “Perash”, nė rrugėn e quajtur “Koplikej” janė frikėsuar pa masė nga njė shpėrthim eksplozivi nė orėt e para tė mėngjesit tė djeshėm. Nuk kishte zbardhur ende dita, por banorėt janė zgjuar nga njė shpėrthim i fuqishėm. Banorėt kanė nxituar pėr tė parė se ē’kishte ngjarė dhe kanė konstatuar se mjeti i njė fqinji tė tyre ishte dėmtuar. Menjėherė kanė lajmėruar policinė, e cila ka konstatuar nė vendngjarje se njė sasi eksplozivi kishte shpėrthyer dhe kishte dėmtuar makinėn e shtetasit Mentor Zabanjori. Burimet policore shprehen se makina ishte e tipit BMV e zezė me targa EL 2422 B. Strukturat policore tė Drejtorisė sė Policisė sė Shkodrės janė duke hetuar pėr sasinė dhe llojin e eksplozivit, ndėrkohė qė deri tani dihet se sasia ka qenė shumė e vogėl. Sipas ekspertėve tė policisė sasia e vogėl e eksplozivit lė tė kuptosh se autori ka dashur vetėm ta trembė apo paralajmėrojė pronarin e mjetit. Njė pistė e mundshme mund tė jetė dhe konkurrenca e bizneseve, pasi pronari i mjetit kishte njė bar-kafe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 6:35 pm

Masakra e Lures, sot masa e sigurise
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Tre vellezerit e dyshuar si autore te vrasjes se dyfishte te motres se tyre dhe te dashurit te saj, kater dite me pare ne fshatin Qender Lure te Dibres, pritet te dalin sot para togave te zeza te gjykates per masen e sigurise. Te dyshuarit, njeri prej te cileve ka pranuar se ka qelluar mbi te rinjte Granit Gjoci e Nafize Buci, jane arrestuar ne nje interval prej 24 oresh nga ngjarja. Urim, Selman dhe Ylli Buci kane rene ne pranga njeri pas tjetrit, ndersa tentonin te largoheshin nga fshati ne drejtime te ndryshme, permes shtigjeve malore. Sot ata do te kene mundesine te perballen ne Gjykaten e Dibres, ndersa jane marre ne pyetje nga prokuroret e ceshtjes. Mesohet se te dyshuarit i qendrojne motivit te deklaruar te vrasjes per nder, ndersa familjaret e 19-vjecarit Gjoci, qe mbeti viktime e dashurise, deklaruan se nuk e falin gjakun e djalit te tyre. Mbremjen e krimit eshte arrestuar i pari i vellezerve, Urimi, 30 vjec, i cili ka pranuar perpara oficereve te policise gjyqesore se eshte autori i vrasjes per ceshtje nderi. I arrestuari ka treguar perpara policise se 19-vjecari i kishte premtuar martese motres se tij, me qellimin e vetem per ta cuar ne shtrat. Rreth ores 01:30 te mengjesit te se enjtes eshte arrestuar i dyti i vellezerve Buci, Selmani, 32 vjec. Ai eshte kapur ne zonen malore te Lures, pa bere rezistence. Po kete dite policia ka mbyllur operacionin me arrestimin edhe te Ylli Bucit. Policia tha se 26-vjecari u ndalua ne afersi te fshatit Pregj, te krahines se Lures. Me i vogli prej vellezerve kishte me vete nje arme automatike, qe mendohet te jete ajo me te cilen u kryen vrasjet. Arrestimi i tre vellezerve mesohet se eshte kryer ne bashkepunim me banoret e zones, te cilet i kane dhene uniformave blu informacione te ndryshme e te vazhdueshme ne lidhje me levizjet e tre te akuzuarve per masakren e paprecedent ne keto ane.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 6:36 pm

Dhomat e paraburgimit, te mbipopulluara
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Dhomat e paraburgimit ne Vlore jane te mbipopulluara me te ndaluar ne proces gjykimi apo hetimor. Numerohen 91 te paraburgosur, qe jane strehuar ne nje dhome, nderkohe qe kapaciteti i saj mban vetem 46 persona. Ne 17 dhomat qe ka ky paraburgim, pervec numrit te madh te personave te futur ne nje dhome, sipas raportit te Avokatit te Popullit, nuk ka kushte te tjera mirembajtjeje. Keshtu, te paraburgosurit nuk kane se ku te mbajne ushqimet e sjella nga familjaret e tyre. "Zgjidhja e vetme qe kane gjetur te paraburgosurit eshte ajo e paketimit ne qese plasmasi dhe te varura ne gozhda, te cilat jane ngulur neper mure", thuhet ne raportin perfundimtar. Nderkohe qe te paraburgosurit duhet te siguronin mbi te gjitha edhe batanijet, te cilat mungojne. Ne te gjithe paraburgimin e Vlores ekzistojne vetem dy dushe dhe dy banja. Kushtet e veshtira dhe jashte standardeve te jeteses, sipas drejtuesve te ketij institucioni, lene per te deshiruar, ndersa pritet te ngrihet nje ndertese e re. Gazeta "KJ", disa dite me pare, publikoi edhe kushtet e renduara qe ekzistonin ne kete paraburgim, pas nje inspektimi te eksperteve te Komitetit Shqiptar te Helsinkit.

Leter Enkelejd Alibeajt dhe Ina Rames

Avokati i Popullit, nepermjet nje shkrese te derguar ministrit te Drejtesise, Enkelejd Aibeaj, me daten 5 dhjetor, i rekomandon nisjen e hetimit per vepren penale te "tortures", kryer ne bashkepunim. Ne rekomandim denoncohen punonjesit Afrim Shameti, Myfit Hyseni, Erion Malaj dhe Ilir Jaupi, me detyre efektive policie ne institucionin e paraburgimit Vlore. Gjithashtu eshte kerkuar permiresimi i kushteve ne ambiente dhe marrja e masave. Zyra e Avokatit te Popullit, prej tri ditesh i ka derguar nje rekomandim edhe Kryeprokurores Ina Rama, te ciles i kerkon nisjen e hetimeve per dhunen e ushtruar disa dite me pare nga ana e punonjesve te policise ne institucionin e paraburgimit Vlore. Madje, kerkohet nje pergjigje zyrtare brenda 30 diteve per fatin e ceshtjes.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 6:38 pm

Dy doganiere nen hetim
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Nje person ka perfunduar ne pranga mbremjen e se enjtes ne aeroportin e Rinasit, me akuzen e "kontrabandes me mallra te tjera", ndersa nen hetim jane vene edhe dy punonjes te doganes, qe dyshohen per "shperdorim detyre". Policia e Tiranes tha dje se ka arrestuar Vaid Teferici, 40 vjec, banues ne Kavaje, i cili u kap ne flagrance ne momentin e daljes nga pika doganore e Rinasit me disa mallra, konfeksione te ndryshme, pa kryer veprimet e nevojshme doganore. Nderkaq ka nisur hetimi ne gjendje te lire dhe per Adriatik Novakun, 39 vjec dhe Arben Shkodranin, 43 vjec, doganier prane Doganes se Rinasit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 6:39 pm

Bllokohet 21 kg kokaine, pranga 3 shqiptareve
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Tre shqiptare jane arrestuar gjate dites se djeshme ne Itali per trafik narkotikesh, ndersa u jane gjetur 21,5 kilogram kokaine e paster dhe dyshohet te jene pjese e nje organizate kriminale. Policia italiane ka bere te ditur dje, se ne pranga kane rene, Altin Myftari, 35 vjec dhe Sami Cera, 48 vjec, te dy me dokumente te rregullta ne Itali. Dy shqiptareve u jane kapur 1530 doza kokaine e paster si dhe 130 mije euro. Sipas te dhenave, dy personat jane kapur ne Peskara, dhe ne banesen e tyre ku u eshte gjetur dhe lenda narkotike, e cila shitej nga keta te fundit. Droga, sipas policise, eshte me origjine nga Ballkani, duke mos specifikuar vendin. Nderkohe qe ne Rimini eshte vene ne pranga nje shqiptar i trete, i cili, sipas te dhenave, ka qene pjese e nje rrjeti te shperndarjes se lendeve narkotike. Gjate dites se djeshme, ne pranga eshte vene Florenc Marini, 32 vjec, i cili se bashku me disa italiane, kolumbiane etj., ishte pjese e nje grupi qe merrej me shitjen e kokaines.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 6:39 pm

Thyen arrestin, pi kafe ne lokal
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Thyen masen e sigurise te caktuar nga gjykata e Apelit Vlore dhe eshte ndaluar nga policia, pasi ndodhej ne nje lokal, ne afersi te baneses se tij, ku ishte duke pire kafene e mengjesit. Altin Rama, lindur ne Roskovec dhe banues ne lagjen "Sheq i Madh", ne Fier, eshte ndaluar me pare, pasi eshte kapur nga policia duke transportuar nje sasi solari, qe dyshohet se eshte vjedhur. Sipas policise, 36-vjecari me profesion shofer, eshte rivene ne pranga, pasi ka konsumuar vepren penale te "largimit te te burgosurit nga vendi i denimit". Ky person ne muajin mars te ketij viti eshte ndaluar, pasi dyshohet qe te jete autori i vjedhjes se sasise prej 15 mije litra lende djegese solar, qe kap shifren e 500 mije lekeve, ne tubacioni Kucove-Zharrez. Pasi ndaj tij ishte dhene masa e sigurise "arrest me burg" prej gjykates se Fierit, Gjykata e Apelit Vlore e kishte lene me masen e sigurise "arrest shtepie".

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 6:40 pm

Trafikonin klandestine, dy bien ne "rrjete"
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Dy persona te dyshuar per trafik te klandestineve jane ndaluar gjate dites se djeshme nga policite e Gjirokastres dhe te Shkodres. Burime zyrtare thane se Sajmir Hoxha, 20 vjec, nga rrethi i Fierit, u ndalua nga sherbimet e policise kufitare te Komisariatit te Gjirokastres, teksa po tentonte te ndihmonte kater persona ne kalimin ilegal drejt Greqise, kundrejt perfitimit 700-800 euro secili. Po dje, ne Shkoder, eshte ndaluar Gramoz Tafaj, 23 vjec, banues ne fshatin Vicidol, Tropoje, pasi eshte kapur rreth ores 14:00 ne flagrance. Sipas policise, Tafaj ishte duke udhetuar me nje mjet "Benz" furgon, me targa TR 3049I, duke transportuar 8 persona nga rrethe te ndryshme, te cileve u jepte ndihme per kalim te paligjshem te kufirit ne drejtimin Mali i Zi-Itali. Dosjet per dy te dyshuarit i kane kaluar prokurorive te rrethit per hetime te metejshme nen akuzen e dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 6:40 pm

Dhurimi vullnetar i gjakut, 5 milione leke
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Problemi i mungesave te gjakut ne spitalet tona eshte menduar te zgjidhet duke promovuar sa me shume dhurimin vullnetar. Pikerisht per kete arsye, Ministria e Shendetesise i akordoi dje Kryqit te Kuq Shqiptar 5 milione leke. Ne thelb te fushates do te jete promovimi dhe rekrutimi i dhuruesve vullnetare falas te gjakut, ne menyre qe te plotesohen nevojat dhe gjaku te jete sa me i sigurt. Zv.ministri i Shendetesise, Arben Ivanaj, theksoi dje rendesine e marreveshjes, e cila synon qe dhurimi i gjakut te behet nga ofrues te rregullt vullnetare. Sipas tij, aktiviteti i KKSH-s ne fushen e promocionit vullnetar, eshte ne perputhje me "Strategjine Kombetare per nje Transfuzion Gjaku te Sigurt". Ndersa kreu i Kryqit te Kuq Shqiptar, Shyqyri Subashi, deklaroi se "siguria e gjakut eshte pjese edhe e politikes se brendshme te shoqates". Per kete fakt, sipas tij, Ministria e Shendetesise e ka konsideruar KKSH partner kyc ne promovimin dhe rekrutimin e dhuruesve vullnetare falas te gjakut. Kjo eshte arsyeja qe ekziston nje bashkepunim shume i mire institucional qe eshte konkretizuar me marreveshje te pervitshme, per fond te vecante lidhur me programin e promocionit. Rreth 3500 persona jane rekrutuar, prej te cileve kane dhuruar gjak deri tani 3000 dhurues vullnetar falas.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 6:41 pm

Gjobe subjekteve qe vendosin reklama ne shkolla
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Bashkia e Tiranes do te ndeshkoje me gjobe te gjitha subjektet private qe do te vendosin reklama ne fasadat e institucioneve arsimore, apo edhe ne ambientet brenda tyre. Sipas burimeve nga ky institucion, nje vendim i posacem i Keshillit te Rregullimi te Territorit e ndalon kategorikisht vendosjen e reklamave ne shkolla, kopshte, apo edhe institucione te tjera arsimore. Ne rastet kur do te konstatohen vendosje reklamash, atehere do te aplikohen masa ndeshkimore ne forme gjobitjeje. Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranes, reklamat ne keto institucione jane te ndaluara me urdher te kryetarit te KRRT-se, sipas te cilit nuk lejohet vendosja e banderolave dhe posterave ne ambientet dhe fasadat e ketyre institucioneve. Duke pare moden e fundit te vendosjes se ketyre reklamave, kryesisht te lokaleve te nates ne institucionet arsimore, bashkia ka ndermarre edhe kete nisem te fundit. Reklamat lejohen vetem ne vendet e miratuara me vendim KRRT-je nga bashkia, sipas tarifave te caktuara. Keshtu, mesohet se nje reklame e zakonshme tarifohet 2 mije leke per meter katror ne vit. Ndersa per sa i perket vleres se reklames elektronike, ajo tarifohet me nje shume mjaft me te madhe, 5 mije leke per meter katror ne vit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeSat Dec 08, 2007 6:41 pm

Plagoset klienti, zhduken pronaret e kazinose
E Shtune, 08 Dhjetor 2007

Deshira per te luajtur pa leke ne kazino, pas humbjes se nje shume te konsiderueshme, eshte kthyer ne nje perleshje mes dy pronareve dhe nje klienti te perhershem. Sokol Osmani eshte plagosur rreth ores 23:00 te se enjtes me arme gjahu ne ambientet e nje dyqani lojerash fati, rulete, ne lagjen "1 Maji" te Fierit. Policia shpalli ne kerkim si te dyshuar dy pronaret, Kozma A. dhe Ylli S., qe sipas saj, pas krimit te dyshuar, jane larguar nga vendngjarja.

Sipas hetimeve te kryera nga policia vendore dhe deshmise se te demtuarit, ai kishte shkuar ne rulete oret e mbremjes, duke luajtur per disa ore. Por, ndersa ka humbur te gjitha parate duke luajtur, Sokol Osmani ka kerkuar te luaje pa leke. Por nje prej pronareve te ruletes ka debatuar, duke kundershtuar deshiren e 27-vjecarit qe ishte i shoqeruar nga i afermi i tij, D. Osmani. Por, gjate grindjes, sipas rrefimit te lojtarit te kazinose, eshte qelluar me cifte ne kemben e majte. Kliente te tjere e kane derguar menjehere ne spital, ku i eshte dhene dhe ndihma mjekesore.

Burime te policise thane dje, per gazeten "KJ", se te rinjte ishin kliente te perhershem dhe pasi mbeten pa leke kerkuan nje fish te punonjesi i ruletes. Ne debat kane nderhyre te zotet e dyqanit te lojerave te fatit, Kozma A. dhe Ylli S.. Ekspertet konstatuan ne vendngjarje vetem nje gezhoje cifteje, ndersa ne kerkim u shpallen dy pronaret, per vepren penale te "vrasjes se mbetur ne tentative". Policia mori ne pyetje disa prej deshmitareve dhe punonjesve te ruletes pas ngjarjes se ndodhur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 6:33 pm

Vrau nė Belgjikė, 17 vjet burg
30-12-2007

Shkodėr-Gjykata e shkallės sė parė nė Shkodėr dėnoi dje me 17 vjet burgim nė mungesė, Fiqiret Xhenjan, 43-vjeē, pėr vrasjen e bashkatdhetarit tė tij nė Belgjikė. Ai u shpall fajtor pėr vrasjen me armė zjarri tė shtetasit Andi Bazi (Kamaqi), 33-vjeēnga Shkodra. Ngjarja ndodhi nė 12.11.2001, nė Liege, Belgjike. Bazuar nė urdhrin e arrestit lėshuarnga Gjykata e Shkallės sė ParėLiege, Mbretėria e Belgjikės, Interpol - Brukseli ka bėrė shpalljen nė kėrkim ndėrkombėtar tė shtetasit shqiptar Fiqiret Xhenja, i akuzuar nga organet e drejtėsisė belge pėr vrasje. Mė 24.10.2006 me administrimin e akteve tė sjella me letėrporosi nga autoritetet kompetente tė drejtesisė belge, nga prokuroria Shkodėr ėshtė rifilluar hetimi dhe kryer veprimet e nevojshme hetimore. Gjatė zhvillimit tė seancave gjyqėsore dhe nė pretencėn e akuzės sė pėrfaqėsuar nga prokurori Lazėr Ēardaku, ėshtė shpjeguar dhe ngjarja e ndodhur nė vitin 2001 nė Belgjikė. Fiqiret Xhenja, lindur nė fshatin Kosmaē tė Shkodrės dhe banues nė lagjet “Ajasėm” e mė pas” Guerile” nė kėtė qytet, aktualisht emigrant jashtė vendit ka vrarė me armė zjarri pistoletė Andi Bazin (Kamaqi). Ngjarja ndodhi nė njė lokal nė orėn 24,20, ku viktima ishte klient i pėrhershėm dhe ndodhej i ulur me shpinė nga rruga,nė njė tryezė afėr vitrinės sė lokalit. Aty ai ėshtė qėlluar njė herė nė gjoks dhe nė atė moment nė lokal kanė qenė 10 persona . Andi Bazi ka vdekur, ndėrsa autori nuk ėshtė njohur nga dėshmitarėt okularė por ėshtė identifikuar me karakteristikat e paraqitjes fizike dhe tė veshjes. Mėsohet se njė vit mė parė ata ishin grindur nė Shqipėri gjatė njė ndjeshje futbolli. Nė pretencėn e prokurorit Lazėr Ēardaku ėshtė theksuar se tėrėsia e veprimeve hetimore, analiza e provave dheadministrimi i akteve tė kryera nga autoritetet e drejtėsise belge, rezulton e provuar se Fiqiret Xhenja kakryer veprėn penale tė vrasjes me dashje tė shtetasit Andi Bazi dhe mbajtjes pa leje arme zjarri nė shtetin e huaj Belgjikė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 6:34 pm

Aksidenti me motor, vdesin dy kushėrinjtė

ELBASAN-
Ishte kthyer nga emigrimi vetėm pak ditė mė parė dhe priste tė martohej nė 6 janar, por shpejtėsia e madhe me motorēikletė i ka marrė jetėn. Bashkė me 25-vjeēarin, ka mbetur i vdekur edhe kushėriri i tij, 23-vjeēar. Njė aksident i rėndė me pasojė vdekjen e dy tė rinjve ėshtė regjistruar nė aksin rrugor Elbasan-Cėrrik, nė afėrsi tė lagjes sė “Ēamėve”, 1 km nė dalje tė qytetit tė Elbasanit. Ngjarja ndodhi rreth mesditės, kur Daut Gjorga dhe Hysni Musta ishin duke udhėtuar tek disa tė afėrm me njė motorēikletė. Teksa udhėtonin me motor kanė tentuar tė parakalojnė njė mjet tė tonazhit tė rėndė dhe mė pas janė pėrplasur me pjesėn e pėrparme tė njė benzi me targa tė Gramshit, i drejtuar nga shtetasi Behxhet Guxi. Pėr pasojė ka gjetur vdekjen e menjėhershme 25-vjeēari Daut Gjorga dhe ėshtė shoqėruar nė gjendje tė rėndė nė spital Hysni Musta, 23-vjeē. Ndėrkohė qė pėr 25-vjeēarin nuk ka pasur asnjė shpresė jete, kushėriri ka mundur tė jetojė vetėm dy orė mė shumė. Edhe pse mjekėt janė pėrpjekur pėr tė ndalur hemorragjinė, 23-vjeēari ka gjetur vdekjen, duke e ēuar nė dy numrin e viktimave tė kėtij aksidenti. Policia e mbėrritur nė vendin e ngjarjes konfirmoi se aksidenti ka ardhur si pasojė e shkeljes sė rregullave tė qarkullimit nga ana e motorēiklistit si dhe shpejtėsisė tej normave tė mjetit tjetėr. Daut Gjorga, sipas burimeve zyrtare, vetėm njė natė mė parė kishte qenė tek e fejuara e tij dhe nė 6 janar do tė martohej.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitimeMon Dec 31, 2007 6:35 pm

Pėrplasje me armė nė qendėr tė qytetit, 3 tė plagosur
30-12-2007

LEZHĖ-
Tre persona janė plagosur paraditen e djeshme nė qendėr tė qytetit tė Lezhės pas njė pėrplasjeje me armė. Anėtarė tė dy fiseve kanė nxjerrė armėt nė mes tė qytetit dhe kanė filluar tė qėllojnė pa pushim ndaj njėri- tjetrit. Policia ka arrestuar tre tė plagosurit si dhe Xhevahir Ndokėn me akuzėn e tentativės sė vrasjes. Burimet zyrtare tė policisė sė qytetit pohuan se motivi i kėsaj pėrplasjeje me armė ėshtė njė sherr i nisur pėr njė femėr.
Burime tė policisė sė Lezhės bėjnė tė ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orės 14. 20 minuta tė ditės sė djeshme. Makina tip benz ku udhėtonte shtetasi Gjergj Ndoka ėshtė gjendur pėrballė makinės tjetėr me tė cilėn udhėtonin Sokol Nikolli dhe Hektor Kola. Me tu afruar pranė njėri – tjetrit, tė rinjtė kanė nisur tė qėllojnė pa pushim. Madje ata kanė ndaluar edhe makinat e kanė marrė pozicione “luftimi”. Nė kėtė moment,kalimtarėt e rastėsishėm janė strukur nėpėr qoshet e bordurave duke u shtrirė barkas e fshehur pas makinave qė ndodheshin nė shesh pėr t’i shpėtuar plumbave. Pas disa minutash, krismat e armėve kanė pushuar pasi Gjergj Noka, Sokol Nikolli dhe Hektor Kola kanė mbetur tė plagosur. Sipas policisė, nė konflikt mendohet tė jenė pėrfshirė tė paktėn gjashtė persona, por deri tani janė identifikuar vetėm tre prej tyre, ata qė kanė mbetur tė plagosur rėndė.

Pas ngjarjes dhe mbetjes sė plagosur tė tre shtetasve, policia e Lezhės ka mbėrritur nė vendin e ngjarjes dhe pas marrjes sė tė dhėnave operative ka shkuar mė pas nė spitalin e Lezhės e atė tė Tiranės pėr tė marrė nė pyetje tė plagosurit. Ndėrkohė, pak minuta mė pas ka identifikuar dhe arrestuar edhe Xhevahir Ndokėn si pjesėmarrės nė konfliktin me armė. Nga hetimet e para tė policisė ėshtė mėsuar se motivi i kėsaj ngjarjeje ėshtė sherri i nisur pėr njė femėr. Rreth njė javė mė parė nipėrit e dy fiseve janė zėnė me njėri- tjetrin. Konflikti ėshtė thelluar edhe mė shumė e pėr kėtė arsye dje paradite janė takuar fiset pėr tė sqaruar gjėrat dhe pėr tė bėrė paqe. Por edhe nė kėtė takim tonet janė ngritur mė shumė se normalja dhe nė fund tė tij tė dyja fiset kanė dalė mė tė nxehur me njėri- tjetrin se sa kur kanė hyrė. Por kur janė takuar sėrish, kėtė herė rastėsisht nė qendėr tė qytetit, pranė pėrmendores sė Skėnderbeut, ka nisur edhe shkėmbimi i zjarrit. Burime tė policisė sė Lezhės pohuan se nė vendin e ngjarjes kanė gjetur njė sasi rreth 25 gėzhoja pistolete tip TT. Ndėrsa janė sekuestruar edhe mjetet qė kanė pėrdorur palėt nė konflikt. Nga hetimet pritet qė tė dalin nė skenė edhe emrat e personave tė tjerė qė kanė marrė pjesė nė konfliktin e armatosur.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Aktualiete te ndryshme ... Empty
MesazhTitulli: Re: Aktualiete te ndryshme ...   Aktualiete te ndryshme ... Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Aktualiete te ndryshme ...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» hi
» FOTO TE NDRYSHME VIP-ash
» Poezi Te Ndryshme
» Shkrime te ndryshme ....
» Perralla te ndryshme....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: MEDIAT SHQIPETARE DHE TE HUAJA :: KroNiKaT-
Kėrce tek: