AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shqiperi - Bjellorusi

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Shqiperi - Bjellorusi Empty
MesazhTitulli: Shqiperi - Bjellorusi   Shqiperi - Bjellorusi Icon_minitimeTue Nov 20, 2007 2:49 am

Shqipėri-Bjellorusi, shuma tė ēmendura jashtė vendit
19-11-2007

Asgjė nuk mund tė thuhet me siguri nėse ka patur pislliqe brenda, por qė ndeshja Shqipėri-Bjellorusi ka qenė njė nga mė tė luajturat nga bastexhinjtė jashtė vendit, kjo ėshtė e sigurtė. Disa prej kompanive kryesore nė Evropė tė shtunėn nė mesditė e kanė hequr fare nga skedinat e tyre takimin mes kuqezinjve tė Oto Bariē dhe bjellorusėve tė Bernd Shtange dhe shkak pėr kėtė, janė bėrė shumat e mėdha pėr shenjėn “2” tė vendosur nga bastexhinjtė. Piku ka qenė ora 13, kur takimi Shqipėri-Bjellorusi nuk figuronte mė nė skedinat e luajtura jashtė vendit. Shuma tė ēmendura pėr njė skuadėr qė nė letėr konsiderohej jo favorite. Pėr hir tė sė vėrtetės, gjėra tė tilla nuk ėshtė se ndodhin rrallė, veēse kėsaj radhe ėshtė ngritur njė tymnajė nėse ndeshja ka qenė e luajtur ndershmėrisht apo jo nė fushėn e lojės. Kombėtarja shqiptare ka stonuar si asnjėherė tjetėr nė kėto eleminatore, ndėrkohė qė nė fund thirrjet e tifozėve ishin tepėr tė rėnda. Megjithatė po tė shohėsh lojėn e shkėlqyer tė Bogdanit, tė Kapllanit, tė Bushit, Salihit, Duros apo ndonjė tjetri, tė gjithėve do t’u krijohet pėrshtypja se nė “Qemal Stafa” ėshtė bėrė futboll i ndershėm. Ėshtė gjithashtu e vėrtetė se sa herė qė humbet njė skuadėr shqiptare, tifozėt pėrdorin fjalinė standarte: E shitėt!
Bariē
Oto Bariē ėshtė njohur nėpėrmjet ndihmėsve tė tij pėr thirrjet e tifozėve nė fund tė ndeshjes Shqipėri-Bjellorusi. Koret “E shitėt! E shitėt!” i kanė kumbuar edhe atij, teksa ka pyetur direkt pėr kuptimin e atyre thirrjeve. Dje, kroati nuk ka ngurruar tė flasė pėr kėtė temė, tė cilėn edhe vetė nuk dėshiron ta besojė. Bariē duket se beson mė shumė qė ndaj tij u bė njė puē nga lojtarė tė caktuar sesa qė ndeshja mund tė jetė shitur. “Po, i dėgjova thirrjet dhe ajo qė mund tė them unė ėshtė se gjėra tė tilla bėhen tė organizuara. Pra, duhet njė grup futbollistėsh qė ta bėjė kėtė”, ka thėnė jashtė kamerave kroati. E thėnė ndryshe, Bariē ka aluduar se njė apo dy futbollistė, nuk janė impenjuar nė fushė pėr arsye tė tjera dhe jo pėr punė bastesh. Gjė qė pėr hir tė sė vėrtetės duket edhe hipoteza mė e besueshme, duke parė qė njė pjesė e lojtarėve si Bogdani apo Kapllani, dhanė gjithēka nė fushė.

Gazeta Shqiptare
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Shqiperi - Bjellorusi Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperi - Bjellorusi   Shqiperi - Bjellorusi Icon_minitimeTue Nov 20, 2007 2:50 am

Humbje e shėmtuar, gati pėrjashtimi pėr Canėn
18-11-2007

Kombėtarja shqiptare ka pėsuar humbjen mė tė thellė nė eleminatoret e Europianit 2008, duke u mundur 4-2 nė “Qemal Stafa” nga Bjellorusia. Pėrveē zhbllokimit tė dy sulmuesve kryesorė Bogdani e Kapllani, gjithė 90 minutėshi i mbrėmshėm pėrmban gjithēka negative pėr ekipin shqiptar. Njė takim mjaft i dobėt dhe pavarėsisht se mund tė duket ēudi, bjellorusėt mund tė kishin shėnuar mė shumė se 4 gola nė sfidėn e mbrėmshme. Falė Arjan Beqajt nė formė tė shkėlqyer, takimi nuk ka pėrfunduar nė shifra rekorde. Njė ndeshje qė pritet tė ketė pasoja tė rėnda nė tė gjithė ekipin kombėtar, duke filluar madje qė nga Oto Bariē, firma e tė cilit mbi kontratėn me FSHF, ende nuk ka ardhur. Ndėrkohė qė Shqipėrisė tashmė i duhet tė arrijė njė fitore nė Rumani pėr tė menduar pėr vendin e katėrt nė grup dhe qė do ta ngjiste njė vazo nė Botėrorin e ardhshėm. Rekordi i premtuar nga Bariē prej 15 pikėsh, tashmė ka marrė fund pas ndeshjes sė mbrėmshme. Pasoja e parė e kėsaj humbjeje ka qenė njė vendim mė shumė se i papritur nga ana e trajnerit kuqezi. Nė pushimin e ndeshjes Bariē ėshtė shprehur qartė se Lorik Cana nuk do tė jetė me kombėtaren nė ndeshjen e 21 nėntorit kundėr Rumanisė. Pėr tė, njė mungesė impenjimi nga ana e kapitenit tė Marsejės, qė ka lėnė njė gropė tė madhe nė mesfushė dhe duket se ka sjellė edhe kėto fjalė, ndoshta nė gjaknxehtėsi e sipėr. Por, po tė shtohen kėtu edhe replikat nė distancė mes Lorik Canės dhe Oto Bariēit, vendimi duket vėrtetė i menduar nga ana e trajnerit. Pėr hir tė sė vėrtetės, humbje tė tilla, Shqipėria kishte kohė qė nuk i “shijonte” dhe bjellorusėt kanė qenė ata qė na kanė dhėnė leksionin e parė nė fushėn tonė.
Ndeshja
Ka nisur nė mėnyrėn mė tė mirė pėr miqtė takimi i mbrėmshėm. Njė rast i tanėve krijoi idenė e njė fitoreje tė lehtė, por nė fakt gjėrat kanė rrjedhur ndryshe. Bjellorusėt kanė pasur disa raste tė pastra me Kutuvzov e Romanshenkon dhe vetėm Beqaj u ka mohuar golin. Nė tė 32-tėn do tė vinte goli i parė pėr miqtė. Romanshenko, sulmuesi i Torpedo Moskės, e ka dėrguar topin nė rrjetė me njė gjuajtje nga 25 metra. Kuqezinjtė janė zgjuar dhe u kanė mjaftuar 5 minuta presing pėr tė shėnuar dy herė. Nė fillim me Bogdanin, qė realizon i vetėm nė zonė dhe mė pas me Kapllanin, qė dėrgon nė rrjetė njė top tė Skelės. Kanė qenė kėto momentet pozitive tė takimit tė mbrėmshėm. Miqtė barazuan shpejt me Kutuzov, sėrish pas njė rrėmuje nė zonė. Nė pjesėn e dytė, vetėm 10 minuta dhe Kutuzov shėnon sėrish, i lėnė i lirė nė zonė. Nė tė 62-tėn, Dallku pengon Romanshenkon dhe penallti. Aty ku sulmuesi bjellorus godet vetė dhe nuk fal. 4-2 dhe gjithēka duket e pėrfunduar. Futja e Bushit dhe Salihit nuk ka sjellė asnjė ndryshim. Kombėtarja ėshtė mundur dhe tashmė kthehet nė identitet, me golavarazh negativ dhe me vendin e katėrt shumė mė larg. E papritur dhe e turpshme njėkohėsisht.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
webmaster
ViP
webmaster


Male
Numri i postimeve : 802
Age : 39
Location : Ancona
Registration date : 29/08/2007

Shqiperi - Bjellorusi Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperi - Bjellorusi   Shqiperi - Bjellorusi Icon_minitimeThu Nov 22, 2007 3:45 pm

Eh ti thua 4-2 me bjellrusine po humbja me e fresket me rumanine 6-1 iken cunat e kombetares sex non stop dhe kur vjen puna per futboll ju meret fryma ncncncnnccncnc ske ca ben Grindje
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albrelax.com
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Shqiperi - Bjellorusi Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperi - Bjellorusi   Shqiperi - Bjellorusi Icon_minitimeFri Nov 23, 2007 2:07 am

hiihihi hiihihi Lane nam ata nuk kane turp per zotin ncncncncnnc sa loje koti Grindje
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Shqiperi - Bjellorusi Empty
MesazhTitulli: Re: Shqiperi - Bjellorusi   Shqiperi - Bjellorusi Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shqiperi - Bjellorusi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Universitet ne Shqiperi
» Shqiperi cfare po ndodh ???
» Duhet vendosur denimi me vdekje ne Shqiperi ?
» Enver Dondollaku : " Nuk dua te kthehem ne Shqiperi &qu

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SPORTI :: FuTboLL-
Kėrce tek: