Hiperpresidenti politika franceze
E Hene , 14 Janar 2008
Gjate fushates elektorale, Nikolas Sarkozi premtoi ndarjen me te shkuaren. Po kujt mund ti shkonte ne mendje se do t'i flakte kaq shpejt traditat e lodhura te presidences? Me 8 janar, ne konferencen e tij te pare te plote, zoti Sarkozi iu pergjigj nje pyetjeje per lidhjen e tij te dashurise (romanca me Karla Brunin eshte serioze, megjithese nuk dha shpjegime per martese). Duke numeruar nje radhe projektesh ndalimin e reklamave ne televizionin shteteror, heqjen e javes 35-oreshe, detyrimin e kompanive per te shtuar ndarjen e fitimeve ai shfaqi stilin e tij ne mikro-menaxhim, pa asnje kompleks. U pelqen apo jo, hiperpresidencializmin do ta kemi rrotull per shume kohe.
Ne te shkuaren, presidenti francez percaktonte politikat dhe kujdesej per diplomacine dhe mbrojtjen, duke ia lene kryeministrit te merrej me detajet. Daljet e rralla ne publik te presidentit ne kohen e Fransua Miterranit dhe Zhak Shirakut i dhane dinjitet zyres dhe i shenjteruan mesazhet e tyre. Por kjo nuk ndodh me Sarkozine. Kryeministri Fransua Fijon eshte po aq i padukshem sa shefi i tij eshte publik nje here u raportua se Sarkozi e quajti ate si asistentin e tij. Ministrat e kabinetit kontrollohen nga afer prej keshilltareve te presidentit. Ne fakt, Sarkozi shpesh ben punen e tyre: ai i mori persiper bisedimet me sindikatat per reformen universitare, ai shkoi ne Bruksel ne emer te Frances ne nje takim te ministrave te financave. Ministrat madje kapen ne befasi nga deklaratat presidenciale. Ministri i financave u zu ne befasi, kur Sarkozi deklaroi se shteti do te shiste tre per qind te gjigantit elektrik EDF. Shume pak ministra kane autonomi reale, thote nje zyrtar i larte. Skam punuar kurre per ndonje presidence kaq te centralizuar.
Sarkozise i pelqejne perballjet direkt dhe ka nje karakter te forte qe e ndihmon te arrije marreveshje, te cilat te tjeret nuk i bejne dot. Stili i tij shume aktiv pershtatet me strategjine e ndryshimit te presidences dhe ndarjes me te shkuaren. Ai do qe te ndryshoje konceptin e presidences, tha nje keshilltar. Prandaj kane rezultuar nje varg udhetimesh, fjalimesh, mundesish fotografimi dhe takimesh me njerez te thjeshte.
Hiperpresidencializmi ka kritiket e vete. Disa ankohen se Sarkozi po ul dinjitetin e zyres se tij. Pas fluturimeve me Karla Brunin, per te cilen nje gazete i vuri nofken Presidenti bling-bling, renditja e tij ne sondazhe ka rene. Nje pjese ankohen per perqendrimin e pushtetit. Presidenti, si shef i forcave te armatosura dhe me fuqine te shperndaje parlamentin dhe te nderroje ministrat sipas deshires, eshte shume i pushtetshem. Tani Sarkozi do qe te ndryshoje Kushtetuten per ta lejuar Presidentin ti drejtohet parlamentit. Laurent Joffrin, redaktor per gazeten e majte Libération, e akuzoi z.Sarkozi se po instalonte nje monarki te zgjedhur.
Megjithate reformat kushtetuese te Sarkozise perfshijne forcimin e parlamentit: me te drejte te kontrolloje kandidimet presidenciale dhe te autorizoje veprimtarite ushtarake afatgjata jashte vendit, si dhe kufizimin e perdorimit te dekreteve. Sarkozi nuk eshte i pari president i Republikes se Peste qe e trajton detyren e tij si ekzekutive. Sharl de Gol, arkitekti i presidentit te zgjedhur direkt, nje here qortoi nje minister: Mos iu refero Kryeministrit si kreu i qeverise. Kreu i qeverise jam une.
Sidoqofte, perqasja e z.Sarkozi ka rreziqe. Ai deshiron qe ti jape fund tradites se mjere... te hipokrizise dhe genjeshtrave te ish-presidenteve rreth jetes se tyre private, por sa do ti pelqeje atij stili amerikan i transparences ne qofte se romanca e tij ftohet? Me e rendesishmja, presidentet pararendes e kishin te lehte te largonin kryeministrat, kur gjerat nuk shkonin mire. Duke e vendosur veten ne rolin kryesor, ai nuk ka ke te fajesoje tjeter, vec vetes.