ForumiCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista e AnėtarėveGrupet e AnėtarėveIdentifikohu
Share | 
 

 EMIGRIMI, SHKATERRIM APO PERMIRESIM I SHQIPERISE?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve: 2486
Location: Ne Boten E Lumturise
Registration date: 29/08/2007

MesazhTitulli: EMIGRIMI, SHKATERRIM APO PERMIRESIM I SHQIPERISE?   Sun Jan 20, 2008 4:15 pm

EMIGRIMI, SHKATERRIM APO PERMIRESIM I SHQIPERISE?

Emigrimi nga Shqiperia eshte ne permasa te medha. Shkalla e emigrimit nga zona rurale drejt zonave urbane dhe nga Shqiperia drejt vendeve te tjera kane qene nga me te lartat ne Europe. Shifrat e larta te te ardhurave nga emigracioni ne Shqiperi kane ndikuar pozitivsht ne uljen e varferise familjare. I pare nga nje kendveshtrim pozitiv, emigrimi ka sherbyer si nje valvul shpetimi ne vorbullen e perkeqesimit te kushteve ekonomike, dergesat e emigranteve kane luajtur rol thelbesor ne kontrollimin e bilancit ekonomik negativ te vendit, ndersa emigrantet e kthyer kane ofruar ekspertize te cmuar ne profesione te ndryshme. Nga ana tjeter, humbja e fuqise punetore te kualifikuar, infrastruktura e mbingarkuar e zonave urbane dhe shpopullimi i nje pjese te madhe te zonave malore dhe rurale deshmojne per katastrofen sociale qe shkaktoi kjo dukuri.

KUQ E ZI UN JAM, KRENAR QE JAM SHQIPETAR

Pothuajse shumica e shqipetareve ne shqiperi mendojne se te emigrosh eshte shume e lehte sepse jashte shqiperise behet jete mendojne ata. Te emigrosh nuk eshte aspak e lehte. Te emigrosh do te thote te rrishe large vendit tende, te rrish atje ku nuk perket, te rrishe pa pare nenen me vite te tera, te rrishe atje ku nuk je i deshiruar…Duke marre parasysh te gjitha keto veshtiresi shqipetaret serish vazhdojne te largohen nga vendi i tyre i shtrenjte me idene e nje ndryshimi per familjen e tyre dhe per vendin e tyre gjithmon pa harruar qe jan KUQ E ZI .

Kur degjon zethin e s'emes
qysh e le qingji kopene
blegerine dy a tri here
edhe iken e merr dhene,

edhe ne i prefshin udhen
njezet a tridhjete vete,
e ta trembin ai s'kthehet,
po shkon ne mes si shigjete.

Ashtu dhe zemra ime,
me le ketu, tek jam, mua,
vjen me vrap e me deshire aty,
ne viset e tua.

KAM SHUME MALL PER SHQIPERINE

Emigrantet Shqipetare thone- kam shume malle per Shqiperine, aq mall kam sa te gjitha endrrat i shoh me Shqiperine. Dhe ky mall sa vjen e shtohet, eshte mbi te gjitha mallet: edhe mbi Dashurine. Malli eshte nje nga veshtiresite me te medha qe shqipetaret ndeshin ne emigrim. Mergimi eshte vuajteje shpirti. Emigracioni eshte enderr dhe zhgenjim njekohesisht. Por do te vazhdoje te mbetet nje plage e shoqerise shqiptare edhe per sa kohe situata ekonomike te ne te mbetet e veshtire, dhe fatkeqesisht, me sa duket kjo do te vazhdoje per shume vjet.

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
unknown
AneTaR HeRo


Female
Numri i postimeve: 242
Registration date: 27/11/2007

MesazhTitulli: EMIGRIMI, SHKATERRIM APO PERMIRESIM I SHQIPERISE?   Sun Jan 20, 2008 4:23 pm

permisim eshte emigrimi se po te rrine ne shqiperi te gjithe, pa pune, etj etj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
ElEni
AneTaR HeRo


Female
Numri i postimeve: 310
Age: 29
Registration date: 28/12/2007

MesazhTitulli: Re: EMIGRIMI, SHKATERRIM APO PERMIRESIM I SHQIPERISE?   Mon Feb 25, 2008 7:02 pm

who cares.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

EMIGRIMI, SHKATERRIM APO PERMIRESIM I SHQIPERISE?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM ::  :: -