ForumCalendarGalleryPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 10 PERSONALITETET MĖ TĖ SHQUAR QĖ KANĖ VDEKUR GJATĖ VITIT ..

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

MesazhTitulli: 10 PERSONALITETET MĖ TĖ SHQUAR QĖ KANĖ VDEKUR GJATĖ VITIT ..   Sun Jan 20, 2008 6:42 pm

10 PERSONALITETET MĖ TĖ SHQUAR QĖ KANĖ VDEKUR GJATĖ VITIT 2007

Mė poshtė vijojnė 10 figura tė shquara nga fusha tė ndryshme qė kanė vdekur gjatė vitit 2007:

- POLITIKĖ -

* BORIS JELCIN : Vdiq mė 23 prill nė moshėn 76 vjeēare presidenti i parė i Rusisė post-sovjetike (1991-1999), njeriu qė rrėzoi komunistėt nga pushteti nė gusht 1991 dhe e futi Rusinė nė rrugėn e reformave, pėrpara se t'ia linte vendin, pėr shkak tė sėmundjes dhe popullaritetit nė rėnie, tė besuarit tė tij Vladimir Putin. Babai i "kapitalizmit tė egėr" la nė Rusi imazhin kontradiktor tė luftėtarit qė sfidoi puēistėt komunistė qė nga maja e njė tanku dhe atė tė njė lideri qė bėnte gafa pėr shkak tė vodkės.

* KURT WALDHEIM : Vdiq mė 24 qershor nė moshėn 88 vjeēare, ka qenė Sekretar i Pėrgjithshėm i OKB-sė (1972-1981) e mė pas president i Austrisė (1986-1992), karriera e kėtij biri mėsuesish u zbeh nga njė polemikė e zjarrtė lidhur me shkuarėn e tij tė fshehtė nė ushtrinė hitleriane. I zgjedhur president, megjithėse u mor vesh pėrkatėsia e tij nė forcat naziste SA, ai u bojkotua nga komuniteti ndėrkombėtar.

-KULTURĖ -

* MSTISLAV ROSTROPOVIĒ : Muzikanti rus qė vdiq mė 27 prill nė moshėn 80-vjeēare do tė mbetet violonēelisti shumė i talentuar, dirigjenti me emėr dhe mbrojtėsi i lirisė qė sfidoi shtypjen sovjetike.
I dėbuar nga BRSS-ja nė 1974, atij iu hoq shtetėsia nė 1978, tė cilėn do tė merrte vetėm nė 1990. Pamjet e "Slavas" qė improvizon njė koncert nė mes tė rrėnojave tė Murit tė Berlinit nė nėntor 1989 do tė qarkullonin nė tė gjithė botėn.

* LUĒIANO PAVAROTI : Tenori italian, qė vdiq mė 6 shtator nė moshėn 71 vjeēare, pushtoi gjatė njė karriere tė shkėlqyer 40-vjeēare, zemrat e tė gjithė publikut, qė nga La Scala e Milanos deri nė Met-in e Nju Jorkut, qė nga Kulla Eifel deri nė Sheshin e Kuq tė Moskės.
Pas debutimit tė shkėlqyer nė "Bohemėn" e Puēinit, i biri i njė bukėpjekėsi nga Modena do tė njihte suksese tė njėpasnjėshme me veprat e Donixetit "Vajza e regjimentit", tė Belinit "Somnambuli", tė Rosinit "Wilhelm Teli", tė Verdit "Rigoleto" por edhe nė duetet me Stingun apo Xhejms Braunin.

* INGMAR BERGMAN : Mjeshtri i kinemasė suedeze, qė vdiq mė 30 korrik nė moshėn 89- vjeēare, la pas njė pasuri tė madhe emocionale, ndėrsa hodhi nė ekran kompleksitetin e raporteve mes burrave dhe grave. Regjisor i mė shumė se 40 filmave, ndėr tė cilėt "Cris et chuchotements" (1972), "Skena tė jetės bashkėshortore" (1974), "Sonatė vjeshte" (1978) apo mė tej veprėn e tij testament "Fani dhe Aleksandri" (1982), ky "gjeometėr meditues" i shpirtit njerėzor ishte gjithashtu njė regjisor i pasionuar i teatrit.

* MIKELANXHGELO ANTONIONI : Vdiq mė 20 korrik nė moshėn 94-vjeēare, kineasti i pakomunikueshmėrisė, i vėshtirėsive tė jetesės, i dashurisė sė pamundur ishte figurė e kinemasė italiane. Me afro 20 filma, ai provoi famėn dhe nderimin ndėrkombėtar ndėrsa fitoi "Luanin e Artė" nė Bienalen e Venecias ("Shkretėtira e Kuqe", 1964), "Palmėn e Artė" nė Festivalin e Kanės ("Blow up" nė 1967) e mė pas Ēmimin Special tė jurisė sė Kanės "Identifikimi i njė gruaje", 1982) dhe njė Oskar special nė 1995.

* RYSZARD KAPUSCINSKI : Shkrimtar dhe gazetar polak, vdiq mė 23 janar nė moshėn 74 vjeē, ishte njė udhėtar i palodhur nėpėr botė, i pėrmendur shpesh pėr ēmimin Nobel. Librat e tij janė pėrkthyer nė 30 gjuhė tė botės. Ai u bė i famshėm pėr reportazhet e tij tė para nga Kongo nė fund tė viteve '50-tė. Gjatė qėndrimeve tė tij tė shumta nė Afrikė, ai ka qenė dėshmitar i privilegjuar i disa luftėrash civile, revolucionesh dhe pėrmbysje regjimesh. Ai ka shkruar "Lufta e futbollit", "Negus", "Shahu apo Tepria", "Imperium" apo "Ebene".

* NORMAN MAILER: Vdiq mė 10 nėntor nė moshėn 84-vjeēare. Ai ishte kronikani i ashpėr dhe provokues i Amerikės qė prej viteve '60-tė. Romancier, gazetar apo edhe regjisor, ai fitoi dy herė Ēmimin Pulitzer si dhe "National Book Award". Poet epik i kundėrkulturės amerikane nė mes tė viteve '50-tė, ai ishte njė kritik i ashpėr i politikės sė Xhorxh Bushit. Ai njihet veēanėrisht pėr "Tė zhveshurit dhe tė vdekurit" , "Ushtritė e natės", "Kėnga e xhelatit", "Njė ėndėrr amerikane" apo "Merilin".

- MODĖ -

* XHANFRANKO FERRE: Stilisti italian vdiq mė 6 qershor nė moshėn 62-vjeēare, ai kishte ruajtur nga profesioni i tij si arkitekt dashurinė pėr linjat dhe volumet e ekuilibruara deri nė perfeksion, qė i gjejmė nė koleksionet e tij me njė elegancė tė rafinuar. Stilisti ishte drejtori artistik i shtėpisė sė modės Christian Dior nė Paris nga 1989 - 1997.

- BIZNES -

* STIV FOSET: I konsideruar i zhdukur ndėrsa po kryente njė fluturim mbi Nevada, miliarderi aventurier ishte njė koleksionues i pasionuar i rekordeve, i njohur pėr fluturimet e tij i vetėm rreth globit me avion ose balonė.
Nė moshėn 63, vjeē, me flokėt e thinjur dhe trupmadh, ai kishte thyer mbi 100 rekorde zyrtare nė pesė disiplina sportive. Me avion, anije, apo balonė...

_________________
Do Te Kisha Dashur , Te Shkrihesha Ne Trupin Tend , Si Bora Ne Diell , Per Te Rreshkitur Embelsisht , Pergjate Shpatullave Te Tua , Dhe Te Te Pershperisja Embel : " SA SHUME TE DUA < L > "
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
10 PERSONALITETET MĖ TĖ SHQUAR QĖ KANĖ VDEKUR GJATĖ VITIT ..
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: ARGETIM :: KuRioZiteTe-
Kėrce tek: