AlbRelaX FoRuM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Letra e Enver Hoxhes ......

Shko poshtė 
AutoriMesazh
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Letra e Enver Hoxhes ...... Empty
MesazhTitulli: Letra e Enver Hoxhes ......   Letra e Enver Hoxhes ...... Icon_minitimeThu Oct 04, 2007 6:22 pm

Ēfarė shkruan Hoxha nė letrėn e 2 shtatorit 1949, drejtuar KQ tė Partisė Komuniste tė BS-sė

Enveri-rusėve: Na ndihmoni pėr Kosovėn
Ymer MINXHOZI

Dokumenti qė botohet ėshtė publikuar pėr herė tė parė nė Moskė, nė vitin 1998 (pas 50 vjet sekretimi), nė njė botim tė pėrbashkėt tė katėr arkivave qendrore tė Rusisė: Arkivi i Presidentit tė Federatės Ruse, Arkivi i Politikės sė Jashtme, Qendra Ruse e ruajtjes dhe studimit tė dokumenteve tė historisė mė tė re, dhe Arkivi Shtetėror i Federatės Ruse. Titulli i botimit nė tė dy vėllimet ėshtė: “Evropa Lindore nė dokumentet e arkivave ruse, 1944-1953”. Nė kėtė botim pėrfshihen edhe njė numėr dokumentesh qė lidhen direkt me Shqipėrinė, sidomos lidhur me ēėshtjen e Kosovės dhe tokave shqiptare nė Maqedoni e Mal tė Zi. Janė publikuar biseda tė E. Hoxhės me Stalinin 1949 dhe Molotovin 1948, (Stenogrami rus), raporte tė ambasadorėve sovjetikė nė Tiranė e Beograd, raporte tė ambasadorėve jugosllavė nė Tiranė dhe Moskė. Nė vėllimin e dytė, (faqet 206-214) botohet njė letėr e gjatė e Enver Hoxhės drejtuar udhėheqjes sovjetike 1949, ku tregohet pėr herė tė parė, nė vitin 2002, nė njė pėrmbledhje tė dokumenteve tė arkivave ruse, tė bėrė prej meje dhe qė mban titullin “Letėr e panjohur e Enver Hoxhės mbi Kosovėn”. Letra pėrfaqėson njė dokument unikal dhe interesant pėr njė problem tė madh kombėtar qė vazhdon tė jetė nė rend tė ditės edhe sot, pas 62 vjetėsh. Nė njė vend tė letrės thuhet se “ēėshtja e Kosovės mund tė zgjidhet vetėm me luftė”. Ky parashikim doli i saktė, pavarėsisht se ngjarjet u zhvilluan ndryshe nga ajo qė parashikohej e propozohej nė shtator tė vitit 1949. Natyrisht, ajo ėshtė formuluar me frazeologjinė dhe konceptet politike tė asaj kohe kur ėshtė shkruar, por thelbi i saj ėshtė ēlirimi i Kosovės nga robėria serbe. Dokumentet e publikuara nė Moskė, edhe aq sa janė bėrė tė njohura deri sot, pėrbėjnė njė material tepėr tė vlefshėm pėr tė gjithė ata studiues qė dėshirojnė tė gjykojnė historinė shqiptare dhe marrėdhėniet shqiptaro-jugosllave nė mesin e shekullit XX. Studimi i arkivave ruse ofron njė burim tė pasur pėr njė vlerėsim objektiv tė shumė ngjarjeve, po tė marrim parasysh se faktori sovjetik ka qenė pėrcaktues nė politikėn shqiptare pėr afro njėzet vjet. Pėr mirė apo pėr keq, ky ėshtė njė fakt qė nuk mund t’i shmangemi, nė qoftė se duam njė vėshtrim objektiv tė historisė. Historia, para sė gjithash mbėshtetet nė fakte. Pastaj dhe mbi bazėn e tyre, bėhen interpretimet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
PearL
AdMiniStRaToR GloBaL
PearL


Female
Numri i postimeve : 2486
Location : Ne Boten E Lumturise
Registration date : 29/08/2007

Letra e Enver Hoxhes ...... Empty
MesazhTitulli: Re: Letra e Enver Hoxhes ......   Letra e Enver Hoxhes ...... Icon_minitimeThu Oct 04, 2007 6:23 pm

LETĖR E ENVER HOXHĖS
Drejtuar KQ tė PK tė BS mbi parahistorinė e lindjes sė problemit tė Kosovės dhe metodat e zgjidhjes sė tij
Tiranė, Jo mė vonė se 2 shtator 1949

SEKRET

KOMITETIT QENDROR TĖ PK (B) TĖ BS MBI KOSOVĖN

Shqiptarėt e Kosovės qė jetojnė nė Republikėn Popullore tė Jugosllavisė nga numri i tyre pėrbėjnė njė pakicė kombėtare tė konsiderueshme. Kjo pakicė shqiptare ėshtė e vendosur nė rajone qė kufizojnė me Republikėn Popullore tė Shqipėrisė. Kongresi i Berlinit dhe traktati i paqes sė Versajės i kanė shkelur padrejtėsisht interesat e Shqipėrisė dhe tė pakicės kombėtare shqiptare tė Kosovės. Sipas tė dhėnave statistikore tė vjetra, tė paraluftės (statistikė e falsifikuar e regjimeve mbretėrore tė Serbisė, me ndihmėn e tė cilės ata orvateshin tė vėrtetonin qė pakica kombėtare shqiptare nga numri i saj ėshtė e parėndėsishme), numri i pakicės shqiptare pėrbėn afro 700.000 veta. Kurse nė tė vėrtetė nė Jugosllavi, Kosovė dhe Metohi, Maqedoni, Mal tė Zi numri i shqiptarėve arrin nė njė milion, nė mos mė tepėr. Njė pjesė e konsiderueshme e shqiptarėve nė kėtė statistikė janė maskuar e fshehur nga regjimet e asaj kohe nėn emrin myslimanė dhe turq. Shqiptarėt e Kosovės dhe tė krahinave tė tjera shkėputjen e vet me dhunė nga Shqipėria e kanė konsideruar dhe vazhdojnė ta konsiderojnė si padrejtėsinė mė tė madhe qė u ėshtė bėrė. Ata nuk janė pajtuar me njė zgjidhje tė tillė tė problemit dhe nuk dėshirojnė tė mbeten brenda kufijve tė Jugosllavisė, pavarėsisht nga rendi politik i saj. Ky ėshtė realiteti. Ideali i tyre i vetėm ėshtė shkrirja me Shqipėrinė. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore si fashizmi, si reaksioni janė mbėshtetur pikėrisht nė kėtė faktor. Ata ngritėn ēėshtjen e Kosovės dhe i “bashkuan” Kosovėn dhe Metohinė me Shqipėrinė nėn parullėn e “Shqipėrisė sė Madhe”. Nga ana e fashizmit, kjo ka qenė njė demagogji e madhe, si rrjedhojė e sė cilės shqiptarėt e Kosovės u gjendėn tė neutralizuar nė luftėn kundėr fashizmit dhe atyre iu krijua iluzioni sikur ėndrra e tyre shekullore mbi bashkimin me Shqipėrinė, gjoja u bė realitet, prandaj s’ka shkaqe pėr tė luftuar kundėr fashizmit. Nga ana tjetėr, ne konsiderojmė se Partia komuniste e Jugosllavisė qysh nė atė kohė, nė vitet 1941 – 1942 dhe pas tyre, ka ndjekur njė vijė politike tė gabuar dhe jo tė drejtė nė ēėshtjen kombėtare, qė ishte njė vijė nacionaliste e maskuar e asaj kohe. Shqiptarėt e Kosovės duhet tė qenė tė sigurt qė duke luftuar krah pėr krah me popujt e Jugosllavisė kundėr fashizmit, ata do tė fitonin tė drejtėn pėr vetėvendosje pėr t’u bashkuar me Shqipėrinė ose me Jugosllavinė, ose pėr tė mbetur tė pavarur. Ē’ėshtė e vėrteta, ne qemė tė mendimit se dy variantet e fundit do tė pėrjashtoheshin, sepse shqiptarėt e Kosovės do tė luftonin vetėm pėr variantin e parė. Kjo ishte plotėsisht e qartė edhe pėr PKJ-nė, por ishte krejt e disfavorshme pėr tė, prandaj kanė qenė edhe aq tė mjegullta deklaratat e saj parimore, tė cilat bėnė qė popullsia e Kosovės nuk mori pjesė nė luftė, sepse ajo nuk besonte nė drejtėsinė jugosllave, ndonėse nė kėtė rast ata paraqiteshin nė emėr tė PKJ-sė. Shqiptarėt e Kosovės, pas masakrimit tė tyre nė masė nga serbomėdhenjtė, duke pasur plus kėsaj edhe njė nivel tė ulėt politik zhvillimi, nuk mund t’u zinin besė jugosllavėve, pavarėsisht se si do tė paraqiteshin ata. Mirėpo, ky moment nuk u mor parasysh nga PKJ-ja, gjė qė s’ishte aspak e rastit. Organizimi i luftės ēlirimtare nė Kosovė nėn udhėheqjen e PKJ-sė, nuk krijoi asnjė komitet kombėtar tė posaēėm, nė tė cilėn udhėheqja do tė ishte vetėm nė duar tė shqiptarėve. Ajo nuk krijoi atje as parti, as luftė dhe nuk saktėsoi lidhur me shqiptarėt. Kjo atje, nuk ndodhi. Jo vetėm kaq, por PKJ-ja bėri tė gjitha pėrpjekjet qė pėrgjithėsisht tė mos ngrihej ēėshtja e Kosovės, tė mos edukoheshin masat e popullsisė shqiptare tė Kosovės nė frymėn e patriotizmit, e tė mos lejohej qė krahas flamurit jugosllav tė valėvitej edhe flamuri shqiptar (gjė qė do tė ishte pėr ta njė forcė e madhe simbolike dhe mobilizuese). Pėrkundrazi, Komiteti Qendror i PKJ-sė i shtypte kėto aspirata tė popullsisė shqiptare tė Kosovės, luftonte vazhdimisht kundėr tyre dhe na dėnoi ne, kur paraqitėm njė propozim tė tillė dhe u shprehėm nė favor tė kėtyre aspiratave. Ne e mendonim tė pavend shtruarjen e ēėshtjes sė bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė nė kulmin e luftės. Sipas mendimit tonė, shqiptarėt e Kosovės duhet tė luftonin kundėr fashizmit nė kuadrin e shtetit jugosllav dhe vetėm pas fitores, kjo ēėshtje duhej tė zgjidhej midis dy partive komuniste dhe dy regjimeve demokratike popullore, qė duhet tė vendoseshin nė Jugosllavi dhe Shqipėri, pas fitores mbi armikun. Pėr arritjen e mobilizimit sa mė tė madh tė shqiptarėve tė Kosovės, ne mendonim se nga ana e jugosllavėve duhej tė zgjidhej nė mėnyrė paraprake ēėshtja e pjesėmarrjes sa mė tė madhe tė shqiptarėve kosovarė nė organet e pushtetit, ēėshtja e flamurit… Edhe zyrtarisht, ne kemi kėrkuar leje pėr tė dėrguar nė Kosovė njėrin nga nėnrepartet partizane shqiptare pėr tė ndihmuar nė mobilizimin sa mė tė madh tė popullsisė shqiptare vendore nė luftė kundėr fashizmit. Kėtė mendim tonin ne ia shfaqėm Vukmanoviē Tempos, i cili nė atė kohė ishte pėrfaqėsues i KQ tė PKJ-sė pėr organizimin e luftės nė Maqedoni. Kurse kėrkesės sonė zyrtare, Milutin Milutinoviēi, anėtar i KQ tė PKJ-sė dhe organizator i luftės kundėr fashizmit nė Mal tė Zi, iu pėrgjigj kėshtu: “S’ka kurrfarė nevoje pėr dėrgimin e njerėzve tuaj nė Kosovė, atje do tė dėrgohet njė divizion i yni, i cili do t’i zgjidhė tė gjitha problemet e Kosovės”. Mė vonė u vėrtetua, qė nė Kosovė qe dėrguar njė ekspeditė ndėshkimi, e cila mbolli tmerrin atje. Pėr njė pikėpamje tė tillė tė shprehur nga Miladin Popoviēi dhe nga unė, Titua nė njė letėr drejtuar Miladinit, e akuzonte atė pėr devijim dhe e dėnonte ashpėr. Kėshtu pra, shqiptarėt e Kosovės pėr asnjė ēast s’janė pajtuar me zgjidhjen e imponuar atyre nga PKJ: as nė kohėn e luftės, as nė kohėn e pasluftės. Krijimi i krahinės autonome tė Kosovės dhe Metohisė ėshtė vetėm demagogji, ai nuk bindi asnjė shqiptar tė Kosovės, kurse ideali i bashkimit tė tyre me Shqipėrinė, ngeli i parealizuar. Pas persekutimit dhe masakrimit tė kohėve tė Aleksandrit, shqiptarėt e Kosovės provuan nė kurrizin e vet edhe masakrimin nė masė menjėherė pas ēlirimit tė Jugosllavisė. Vrasjet masive u kryen nga repartet e ushtrisė popullore-ēlirimtare tė Jugosllavisė. Edhe nėse nė periudhėn e luftės ēlirimtare kishte ndonjė farė besimi ndaj PKJ-sė, pas kėtyre persekutimeve krejtėsisht tė pajustifikueshme, qė dėshmonin pėr pikėpamjen me tė vėrtetė shoviniste tė udhėheqjes sė PKJ-sė qysh nė atė kohė, nė popullsinė shqiptare tė Kosovės u shua ēdo iluzion, dhe ajo nuk ushqen kurrfarė besimi nė PKJ. Pėr tė, serbomėdhenjtė dhe udhėheqja e PKJ-sė, janė e njėjta gjė. Shqiptarėt e Kosovės kanė reaguar ashpėr kundėr tė gjitha kėtyre persekutimeve dhe janė arratisur nė male. Por, PKJ e shtypi me hekur e gjak kėtė lėvizje, duke e quajtur kryengritje tė reaksionit. PKJ-ja kurrė s’ka dashur tė studiojė gjendjen specifike tė Kosovės dhe ka vazhduar tė pėrdorė metodat e vjetra tė shtypjes shtazarake. Kosova do tė qe kthyer nė vatėr lufte, sikur pėr ndonjė arsye atje tė mos mbėrrinin repartet e ushtrisė partizane shqiptare. Ardhja e reparteve tė ushtrisė shqiptare nė Kosovė ngjalli qetėsim, i ftohu gjakrat e nxehura, ringjalli ndėrmjet shqiptarėve tė Kosovės besimin qė tė gjitha ēėshtjet do tė zgjidhen nė rrugė paqėsore, krijoi bindjen qė repartet tona do ta mbronin popullsinė shqiptare, ashtu siē edhe bėmė. Repartet tona u bėnė pengesė pėr jugosllavėt nė pėrdorimin prej tyre tė represioneve kundėr shqiptarėve tė Kosovės. Nė kėtė mėnyrė, PKJ qysh nė fillim tė luftės dhe deri nė ēlirim, e mė vonė ka qenė nė pozita shoviniste nė ēėshtjen e Kosovės. Madje edhe nė kushtet e pushtetit popullor tė Jugosllavisė, ēėshtja e Kosovės nuk gjeti zgjidhjen e vet tė drejtė. Kjo ēėshtje po zgjidhet mbi bazėn e nacionalizmit. Tė drejtat kombėtare dhe demokratike tė shqiptarėve nė Kosovė, nuk respektohen aspak. Kurrfarė lidhjeje me Shqipėrinė! Pėr mė tepėr, PKJ po krijon me mjeshtri dhe me kėmbėngulje gjithfarė pengesash nė kėtė drejtim. Ne kemi qenė tė mendimit qė ēėshtja e Kosovės nė kohėn e luftės popullore- ēlirimtare nuk mund tė shtrohej pėr diskutim dhe se prandaj, vija e partisė sonė nė kėtė ēėshtje, siē u tha mė sipėr, ishte e drejtė. Nė luftėn popullore-ēlirimtare, Jugosllavia ishte aleatja jonė dhe, natyrisht, ne nuk mund tė kalonim nė pozita reaksioni. Partia jonė mbante njė qėndrim tė caktuar ndaj ēėshtjes sė Kosovės dhe luftoi me sukses kundėr demagogjisė fashiste. Ajo bashkė me PKJ-nė, aprovuan njė deklaratė tė pėrbashkėt: thirrje shqiptarėve tė Kosovės, duke i ftuar nė luftė kundėr armikut tė pėrbashkėt. Ne ishim tė mendimit qė nė Jugosllavinė demokratike dhe popullore, e nė PKJ kemi njė aleat besnik e tė sigurt dhe, duheshin shmangur situatat e vėshtira. Korrigjimi i kufijve tanė me Jugosllavinė nė drejtim tė bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė, nė ēdo moment do tė qe njė forcim i ri, i Shqipėrisė. Por nga ana tjetėr, nė kohėn e parė pas ēlirimit republika e vogėl e Shqipėrisė, madje edhe bashkė me Kosovėn, do tė qe njė pre e lehtė pėr armikun dhe nė rast sulmi dhe pushtimi tė Shqipėrisė, dėmi pėr ēėshtjen e pėrbashkėt do tė qe tepėr i madh. Prandaj, Kosova duke mbetur nė kohėn e parė pas ēlirimit nė kuadrin e republikės jugosllave, ishte shumė mė pak e rrezikuar. Por pastaj, situata u kthjellua. Nė kėtė mėnyrė, qysh nė ēastin e nėnshkrimit tė traktatit me Jugosllavinė, ne kemi qenė tė mendimit qė erdhi ēasti pėr t’u shtruar ēėshtja e Kosovės dhe kjo ēėshtje nė atė kohė, u shtrua nga ana ime para Titos. Tito m’u pėrgjigj: “Kosova i takon Shqipėrisė dhe duhet tė bashkohet me Shqipėrinė. Ne e dėshirojmė kėtė gjė me gjithė shpirt, por nė momentin e tanishėm nuk mund ta lejojmė, sepse reagimi i serbomėdhenjve ėshtė ende shumė i fuqishėm, kėshtu qė ky akt i drejtė mund vetėm tė na dėmtojė”. Pastaj u vėrtetua qė kėto fjalė tė Titos, ishin vetėm demagogji. Nė kushtet qė janė krijuar tani, pas demaskimit tė tradhtisė sė klikės sė Titos, ne mendojmė qė ēėshtja e Kosovės duhet tė ngrihet rishtas. Ata po e kthejnė Jugosllavinė nė njė burg popujsh, ku mbretėron terrori hitlerian-fashist. Ēėshtja e ēlirimit tė popujve tė Jugosllavisė nga kjo bandė fashiste, njėkohėsisht me kėtė edhe ēėshtja e ēlirimit tė popullsisė shqiptare tė Kosovės, ngrihet para nesh, si njė ēėshtje imperative. Ne mendojmė se ēlirimi i popujve tė Jugosllavisė mund tė arrihet vetėm me luftė e gjak. Tjetėr rrugė s’ka. Ėshtė e domosdoshme tė pėrmbyset e asgjėsohet klika e Titos... Nė kushtet e reja, ne mendojmė se qėndrojmė po atje, ku ishim nė fillim tė luftės popullore-ēlirimtare kundėr fashizmit. Lufta nė Jugosllavi duhet tė zhvillohet e ashpėr, deri nė kryengritje tė armatosur kundėr fashistėve tė Titos. Nė kėtė luftė, ēėshtja kombėtare duhet tė jetė ajo qė kėrkon zgjidhjen e vet mė me themel, sepse prej saj varen fati dhe vetė pėrpjesėtimet e luftės. Ēfarė duhet tė bėjė tani popullsia e Kosovės? Ne mendojmė se popullsia shqiptare e Kosovės, Maqedonisė dhe Malit tė Zi duhet tė luftojė pėr ēlirimin e vet, po ashtu siē do tė luftojnė edhe popujt tjerė tė Jugosllavisė. E para, qė ajo duhet tė bėjė, ėshtė tė futet nė njė luftė tė ashpėr e pa kompromis kundėr klikės sė Titos, deri nė njė kryengritje tė armatosur. Kėtė luftė ajo duhet ta fillojė sa tė jetė e mundur mė shpejt. Po qe se kėtė luftė do ta fillojnė tė tjerėt mė shpejt, aq mė mirė, sepse nė kėtė mėnyrė shmanget izolimi dhe shtypja e lėvizjes nė Kosovė. Popullsia e Kosovės duhet ta quajė luftėn e saj si tė lidhur ngushtė me luftėn e tė gjithė popujve tė Jugosllavisė dhe nė kuadrin e Jugosllavisė, pėrndryshe, ajo do tė izolohet dhe do tė shtypet. Prandaj, popullsia shqiptare e Kosovės duhet tė kuptojė qė ēlirimi i saj dhe sigurimi prej saj i tė drejtave kombėtare demokratike mund tė arrihet vetėm me anė tė luftės sė saj, tė njėkohshme me luftėn e popujve tė tjerė tė Jugosllavisė. Shqiptarėt e Kosovės duhet tė luftojnė nėn flamurin shqiptar. Repartet e armatosura duhet tė ndodhen nėn udhėheqjen e shqiptarėve tė dalė nė luftė e sipėr dhe, parimi i vetėvendosjes duhet tė pėrcaktohet saktė dhe tė jetė rrjedhojė e luftės sė ashpėr tė shqiptarėve tė Kosovės. Kyēi pėr zhvillimin me sukses tė luftės nė Kosovė, qėndron nė bashkimin e tyre me Shqipėrinė. Kurrfarė zgjidhje tjetėr popullsia shqiptare e Kosovės nuk dėshiron tė pranojė, dhe ēdo zgjidhje tjetėr ajo e quan tė padrejtė. Tė padrejtė e quajmė edhe ne. Ne mendojmė se Kosova dhe pjesa tjetėr e Maqedonisė qė kufizohet me Shqipėrinė me popullsi shqiptare, pas ēlirimit tė Jugosllavisė nga kthetrat e Titos, duhet tė bashkohen me Shqipėrinė. Republika Popullore e Shqipėrisė do tė bėjė tė gjitha pėrpjekjet qė lufta kundėr klikės sė Titos nė Jugosllavi tė zhvillohet dhe tė ashpėrsohet deri nė fitore tė plotė. Ne jemi tė mendimit qė qėndrimi zyrtar i Shqipėrisė nė ēėshtjen e Kosovės duhet tė jetė i pėrmbajtur, sepse kjo ndryshe mund tė shfrytėzohet nga klika e Titos si mjet pėr tė mobilizuar serbomėdhenjtė, dhe do tė shėrbejė si akuzė ndaj Shqipėrisė pėr shovinizėm etj. Por, Shqipėria do t’u japė ndihmė tė gjithanshme popujve tė Jugosllavisė dhe popullsisė shqiptare tė Kosovės, e cila duhet tė veprojė dhe tė tregojė iniciativėn e vet nė kuadrin e atyre qė thamė mė sipėr. Ēėshtja e shtruar lidhur me Kosovėn po bėhet veēanėrisht aktuale, lidhur me ndihmėn qė partia jonė u jep shokėve antititistė jugosllavė, si dhe popullsisė sė Kosovės, e cila dėshiron dhe ėshtė e gatshme tė luftojė me tė gjitha mjetet kundėr tradhtarėve tė Beogradit. Por shqiptarėt e kėsaj krahine vazhdimisht shtrojnė pyetjen: “Si do tė zgjidhet problemi kombėtar i Kosovės?” Ne mendojmė qė kjo ēėshtje ėshtė shumė e rėndėsishme. Por, ka tė ngjarė qė nė zgjidhjen e saj ne gabojmė, pikėrisht pėr kėtė, pa kėshillat e shokut Stalin ne s’do tė bėjmė asnjė hap. Lidhur me kėtė edhe paraqesim pikėpamjen tonė dhe po qe se gabojmė, dėshirojmė qė neve tė na tregohen gabimet qė tė mund t’i ndreqim.

Pėr Komitetin Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė

ENVER HOXHA
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Letra e Enver Hoxhes ......
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Enver Dondollaku : " Nuk dua te kthehem ne Shqiperi &qu
» Letra dashurie

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
AlbRelaX FoRuM :: SHKENCAT SOCIALE :: HiStoRiA-
Kėrce tek: